Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK AGK është e hapur për anëtarësi për çdo gazetarë/e në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është organizatë joqeveritare, me mision të promovojë, inkurajojë dhe të përmirësojë gazetarinë kualitative dhe të hapur në Kosovë, si dhe të përmirësojë pozitën e gazetarëve në përgjithësi në shoqërinë kosovare. E hapur që nga viti 2002, në anëtarësi të përbërë nga gazetarë, fotoreporterë, kameramanë dhe redaktorë, organizata qëndron si platforma më përf

aqësuese e komunitetit të gazetarëve të Kosovës, si brenda shtetit ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. AGK është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) dhe Federatës Europian të Gazetarëve (EFJ) .

📝 Në opinionin e saj të publikuar sot, Dr. Ardita Baraku, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë P...
21/08/2026

📝 Në opinionin e saj të publikuar sot, Dr. Ardita Baraku, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), trajton rëndësinë e të dhënave dhe statistikave në shëndetin publik.

Në këtë opinion, Dr. Baraku shpjegon se si të dhënat shëndetësore ndihmojnë në identifikimin e faktorëve të rrezikut, orientimin e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave më efektive për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse.

🔗 Opinioni: https://www.agk-ks.org/lajmet/nga-statistikat-te-shendeti-kur-numrat-shpetojne-jete/

Ky opinion është publikuar në kuadër të projektit “Avancimi i raportimit mbi sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, i zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me Projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS Project), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

📚 Për më shumë mbi këtë temë, lexoni edhe hulumtimin e zgjeruar të gazetares Jehona Hulaj: “Të dhënat që shpëtojnë jetë – si mblidhen, interpretohen dhe përdoren në shëndetin publik”

🔗 Hulumtimi në Telegrafi: https://telegrafi.com/te-dhenat-qe-shpetojne-jete-si-mblidhen-interpretohen-dhe-perdoren-ne-shendetin-publik/

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK

U përmbyll Programi i Mentorimit për Gratë e Reja GazetareNë kuadër të ngjarjes “Nga analiza në veprim: Forcimi i liders...
20/08/2026

U përmbyll Programi i Mentorimit për Gratë e Reja Gazetare

Në kuadër të ngjarjes “Nga analiza në veprim: Forcimi i lidershipit të grave dhe luftimi i dezinformimit gjinor në Kosovë”, u mbajt edhe paneli përmbyllës i Programit të Mentorimit për Gratë e Reja Gazetare, i cili mblodhi bashkë mentoret dhe menteet për të reflektuar mbi përvojën dhe rrugëtimin e tyre gjatë programit.

Paneli, me temën “Nga analiza në veprim – Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të grave gazetare”, u moderua nga Artiola Babuni, AGK, ndërsa pjesë e diskutimit ishin mentoret Gentiana Begolli Pustina, redaktore në RTK; Figen Shaban, nga redaksia turke e RTK-së; dhe Remzie Shahini Hoxhaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, së bashku me menteet Shyret Hoxhaj, Resa Krasniqi, Shpresa Rakovica dhe Besarta Jashari.

Gjatë panelit, mentoret dhe menteet ndanë përvojat e tyre nga rrugëtimi i mentorimit, duke folur për rëndësinë e udhëzimit profesional, ndërtimit të rrjeteve, mbështetjes mes grave dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim në gazetari.

Mentoret theksuan rëndësinë e përcjelljes së përvojës dhe njohurive te gjenerata e re e gazetareve, ndërsa menteet ndanë se si programi u ka ndihmuar të fitojnë më shumë siguri profesionale, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje të reja brenda komunitetit mediatik.

Diskutimi u përqendrua gjithashtu në sfidat me të cilat përballen gratë e reja në gazetari, nevojën për më shumë mundësi për zhvillim profesional, si dhe rëndësinë e solidaritetit dhe rrjeteve profesionale në avancimin e grave në media.

