Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, Non-Governmental Organization (NGO), Rr. Bajram Kelemendi No. 239, Pristina.

KDI, degë e Transparency International synon të mbështesë zhvillimin e demokracisë pjesëmarrëse & luftën kundër korrupsionit përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies e integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë

Siguria Digjitale është pjesë e punës sonë te përditshme - nga email-at e deri te të dhënat që i mbledhim dhe ndajmë me ...
08/10/2026

Siguria Digjitale është pjesë e punës sonë te përditshme - nga email-at e deri te të dhënat që i mbledhim dhe ndajmë me publikun.

Nga sot, ekipi ynë ka edhe më shumë njohuri praktike për sigurinë digjitale falë trajnimit të koleges sonë nga Transparency International, Nanbaan Pwaspo.

Faleminderit Nanbaan!

05/10/2026

🔴 KDI: REAGIM PUBLIK

Artikulimi i kërkesave përmes protestave është bazamenti i demokracisë. Por, të pengosh fizikisht deputetët të hyjnë apo të largohen nga Kuvendi, t’i kërcënosh apo të përdorësh dhunë ndaj tyre, është presion mbi institucionin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit. Kërkesa që deputetët ta votojnë një ligj mund të shprehet fuqishëm në shesh, por vota e tyre duhet të mbetet e lirë.

Asnjë protestues apo organizatë nuk mund të vendosë përmes bllokimit fizik se kush hyn, kush del apo si duhet të votojë një deputet. Deputetët kanë të drejtë të votojnë, të mos votojnë dhe të mbajnë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Protesta duhet të mbetet protestë, ndërsa presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik.

Në këtë situatë, krerët e subjekteve politike duhet të dalin para protestuesve, të flasin drejtpërdrejt me ta dhe ta marrin përgjegjësinë për qëndrimet e tyre. Organizatorët që kanë ftuar qytetarët të mobilizohen për këtë çështje duhet edhe t’u kërkojnë qartë që protesta të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve.

📣🔴  : 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟒 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫, 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 ...
02/10/2026

📣🔴 : 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟒 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫, 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬

Sot, në konferencë për media, Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku nga KDI, prezantuan analizën “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve: Kufiri kushtetues dhe vazhdimësia e Presidencës”, përmes së cilës u kërkua që Presidenti të zgjidhet deri më 4 tetor, për të shmangur pasigurinë për ushtrimin e kompetencave të Presidentit pas përfundimit të afatit gjashtëmujor.

Sipas vlerësimit të KDI-së, duhet të sqarohet baza e ushtrimit të kompetencave nga ushtruesja e detyrës së Presidentes pas skadimit të afatit, përfshirë autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor.

Për këtë, KDI kërkoi që Kryetarja e Kuvendit ose palët e tjera të autorizuara ta shqyrtojnë menjëherë mundësinë e paraqitjes së një kërkese vetëm për sqarimin e aktgjykimit të 29 shtatorit 2026, duke iu referuar praktikës së vitit 2011. Gjykatës Kushtetuese iu bë thirrje që kërkesat eventuale t’i trajtojë me përparësi dhe në procedurë të përshpejtuar.

👉 Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu: https://kdi-kosova.org/aktivitetet/kdi-presidenti-te-zgjidhet-deri-me-4-tetor-ushtrimi-i-metejshem-i-detyres-te-trajtohet-shpejt-permes-sqarimit-kushtetues/

01/10/2026

📣🔴 𝑫𝒆𝒌𝒍𝒂𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒕 𝒆 𝒐𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒐𝒒𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒄𝒊𝒗𝒊𝒍𝒆

𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es. Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.

Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit. Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

𝑶𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒕 𝒏𝒆̈𝒏𝒔𝒉𝒌𝒓𝒖𝒆𝒔𝒆: (𝒔𝒊𝒑𝒂𝒔 𝒓𝒆𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒂𝒍𝒇𝒂𝒃𝒆𝒕𝒊𝒌)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
CEL Kosova - Qendra për Barazi dhe Liri
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Building Mitrovica (CBM)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Dylberizm
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi për Iniciativa Qytetare
Fourth Wave
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
Handikos Istog
Iniciativa për Progres (INPO)
Iniciativa Qytetare Skenderaj
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti KLGI
Instituti Riinvest
INTEGRA NGO
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)
Kosova -Women 4 Women
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
Lëvizja FOL
NGO "Syri i Vizionit"
NGO ROMTEGRA
OMM Gjethi
Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik
Organizata Germin
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!”
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra për Politika dhe Avokim
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Rrjeti i Grave të Kosovës
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza
SEKHMET Institute
ShL- Kosova
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

📣🔴 : 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐋𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐞 𝐧𝐢𝐬𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭KDI shpreh shqetësimin që Komision...
30/09/2026

📣🔴 : 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐋𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐞 𝐧𝐢𝐬𝐢 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭

KDI shpreh shqetësimin që Komisioni për Legjislacion e nisi sot punën e tij me shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi, në shkelje të dispozitave të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Fillimisht, neni 34 (4) i Rregullores përcakton se, përveç rasteve të veçanta, mbledhja e komisionit thirret së paku tri ditë pune para mbajtjes së saj. Në rastin e sotëm, deputetët kanë pranuar pakon e projektligjeve dhe materialet përcjellëse prej qindra faqesh mbrëmë, ndërsa janë ftuar që sot t’i diskutojnë dhe votojnë ato në parim. Për këtë procedim të përshpejtuar nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim.

