Community Development Fund - CDF

Community Development Fund - CDF CDF is one of the first initiatives in post-conflict Kosovo, designed to help communities.

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) është një ndër
iniciativat e para të Bankës Botërore në Kosovën e
pasluftës, i dizajnuar që të ndihmojë komunitetet në
rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe
përmirësimin e shërbimeve komunitare. CDF operon
si organizatë joqeveritare me statusin te përfitimit
publik që nga Nëntori i vitit 2000 duke implementuar
projekte për zhvillim komunitar përmes inv

estimeve
të vogla në komunitete. Aktualisht CDF përbëhet nga stafi prej 36 anëtarëve,
nga të cilët 25 janë staf profesional. Suksesi i CDF i
atribuohet implementimit të projekteve të kualitetit
të lartë me kosto efektive të cilat kanë rezultuar me
ndikim të dukshëm në zhvillim dhe në përmirësimin e
kushteve të jetesës për popullatën e Kosovës

Të cilat përfshijnë:

Mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mikro
përmes granteve, trajnimeve dhe ngritjes së
kapaciteteve në nivel lokal. Projektet e punës, sidomos në komunitete të
varfra, të dëmtuara nga konflikti dhe ato malore,
ku CDF ka dëshmuar kapacitet të ndërhyjë dhe të
angazhojë komunitetin në formulimin e projekt
propozimeve relevante;

Projekte të shërbimeve sociale për nevoja të
grupeve të cenuara dhe të dëmtuara në Kosovë;

Projekte të ngritjes së kapaciteteve institucionale
në nivel të pushtetit lokal për të siguruar
qëndrueshmëri të objekteve të ndërtuara ose të
rindërtuara dhe për ngritjen e nivelit të ofrimit të
shërbimeve.

14/08/2026

𝐂𝐒𝐋 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë 𝐩𝐚𝐝𝐢 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) dhe një kandidat për student - person me çrregullim të spektrit të autizmit - kanë dorëzuar padi në Gjykatën Administrative kundër Universitetit të Prishtinës (UP).

Me këtë padi kërkohet anulimi i pjesshëm i listës së rezultateve përfundimtare të Konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore të vitit akademik 2026/27 - Fakulteti i Arteve, e datës 15 korrik 2026.

Përmes këtij akti administrativ, UP-ja ka mohuar të drejtën e kandidatit me çrregullim të spektrit të autizmit për t’u regjistruar në studime, duke mos ia njohur si të plota dhe si kategori të veçantë të poentimit 5 pikët bonus për kandidatët me nevoja të veçanta, kriter ky i përcaktuar në konkursin publik.

CSL vlerëson se një vendim pozitiv i Gjykatës do të garantonte të drejtën e kandidatit dhe do të krijonte një praktikë të qartë për zbatimin e drejtë dhe të unifikuar të bonusit për kandidatët me nevoja të veçanta, duke u mundësuar atyre zhvillimin e aftësive dhe ndërtimin e një jete të pavarur.

Group for Legal and Political Studies
HumanRightivism
Community Development Fund - CDF
Embassy of Sweden in Pristina

Punëtori për hartimin e Aktit të Brendshëm për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleMë 14 dhe 15 gusht 2026 po mbahet punëtor...
14/08/2026

Punëtori për hartimin e Aktit të Brendshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Më 14 dhe 15 gusht 2026 po mbahet punëtoria e Grupit Punues, e fokusuar në hartimin dhe finalizimin e Aktit të Brendshëm të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare për për Masat Teknike dhe Organizative për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Punëtoria organizohet nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në bashkëpunim me Community Development Fund - CDF, përmes projektit HumanRightivism, i cili financohet nga Embassy of Sweden in Pristina/Sida.

Gjatë dy ditëve të punës, anëtarët e Grupit Punues do të angazhohen në diskutimin, hartimin dhe finalizimin e këtij akti, duke kontribuar në forcimin e masave dhe procedurave institucionale për mbrojtjen e të dhënave personale.

________

ENG

Workshop on Drafting the Internal Act on Personal Data Protection

On 14 and 15 August 2026, a Working Group workshop is taking place, focusing on the drafting and finalization of the Internal Act of the Ministry of Labour, Family and War Liberation Values on Technical and Organizational Measures for Personal Data Protection.

The workshop is organized by the Ministry of Labour, Family and War Liberation Values, in cooperation with the Community Development Fund (CDF), through the HumanRightivism project, funded by the Swedish Embassy/Sida.

During the two-day workshop, members of the Working Group will engage in discussions and contribute to the drafting and finalization of the Internal Act, with the aim of strengthening institutional measures and procedures for the protection of personal data.

13/08/2026
13/08/2026
13/08/2026
29/07/2026

Puna para moshës 18 vjeç: Çfarë lejon ligji?

Kjo infografikë u realizua nga në kuadër të projektit "Let’s Go for Equality: A Campaign for Labor Justice" përmes që mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina nëpërmjet Development Fund - CDF.

29/07/2026

📢 Lëvizja FOL publikoi raportin monitorues "Efikasiteti gjyqësor në trajtimin e kontesteve të punës në Kosovë"

FOL organizoi sot konferencën me rastin e publikimit të raportit monitorues: "Efikasiteti gjyqësor në trajtimin e kontesteve të punës në Kosovë". Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet kryesore të raportit, pas së cilës u zhvillua një panel diskutimi me pjesëmarrjen e:

▪️Qerim Ademaj - Gjyqtar, Gjykata Supreme
▪️Vesel Zhinipotoku - Drejtor i Departamentit për Cilësinë e Inspektimeve në Inspektoratin Qendror të Punës
▪️Gersi Gashi - Qendra për Politika dhe Avokim

Diskutimi u fokusua në sfidat e trajtimit të kontesteve të punës në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, rolin e Inspektoratit të Punës dhe gjykatave, si dhe nevojën për rritjen e efikasitetit të procedurave gjyqësore në funksion të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Për më shumë detaje rreth diskutimit: https://levizjafol.org/efikasiteti-gjyqesor-ne-trajtimin-e-kontesteve-te-punes-ne-kosove/

Raportin mund ta lexoni këtu: https://levizjafol.org/wp-content/uploads/2026/07/115-Efikasiteti-gjyqesor-ALB03.pd

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Human Rightivism", në kuadër të nismës "Llogaridhënia në Zbatimin e Ligjit të Punës dhe Transparenca e të Drejtave të Punëtorëve", që udhëhiqet nga Lëvizja FOL. Projekti implementohet nga Community Development Fund - CDF , me mbështetjen e 🤝 🇸🇪 Embassy of Sweden in Pristina.

15/07/2026

Rrjetet sociale janë bërë një nga hapësirat kryesore ku njerëzit informohen, komunikojnë dhe krijojnë përmbajtje. Por përtej mundësive që ofrojnë, përdorimi i tyre i vazhdueshëm...

07/07/2026

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338249677

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Community Development Fund - CDF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Community Development Fund - CDF:

Share