Duke folur për rëndësinë e programit, Amanda Fisher, Zëvendësudhëheqëse e Zyrës për Komunikim Strategjik dhe Çështje Publike në UNMIK, theksoi se mentorimi është një element i rëndësishëm për fuqizimin e grave në media.

“Mentorimi nuk është vetëm një mundësi për zhvillim në karrierë – ai është një korrigjim strukturor”, tha Fisher.

Fisher vlerësoi punën e mentoreve dhe menteeve, duke theksuar se përmes këtij programi gazetaret e reja patën mundësi të ndërtojnë marrëdhënie profesionale me gra me përvojë në media, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë rrjete të qëndrueshme mbështetëse.

Programi i Mentorimit për Gratë e Reja Gazetare krijoi një hapësirë të veçantë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe mbështetjes mes gjeneratave të ndryshme të gazetareve, duke kontribuar në forcimin e lidershipit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në media.

Përmes programit, pjesëmarrëset patën mundësi të përfitojnë nga përvoja profesionale e mentoreve, të diskutojnë për sfidat e punës në media dhe të krijojnë lidhje të reja që mund të shërbejnë si bazë për bashkëpunime të ardhshme profesionale.

Ngjarja u përmbyll me ndarjen e certifikatave për mentoret dhe menteet, duke shënuar përfundimin e këtij rrugëtimi, por njëkohësisht edhe fillimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve të reja profesionale mes pjesëmarrëseve.

Programi u mbështet nga UNMIK, ndërsa përmes tij u synua fuqizimi i grave të reja në gazetari, zhvillimi i tyre profesional dhe krijimi i një komuniteti më të fortë të grave gazetare në Kosovë.

AGK mirëpret përbërjen e re të Bordit Këshillëdhënës të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës dhe falënderon anëtaret që ...
20/08/2026

AGK mirëpret përbërjen e re të Bordit Këshillëdhënës të Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës dhe falënderon anëtaret që kanë kontribuar deri më tani në fuqizimin e grave në media. Me këtë përbërje të re, Rrjeti do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të AGK-së në avancimin e pozitës së grave gazetare dhe në adresimin e përmbajtjeve që cenojnë barazinë dhe dinjitetin e grave në media dhe shoqëri.

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës me Bordin e ri Këshillëdhënës

Gjatë konferencës së sotme “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i lidershipit të grave dhe luftimi i dezinformimit me bazë gjinore në Kosovë”, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës prezantoi përbërjen e re të Bordit Këshillëdhënës.

RrGGK falënderon përzemërsisht Gentiana Begolli Pustinën dhe Qëndresë Tërshanin për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen e tyre gjatë mandatit në Bordin Këshillëdhënës.

Në përbërjen e re, Leonida Molliqaj vazhdon angazhimin e saj nga bordi paraprak, ndërsa asaj i bashkohen Ardiana Thaqi Mehmeti dhe Maria Berishaj Sylejmani.

Me Bordin Këshillëdhënës, Rrjeti do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e grave në media dhe përmes medias, të mbështesë gratë gazetare dhe të monitorojë në mënyrë sistematike përmbajtjet mediale që diskriminojnë, cenojnë apo rrezikojnë pozitën e grave në shoqëri.

U mbajt eventi i lansimit të raportit “Gratë në Media dhe Dezinformimi me Bazë Gjinore në Kosovë”U mbajt ngjarja “Nga an...
20/08/2026

U mbajt eventi i lansimit të raportit “Gratë në Media dhe Dezinformimi me Bazë Gjinore në Kosovë”

U mbajt ngjarja “Nga analiza në veprim: Forcimi i lidershipit të grave dhe luftimi i dezinformimit gjinor në Kosovë”, në kuadër të së cilës u lansua raporti “Gratë në Media dhe Dezinformimi me Bazë Gjinore në Kosovë”, i përgatitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe financim nga Mbretëria e Norvegjisë.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave, gazetare dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar gjetjet e raportit, sfidat me të cilat përballen gratë në media dhe mënyrat për të forcuar mbrojtjen, sigurinë dhe pjesëmarrjen e tyre në gazetari.

