PPSE Program Swisscontact

PPSE Program Swisscontact PPSE is financed by the Swiss Agency for Development and Cooperation in Kosovo (SDC) and implemented by Swisscontact (lead partner) and Riinvest Institute.

The overall goal of the Promoting Private Sector Employment (PPSE) project in Kosovo is to facilitate operations of growing and resilient SMEs and farms in the food and natural ingredients and tourism sectors that provide decent work and income opportunities for women and men in Kosovo. The project is focused on two main sectors: Food and Natural Ingredients and Tourism.

18/11/2025

Pas 12 viteve përkushtimi, partneritete dhe inovacioni, javën që shkoi u mblodhëm për të festuar ceremoninë përmbyllëse të projektit PPSE. Ishte një moment i mbushur me mirënjohje, krenari dhe shpresë për atë që vjen më pas.
🎥 Shikoni momentet kryesore nga ceremonia përmbyllëse dhe përjetoni edhe një herë arritjet e përbashkëta, historitë frymëzuese dhe angazhimin kolektiv që na solli deri këtu.

Këtë javë, bashkë shënuam një moment shumë domethënës.Projekti ynë u mbyll zyrtarisht, i rrethuar nga partnerë, mbështet...
14/11/2025

Këtë javë, bashkë shënuam një moment shumë domethënës.
Projekti ynë u mbyll zyrtarisht, i rrethuar nga partnerë, mbështetës dhe miq që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ishim të nderuar të mirëprisnim Ambasadorin e Zvicrës, përfaqësues të Ambasadës Zvicerane, si dhe shumë nga partnerët tanë të përkushtuar nga sektori publik dhe privat.
Gjatë këtyre viteve, kemi punuar së bashku për të sjellë mundësi të reja, për të forcuar sistemet vendore dhe për të krijuar ndryshim me vlerë. Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe bindjen tuaj të përbashkët në një të ardhme më të ndritshme.
✨ Faleminderit që qëndruat me ne.
✨ Faleminderit që formësuat këtë histori me ndikim të lartë.
✨ Faleminderit që siguruat që rezultatet tona të përbashkëta të vazhdojnë të rriten.
Edhe pse projekti po përfundon, partneritetet, njohuritë dhe fryma e bashkëpunimit që ndërtuam së bashku do të vazhdojnë të nxisin përparim të qëndrueshëm.
Jemi krenarë për atë që arritëm - së bashku 🤝
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim / Embassy of Switzerland in Kosovo që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

🌿 Partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë trashëgimi të vërtetë.Në bashkëpunim me kompani si AgroProduct, PPSE ka mbështet...
13/11/2025

🌿 Partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë trashëgimi të vërtetë.
Në bashkëpunim me kompani si AgroProduct, PPSE ka mbështetur rritjen e sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, duke lidhur fermerët, inovacionin dhe tregjet ndërkombëtare.
Sot, kjo industri jo vetëm që eksporton cilësi, por edhe ruan rrënjët e zhvillimit rural të qëndrueshëm.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

🍎 Gjatë dekadës së fundit, PPSE ka qenë partner i qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perim...
11/11/2025

🍎 Gjatë dekadës së fundit, PPSE ka qenë partner i qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve në Kosovë. Në bashkëpunim me Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo , u ndërtua një platformë e fortë që lidh bizneset, përpunuesit dhe fermerët, duke e kthyer sektorin në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik rural.
Kjo është trashëgimia që PPSE lë pas - një sektor më i organizuar, më konkurrues dhe më i qëndrueshëm për të ardhmen e bujqësisë në Kosovë.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

🌱 Agro Celina - një histori e zhvillimit që filloi me një ide të përbashkët.Në partneritet me Agro Celina, projekti   ka...
07/11/2025

