Instituti GAP

Instituti GAP GAP është think-tank kosovar, i themeluar më 2007.

GAP synon që të mbushë hendekun në mes të qeverisjes dhe qytetarëve, në mes të problemeve dhe zgjidhjeve, me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit professional, që haset në institucione të ngjajshme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të anvasimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi I profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe njërëzve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Nga viti 2019 deri në shtator 2026, në Kosovë janë importuar 2,670 vetura elektrike 🚗⚡, rreth 34% e tyre vetëm gjatë nën...
10/10/2026

Nga viti 2019 deri në shtator 2026, në Kosovë janë importuar 2,670 vetura elektrike 🚗⚡, rreth 34% e tyre vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026.

🇨🇳 Kina ka marrë primatin nga Gjermania në importin e veturave elektrike. Derisa Gjermania dominonte në vitet 2022–2023, nga viti 2024 Kina është bërë vendi kryesor i origjinës, duke arritur në 85% të importeve në vitin 2026.

📊 Shihni në infografikë trendin sipas viteve, vendeve të origjinës dhe kategorive.

09/10/2026

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

📊Vetëm 26% e grave në moshë pune në Kosovë janë aktive në tregun e punës, më pak se kudo tjetër në Evropë (Ballkani Perë...
08/10/2026

📊Vetëm 26% e grave në moshë pune në Kosovë janë aktive në tregun e punës, më pak se kudo tjetër në Evropë (Ballkani Perëndimor: 46%, Bashkimi Evropian: 53%).👩

Një nga arsyet kryesore është mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijë dhe të moshuar.

📌 Vetëm 1 në 4 fëmijë të moshës 0–6 vjeç është i regjistruar në arsimin parashkollor, dhe 81% e institucioneve parashkollore janë në zonat urbane.
📌 Për rreth 178,000 të moshuar ka vetëm 15 institucione publike kujdesi, ndërsa disa komuna me shumë të moshuar nuk kanë asnjë.

Kur shërbimet formale mungojnë, barra e kujdesit bie mbi familjet, kryesisht mbi gratë. Investimi në shërbime të kujdesit është investim në punësim dhe zhvillim.

➡Për me shumë detaje raportin e plotë mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/4APSspe

Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor – Faza 2”, i zbatuar në Kosovë nga Instituti Riinvest – Women's Economic Forum, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA in Kosovo) dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA), njësia operacionale e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC). Ky raport dhe infografikat janë përgatitur nga Instituti GAP.

Instituti GAP organizoi tryezën fillestare konsultative mbi monitorimin dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM...
02/10/2026

Instituti GAP organizoi tryezën fillestare konsultative mbi monitorimin dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM2) në Kosovë, në kuadër të projektit të ri “Fuqizimi i transparencës dhe llogaridhënies në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM2) në Kosovë”, të financuar nga Bashkimi Evropian. 🇪🇺

Në tryezë mori pjesë Lorena Sekiraqa, SHERPA e Kosovës për Tregun e Përbashkët Rajonal, së bashku me përfaqësues nga ministritë relevante, Dogana e Kosovës, autoritetet rregullatore dhe institucione të tjera të përfshira drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve të Kosovës në kuadër të CRM2.

Gjatë takimit, Instituti GAP prezantoi idenë dhe objektivat e projektit, metodologjinë e propozuar të monitorimit, si dhe indeksin përmes të cilit synohet të matet dhe vlerësohet progresi i Kosovës në zbatimin e CRM2. Metodologjia, indikatorët dhe qasja e propozuar për vlerësim u diskutuan me pjesëmarrësit, me qëllim që përvoja dhe ekspertiza e institucioneve përgjegjëse për zbatim të reflektohen në finalizimin e kornizës së monitorimit.

Kontributet e mbledhura gjatë tryezës do të shërbejnë për plotësimin dhe finalizimin e metodologjisë dhe indikatorëve të monitorimit, para fillimit të vlerësimit nga Instituti GAP. Synimi është që monitorimi të mbështetet në evidencë dhe të marrë parasysh, krahas dokumenteve dhe të dhënave publike, edhe përvojën dhe njohuritë e institucioneve të përfshira drejtpërdrejt në zbatim.