Në fjalën e tij hyrëse, Xhemajl Rexha, Kryetar i AGK-së, theksoi rëndësinë e adresimit të dezinformimit me bazë gjinore dhe ndikimin që ai ka jo vetëm te gratë gazetare, por edhe te pluralizmi mediatik dhe demokracia.

“Jemi shumë të lumtur që bashkë me OSBE-në e kemi mundësinë të publikojmë sot raportin që identifikon targetimin e vazhdueshëm të grave gazetare për shkak të punës së tyre, por edhe jep rekomandime për luftën e përbashkët të të gjithëve për t’u siguruar që gratë janë në gjendje të bëjnë punën e tyre të rëndësishme në interes të publikut, pa u ngacmuar e sulmuar për shkak të gjinisë”, tha Rexha.

Në hapje foli edhe Pascale Roussy, Drejtoreshë e Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Kosovë, e cila theksoi se raporti synon të shërbejë jo vetëm si dokumentim i problemit, por edhe si bazë për veprim konkret.

“Le të bëhet ky raport më shumë se një publikim. Le të shërbejë si katalizator për veprim”, tha Roussy.

Ajo nënvizoi se dezinformimi me bazë gjinore nuk dëmton vetëm gratë gazetare që janë drejtpërdrejt të shënjestruara, por edhe cilësinë e debatit publik, pluralizmin mediatik dhe pjesëmarrjen demokratike, duke theksuar nevojën për parandalim, mbrojtje dhe reagim më të fuqishëm.

Ndërsa, Amanda Fisher, Zëvendësudhëheqëse e Zyrës për Komunikim Strategjik dhe Çështje Publike në UNMIK, foli për sfidat me të cilat përballen gratë në gazetari dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave mbështetëse për gazetaret e reja.

“Mentorimi nuk është vetëm një mundësi për zhvillim në karrierë – ai është një korrigjim strukturor”, tha Fisher.

Ajo theksoi se mentorimi, rrjetëzimi dhe mbështetja profesionale janë thelbësore për fuqizimin e grave në media dhe për krijimin e një sektori mediatik më gjithëpërfshirës, përfaqësues dhe më të fortë.

Paneli i parë, “Dezinformimi gjinor në Kosovë – Gjetjet, trendet dhe rekomandimet”, i moderuar nga Xhemajl Rexha, solli diskutim të drejtpërdrejtë mbi gjetjet kryesore të raportit, format dhe tendencat e dezinformimit me bazë gjinore, ndikimin e tij te gratë gazetare, si dhe nevojën për mekanizma më të fuqishëm parandalues dhe mbrojtës.

Në panel morën pjesë Getoarbë Mulliqi, Drejtore Ekzekutive dhe Hulumtuese në AGK; Aleksandra Jovanović, Drejtore e RTK2; Leonida Molliqaj, nga QIKA dhe kontribuuese në raport; Ardiana Thaqi Mehmeti, gazetare; dhe Gynesh Veshall, aktiviste rome.

Diskutimi theksoi se dezinformimi me bazë gjinore shpesh synon të dëmtojë kredibilitetin profesional të grave gazetare, duke u fokusuar në pamjen e tyre, jetën private, familjen dhe stereotipet gjinore. U theksua gjithashtu nevoja për përgjigje më të koordinuara nga institucionet, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe për politika më të fuqishme të sigurisë dhe mbështetjes për gazetaret.

Ngjarja shërbeu si një hap i rëndësishëm për të kaluar nga analiza në veprim, duke e vendosur raportin dhe rekomandimet e tij në qendër të diskutimit për krijimin e një mjedisi mediatik më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për gratë gazetare në Kosovë.