🌱 Agro Celina - një histori e zhvillimit që filloi me një ide të përbashkët.
Në partneritet me Agro Celina, projekti ka ndihmuar në ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, nga prodhuesit e fidanëve, te fermerët, qendrat grumbulluese dhe përpunuesit.
Falë këtij partneriteti afatgjatë, sektori i specit dhe kulturave të tjera në Kosovë është transformuar rrënjësisht. Sot, fermerët kanë qasje në fidanishte moderne, farëra hibride cilësore, dhe rrjete të sigurta tregu, duke garantuar prodhim më të lartë, cilësi më të mirë, dhe produkte konkurruese në tregun e Bashkimit Evropian.
Kjo është trashëgimia që PPSE lë pas: një sistem bujqësor më i lidhur, më inovativ dhe më rezilient, ku bashkëpunimi i hershëm është kthyer në motor të qëndrueshëm të zhvillimit rural.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim / Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

🌿 Nga një ide e vogël në një brend kombëtar organike.PPSE ka mbështetur zhvillimin e Bliff-Organik, një biznes që mishër...
06/11/2025

🌿 Nga një ide e vogël në një brend kombëtar organike.
PPSE ka mbështetur zhvillimin e Bliff-Organik, një biznes që mishëron rritjen e qëndrueshme dhe fuqizimin lokal në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Përmes mentorimit, përmirësimit të teknologjisë së përpunimit dhe ndërtimit të kapaciteteve për standarde organike, Bliff u transformua nga një prodhues i vogël çajrash në një kompani eksportuese që bashkëpunon me tregje në Gjermani e Francë.
Falë këtij partneriteti, u krijuan vende pune për gra në zonat rurale dhe u fuqizua zinxhiri vendor i vlerës për produktet organike, duke kontribuar në qëllimin e për të lënë pas një sektor bujqësor më të qëndrueshëm, inovativ dhe të certifikuar ndërkombëtarisht.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim / Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Nga fushat e Kosovës në tregjet ndërkombëtare - ky është ndikimi që lë pas projekti  .Në partneritet me Ananas Impex dhe...
22/10/2025

Nga fushat e Kosovës në tregjet ndërkombëtare - ky është ndikimi që lë pas projekti .
Në partneritet me Ananas Impex dhe fermerët, PPSE ndihmoi në krijimin e një zinxhiri të qëndrueshëm bashkëpunimi mes fermerëve, qendrave grumbulluese dhe përpunuesve.
Falë këtij modeli, produktet kosovare si biberi i kuq sot eksportohen në mbi 15 vende të botës, ndërsa bizneset familjare po rriten me standarde të reja cilësie dhe inovacioni.
Kjo është trashëgimia e PPSE, një agrosektor më i fortë, më konkurrues dhe i lidhur ngushtë me zhvillimin lokal.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim / Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Ne në  , jemi krenarë që kemi kontribuar në këtë ndryshim sistemik, duke ndërtuar ekspertizë vendore, siguri dhe qëndrue...
14/10/2025

Ne në , jemi krenarë që kemi kontribuar në këtë ndryshim sistemik, duke ndërtuar ekspertizë vendore, siguri dhe qëndrueshmëri në turizmin e Kosovës.
Ky është thelbi i trashëgimisë sonë: turizëm që zhvillohet me përgjegjësi dhe që i hap rrugë gjeneratave të reja të profesionistëve.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim / Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

Për vite me radhë, PPSE ka ndihmuar komunat e Kosovës të ndërtojnë bazat e një turizmi të qëndrueshëm: nga zhvillimi i s...
10/10/2025

Për vite me radhë, PPSE ka ndihmuar komunat e Kosovës të ndërtojnë bazat e një turizmi të qëndrueshëm: nga zhvillimi i strategjive lokale dhe trajnimi i guidave turistike, te forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe sektorit privat.
Në partneritet me Asociacioni i Komunave te Kosovës (AKK) kemi mbështetur hartimin e strategjive komunale të turizmit që ruajnë trashëgiminë kulturore e natyrore, krijojnë vende pune dhe nxisin investime të reja lokale.
Ky është vazhdimi i një rruge që PPSE e nisi vite më parë, për ta bërë turizmin jo vetëm një sektor ekonomik, por një burim krenarie kombëtare dhe zhvillimi të qëndrueshëm.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim / Embassy of Switzerland in Kosovo dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest

06/10/2025

Address

Rr. Lorenc Antoni, Nr. 36, Pejton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38338220403

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PPSE Program Swisscontact posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to PPSE Program Swisscontact:

Share