04/12/2025
Me diskutimin për temën “Kosova pas zgjedhjeve lokale: Sinjal për ndryshim apo vazhdim i gjendjes ekzistuese?”, e përmbyllëm vitin e aktiviteteve në Kosovo Liberal Center.
Bashkë me një grup të rinjsh fantastikë, diskutuam rreth dinamikave lokale dhe ndikimit të tyre në skenën nacionale, mbi ndryshimet në strukturën e votuesve, rolin e kandidatëve të rinj dhe sinjalet që qytetarët po dërgojnë për të ardhmen politike të vendit.
Përmes paneleve, punës në grupe dhe diskutimeve, pjesëmarrësit lexuan me guxim "mesazhin" e votuesit, duke identifikuar shenjat e mundshme të ndryshimit, indikatorët e status quo-së dhe pritjet për zgjedhjet e ardhshme.