Raportin në tri gjuhët mund ta gjeni në këtë vegëz: https://agk-ks.org/publikime/raporti-grate-ne-media-dhe-dezinformimi-me-baze-gjinore-ne-kosove/

📣 FTESË PËR MEDIAAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju fton të merrni pjesë dhe të përcillni konferencën “Nga analiza n...
18/08/2026

📣 FTESË PËR MEDIA

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju fton të merrni pjesë dhe të përcillni konferencën “Nga analiza në veprim: Fuqizimi i lidershipit të grave dhe luftimi i dezinformimit me bazë gjinore në Kosovë”, që do të mbahet:

📅 20 gusht 2026
🕥 10:30
📍 Infinit Food & Drinks, Henri Dunant 5, Prishtinë

Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet e raportit “Gratë në media dhe dezinformimi me bazë gjinore në Kosovë”, ndërsa mentoret dhe përfitueset e programit për mentorimin e grave të reja gazetare do të ndajnë përvojat dhe mësimet e tyre nga programi.

Aktiviteti realizohet me mbështetjen e UNMIK-ut dhe në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.

📝 Në opinionin e tij të publikuar sot, Dr. Shkumbin Berisha, Drejtor Mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, trajt...
17/08/2026

📝 Në opinionin e tij të publikuar sot, Dr. Shkumbin Berisha, Drejtor Mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, trajton rëndësinë e vazhdimësisë së kujdesit për pacientët me sëmundje kronike, duke theksuar se kujdesi nuk përfundon me daljen e pacientit nga spitali.

📖 Në opinionin “Pacienti kronik ka nevojë për vazhdimësi të kujdesit”, Dr. Berisha thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor, komunikimit të qartë me pacientin dhe familjen, si dhe parandalimit dhe menaxhimit afatgjatë të sëmundjeve kronike.

🔗 Opinioni: https://agk-ks.org/en/news/pacienti-kronik-ka-nevoje-per-vazhdimesi-te-kujdesit/

Ky opinion është publikuar në kuadër të projektit “Avancimi i raportimit mbi sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, i zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në partneritet me Projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS Project), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

📚 Për më shumë mbi këtë temë, lexoni edhe hulumtimin e zgjeruar të gazetares Majlinda Bytyqi, “Përtej diagnozës së sëmundjeve kronike në Kosovë: Kur kujdesi nis me dëgjimin e pacientit”.

🔗 Hulumtimi: https://gazetashneta.net/pertej-diagnozes-se-semundjeve-kronike-ne-kosove-kur-kujdesi-nis-me-degjimin-e-pacientit/

Kosovo Journalists Association (AGK)

AGK-ja shpreh keqardhje për shkeljen e vazhdueshme të Kodit të Etikës nga Sinjali.comAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës...
14/08/2026

AGK-ja shpreh keqardhje për shkeljen e vazhdueshme të Kodit të Etikës nga Sinjali.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh keqardhje dhe zhgënjim të thellë që portali Sinjali.com zgjedh të shkelë vazhdimisht Kodin e Etikës në raportimin për tragjedi njerëzore.

Kjo bëhet problem edhe më i madh kur raportohet në mënyrë të papërgjegjshme për rastet e vetëvrasjeve, përfshirë zbulimin e identitetit dhe rrethanave të aktit.

AGK-ja i bën thirrje drejtuesve dhe stafit të këtij portali që t’i kthehen respektimit të Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara, i cili, mes të tjerash, thotë se “raportimi për raste të ndjeshme, tragjedi ose persona në zi kërkon maturi, empati dhe vetëpërmbajtje të lartë”.

Mediat duhet të kujdesen që secili raportim i tyre të bazohet në parimet e Kodit të Etikës, duke respektuar mbi të gjitha dinjitetin njerëzor. Secili raportim duhet të ketë parasysh interesin e publikut dhe ruajtjen e privatësisë së personave privatë të përfshirë.