Për më tepër, Rregullorja, në nenin 74 (1), parasheh që leximi i parë në seancë plenare mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e projektligjeve tek deputetët. Pra, Komisioni kishte kohë që ta zhvillonte shqyrtimin në parim duke respektuar afatin e rregullt për thirrjen e mbledhjes dhe duke u dhënë deputetëve mundësi reale për t’i shqyrtuar materialet.

Projektligjet u votuan gjithashtu pa u prezantuar nga ministrja përgjegjëse. Edhe pse kjo lidhet me praktikën parlamentare dhe jo me një detyrim procedural, për një pako kaq të rëndësishme të reformës në drejtësi do të duhej që ministrja të ishte e pranishme, t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve eventuale të deputetëve.

KDI i konsideron këto projektligje tejet të rëndësishme për avancimin e integritetit, performancës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, procedimi i tyre duhet të bëhet pa nguti dhe në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit.

KDI pret që Komisioni për Legjislacion, i cili është edhe përgjegjës për të garantuar zbatimin e drejtë të Rregullores së Kuvendit, t’i zhvillojë fazat e mëtejshme të shqyrtimit të kësaj pakoje duke respektuar plotësisht procedurat parlamentare dhe duke siguruar përfshirjen e akterëve relevantë.

25/09/2026

BËHUNI PJESË E GARËS "FOTOGRAFO KORRUPSIONIN 2026"! 📸

15/09/2026

Disa momente me të rinjtë e , në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Nga vizita te Kuvendi i Republikës së Kosovës, te diskutimi me deputetë, për ta parë më nga afër se si funksionojnë institucionet dhe çfarë hapësire kanë të rinjtë për t’u përfshirë.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë,   organizoi sot një vizitë në Kuvendi i Republikës së Kosov...
15/09/2026

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, organizoi sot një vizitë në Kuvendi i Republikës së Kosovës me një grup të rinjsh të përfshirë në akademitë . Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën më nga afër me rolin dhe funksionimin e Kuvendit, historinë e institucionit, hapësirat e tij të punës dhe rëndësinë që ka ky institucion në jetën demokratike të vendit.

Aktiviteti vazhdoi me një diskutim të hapur me deputetët Arton Konushevci, Arben Mustafa, Ermal Sadiku dhe Burim Ramadani, ku u diskutuan tema që lidhen me përfshirjen e të rinjve në politikë, barrierat që kufizojnë angazhimin e tyre dhe rëndësinë që ata të kenë një rol më aktiv në proceset vendimmarrëse.

Përmes programit GO4IT, KDI synon që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të kuptojnë se si funksionojnë institucionet, të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e zgjedhur dhe të krijojnë qëndrimet e tyre mbi politikën dhe demokracinë duke qenë më afër proceseve ku merren vendimet që i prekin edhe ata.

Embassy of Sweden in Pristina

📣🔴 : 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭Sot, në konferencë për media, KDI ...
15/09/2026

📣🔴 : 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭

Sot, në konferencë për media, KDI prezantoi analizën “Konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit kushtetues”, ku Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku trajtuan katër çështje që mbeten kontestuese përkundër konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë. Analiza shqyrton tejkalimin e afatit kushtetues 30-ditor për konstituim; të drejtën e propozimit dhe mundësinë e shterimit të saj; shkeljen e kufirit 48-orësh për ndërprerjen e seancës; si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e kryesuesit të përkohshëm gjatë procesit konstituiv.

KDI kërkoi që palët e autorizuara t’i shtrojnë këto çështje para Gjykatës Kushtetuese, për të sqaruar pasojat juridike të shkeljeve dhe ndikimin e tyre në procedurat e aktet pasuese, si dhe për të përcaktuar rregullat që parandalojnë përsëritjen e bllokadave në legjislaturat e ardhshme.

Duke pasur parasysh se Kuvendi dhe Qeveria tashmë po ushtrojnë kompetencat e tyre, KDI i bëri thirrje Gjykatës që kërkesat eventuale t’i trajtojë me përparësi dhe në procedurë të përshpejtuar, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme.

👉🔗 Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu: https://kdi-kosova.org/aktivitetet/kdi-kater-ceshtje-kushtetuese-mbeten-te-hapura-edhe-pas-konstituimit-te-kuvendit/

15/09/2026

Address

Rr. Bajram Kelemendi No. 239
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share