26/09/2026
Dje u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Zbatimi i Ligjit për Shërbimet Këshillimore dhe Forcimi i Bashkëpunimit Ndërmjet Institucioneve dhe OJQ-ve”, e organizuar nga Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Trajnimeve (DSHKT) në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Shoqatën ORGANIKA.
Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që kontribuojnë në ofrimin dhe zhvillimin e shërbimeve këshillimore në sektorin e bujqësisë.
Gjatë diskutimeve u trajtua zbatimi i Ligjit për Shërbimet Këshillimore dhe akteve nënligjore përkatëse, përvojat praktike dhe sfidat e hasura, si dhe nevojat për përmirësimin e mëtejshëm të këtyre shërbimeve.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërmjet DSHKT-së dhe OJQ-ve, përmes identifikimit të mekanizmave dhe fushave konkrete të bashkëpunimit, koordinimit më të mirë dhe rolit të organizatave në ofrimin e shërbimeve këshillimore për fermerët.
Takimi u përmbyll me një diskutim të hapur, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat, nevojat dhe rekomandimet e tyre, me qëllim të identifikimit të hapave të mëtejshëm për një bashkëpunim më efektiv.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile është i rëndësishëm për zhvillimin e shërbimeve këshillimore më të koordinuara dhe më të përshtatura me nevojat e sektorit.
Ky aktivitet u organizua nga DSHKT/MBPZHR në bashkëpunim me Shoqatën ORGANIKA, me mbështetjen e projektit EREA, i implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.