📝 Në opinionin e saj të publikuar sot, Prof. Dr. Merita Berisha, në shkrimin “Parandalimi kushton më pak se trajtimi: Sh...
14/08/2026

📝 Në opinionin e saj të publikuar sot, Prof. Dr. Merita Berisha, në shkrimin “Parandalimi kushton më pak se trajtimi: Shfrytëzimi i ‘Best-Buy’ të OBSH-së për sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, trajton rëndësinë e investimit në parandalim dhe zbatimit të ndërhyrjeve me kosto të ulët dhe efektivitet të lartë për reduktimin e barrës së sëmundjeve kronike jo-ngjitëse.

📖 Lexoni opinionin dhe mësoni më shumë se si masat për reduktimin e përdorimit të duhanit, promovimin e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik mund të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe në një sistem shëndetësor më të qëndrueshëm.

🔗 Opinioni: https://agk-ks.org/lajmet/parandalimi-kushton-me-pak-se-trajtimi-shfrytezimi-i-best-buy-te-obsh-se-per-semundjet-kronike-jo-ngjitese/

Ky opinion është publikuar në kuadër të projektit “Avancimi i raportimit mbi sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, i zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në partneritet me Projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS Project), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

📚 Për më shumë mbi këtë temë, lexoni edhe hulumtimin e gazetares Albulena Bytyqi, “Sëmundjet kronike në rritje, parandalimi mbetet sfidë në Kosovë”, i cili trajton zbatimin në Kosovë të ndërhyrjeve “Best Buys” të rekomanduara nga OBSH-ja.

🔗 Hulumtimi: https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=731499

https://agk-ks.org/lajmet/parandalimi-kushton-me-pak-se-trajtimi-shfrytezimi-i-best-buy-te-obsh-se-per-semundjet-kronike-jo-ngjitese/

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK

📢 I inkurajojmë kolegët gazetarë që merren me tema të mjedisit, ndryshimeve klimatike, energjisë dhe Agjendës së Gjelbër...
13/08/2026

📢 I inkurajojmë kolegët gazetarë që merren me tema të mjedisit, ndryshimeve klimatike, energjisë dhe Agjendës së Gjelbër të aplikojnë në trajnimin rajonal të organizuar nga partnerët tanë në Mediacentar Sarajevo

📍 Podgoricë & Zhablak, Mali i Zi
📅 16–18 shtator 2026
✅ Të gjitha shpenzimet e pjesemarrjes mbulohen nga organizatorët.

👇 Detajet dhe mënyra e aplikimit i gjeni në thirrjen më poshtë.

This three-day regional training equips journalists to move beyond technical coverage of the energy transition.

📝 Në opinionin e tij të publikuar sot, Dr. Dren Boshnjaku, neurolog në Klinikën e Neurologjisë – QKUK, trajton rëndësinë...
11/08/2026

📝 Në opinionin e tij të publikuar sot, Dr. Dren Boshnjaku, neurolog në Klinikën e Neurologjisë – QKUK, trajton rëndësinë e reagimit të menjëhershëm ndaj shenjave dhe simptomave të strokut, duke theksuar se çdo minutë e humbur mund të zvogëlojë mundësinë për trajtim efektiv dhe rikuperim.

📖 Lexoni opinionin dhe mësoni pse njohja e simptomave, reagimi në kohë dhe parandalimi i faktorëve të rrezikut mund të shpëtojnë jetë https://agk-ks.org/lajmet/stroku-nuk-pret-pse-cdo-minute-mund-te-shpetoje-nje-jete/

Ky opinion është publikuar në kuadër të projektit “Avancimi i raportimit mbi sëmundjet kronike jo-ngjitëse”, i zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në partneritet me Projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara (IHS Project), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

📚 Për më shumë rreth strokut, simptomave paralajmëruese dhe rëndësisë së reagimit në kohë, lexoni edhe hulumtimin e gazetares Vlerë Mehmeti: https://reporteri.net/mjekesi/ne-gare-me-kohen/

https://agk-ks.org/lajmet/stroku-nuk-pret-pse-cdo-minute-mund-te-shpetoje-nje-jete/

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK

Address

Pejton
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK:

Shortcuts

Share