23/08/2026
PREZANTOJME JURINË E FILMAVE BALLKANIKË
Këtë vit, Juria e garës së filmit Ballkanik bashkon profesionistë rë shquar nga industria ndërkombëtare e filmit, me përvojë të gjatë në regji, produksion, zhvillimin e talenteve, festivale dhe zbulimin e zërave të rinj.
Ata kanë prejardhje dhe këndvështrime të ndryshme, por i bashkon përkushtimi ndaj tregimeve të guximshme, origjinale dhe me rëndësi.
Gjatë ditëve në vijim, ata do t’i shikojnë, diskutojnë dhe vlerësojnë filmat që garojnë në kategorinë kryesore të garës, Filmat e Metrazhit të Gjatë Ballkanik, në edicionin e 18-të të PriFest.
Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë Jurinë tonë të vitit 2026:
SARAH SC*****ER
Sarah Sc*****er ka një formim në studimet politike, sociale dhe mediale, të ndërthurur me interesin e saj për kinemanë dhe praktikat artistike.
Ajo punon në sektorin audiovizual në Francë dhe në Festivalin e Filmit në Locarno që nga viti 2015.
Aktualisht është Zëvendës Drejtoreshë e Open Doors në Festivalin e Filmit në Locarno, program i zhvillimit të talenteve dhe industrisë, që mbështet kineastë nga rajone të nënpërfaqësuara.
Që nga viti 2022, është e angazhuar me Amka Films Productions (CH), duke punuar në filma artistikë, dokumentarë, animacion, si dhe filma të shkurtër.
Që nga viti 2024, bashkëpunon gjithashtu si producente me Lido Pictures (CH), duke mbështetur filma të drejtuar nga autorë, me perspektiva bashkëkohore, të larmishme dhe politikisht relevante.
MARTEN RABARTS
Marten Rabarts është Head of IFFR Pro në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam.
Me mbi 30 vjet përvojë në industrinë ndërkombëtare të filmit, ai e filloi karrierën me PolyGram dhe Working Title Films në Londër.
Ka qenë Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Zelandës së Re dhe drejtues i EYE International (SeeNL).
Ka shërbyer gjithashtu si Head of Development & Training në NFDC India dhe si Drejtor Artistik i Binger Filmlab në Amsterdam.
Gjatë karrierës së tij ka mbështetur kineastë dhe projekte të mirënjohura, përfshirë The Lunchbox, The Babadook, Bullhead dhe Touch Me Not.
Anëtar i European Film Academy, ai ka qenë pjesë e jurive të shumë festivaleve ndërkombëtare.
I lindur dhe i rritur në Zelandën e Re, Rabarts identifikohet si Māori.
OLENA MORENTSOVA-SHULYK
Olena Morentsova-Shulyk është shkrimtare, skenariste, producente e filmit dhe mentore ukrainase.
Është anëtare e European Film Academy, Ukrainian Film Academy dhe EWA.
Filmi i saj i fundit artistik, Taste of Freedom (2024), është sh*tur ndërkombëtarisht në më shumë se 15 territore.
Filmi fitoi Grand Prix në festivalin francez Silence, ça touille dhe vazhdon të prezantohet ndërkombëtarisht si pjesë e promovimit kulturor të Ukrainës.
Ajo ishte gjithashtu producente kreative e dokumentarit The Ark, i cili pati premierën në Woodstock Film Festival në vitin 2025.
Aktualisht me bazë në Paris, ajo po zhvillon projekte të reja artistike, dokumentare dhe të animuara.
Në vitin 2025, themeloi OM Writers Club, një komunitet online të dedikuar tregimit, edukimit dhe kinemasë.
Edicioni 18 i PriFest | 8–13 shtator 2026
Rezervoni datat.