Përmes këtij projekti, Instituti GAP synon të krijojë një mekanizëm të pavarur dhe sistematik për monitorimin e zbatimit të CRM2 në Kosovë, identifikimin e progresit, boshllëqeve dhe sfidave, si dhe formulimin e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e zbatimit. Në përfundim të procesit të monitorimit, Instituti GAP do të publikojë një Shadow Report mbi zbatimin e CRM2 në Kosovë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Mekanizmit të Granteve të Vogla "Re-Form for Growth", si pjesë e projektit rajonal "WB Reform and Growth Monitor", të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga anëtarët e rrjetit Think for Europe Network (TEN) dhe Transparency International në Bosnjë dhe Hercegovinë (TI BiH). Pikëpamjet dhe përmbajtja e shprehur këtu janë përgjegjësi e vetme e Institutit GAP dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian, TEN-it apo TI BiH-së.

Group for Legal and Political Studies Union

-----------------------------------------------------------------
Today, GAP Institute organized the initial consultation roundtable on monitoring and implementing the Common Regional Market (CRM2) in Kosovo, as part of the new project “Strengthening Transparency and Accountability in the Implementation of the Common Regional Market (CRM2) in Kosovo,” funded by the European Union. 🇪🇺

The roundtable was attended by Lorena Sekiraqa, Kosovo’s SHERPA for the Common Regional Market, together with representatives from relevant ministries, Kosovo Customs, regulatory authorities, and other institutions directly involved in implementing Kosovo’s commitments under CRM2.

During the meeting, GAP Institute presented the project concept and objectives, the proposed monitoring methodology, as well as the index through which it aims to measure and assess Kosovo’s progress in implementing CRM2. The proposed methodology, indicators, and assessment approach were discussed with participants to ensure that the experience and expertise of the institutions responsible for implementation are reflected in the finalization of the monitoring framework.

The contributions gathered during the roundtable will be used to further develop and finalize the monitoring methodology and indicators before GAP Institute begins its assessment. The aim is for the monitoring process to be evidence-based and to take into account, alongside public documents and data, the experience and knowledge of the institutions directly involved in implementation.
Through this project, GAP Institute aims to establish an independent and systematic mechanism for monitoring the implementation of CRM2 in Kosovo, identifying progress, gaps, and challenges, as well as formulating concrete recommendations to improve implementation. At the conclusion of the monitoring process, GAP Institute will publish a Shadow Report on the implementation of CRM2 in Kosovo.

This activity was conducted within the Small Grants Facility 'Re-Form for Growth', as part of the regional project 'WB Reform and Growth Monitor', funded by the European Union and implemented by members of the Think for Europe Network (TEN) and Transparency International in Bosnia and Herzegovina (TI BiH). The views and content expressed herein are the sole responsibility of the GAP institute and do not necessarily reflect the views of the European Union, TEN, or TI BiH.

📣 Instituti GAP ka publikuar dje raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike n...
30/09/2026

📣 Instituti GAP ka publikuar dje raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave”, i cili vlerëson disponueshmërinë dhe shpërndarjen e institucioneve parashkollore dhe shërbimeve të kujdesit për të moshuarit, si dhe ndërlidhjen e tyre me pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

📊 Gjetjet kryesore:
▪️ Nga 278 institucione parashkollore të regjistruara në Kosovë, rreth 81% janë të përqendruara në zonat urbane, duke kufizuar qasjen e familjeve në zonat rurale.
▪️ Vetëm rreth 26% e fëmijëve të moshës 0 deri në nën 6 vjeç janë të regjistruar në arsimin parashkollor dhe parafillor, ndërsa për fëmijët 0–4 vjeç kjo përqindje është vetëm rreth 13%.
▪️ Shpërndarja e institucioneve parashkollore është e pabarabartë: shumë vendbanime rurale nuk kanë institucione të tilla, edhe kur kanë numër të konsiderueshëm fëmijësh.
▪️ Në nivel komunal, regjistrimi i përgjithshëm varion nga 41% në Prishtinë deri në 11% në Dragash dhe 15% në Obiliq. Pjesa më e madhe e komunave kanë më pak se dy institucione parashkollore për 1,000 fëmijë, ndërsa dhjetë komuna kanë vetëm një ose më pak.
▪️ Në 27 komunat e përfshira në raport të dhënat tregojnë se ka një ndërlidhje në mes të disponueshmërisë së institucioneve parashkollore dhe niveleve më të ulëta të joaktivitetit dhe papunësisë së grave. Por kjo ndërlidhje nuk nënkupton marrëdhënie shkak-pasojë, pasi pjesëmarrja e grave në tregun e punës ndikohet edhe nga faktorë të tjerë.
▪️ Për rreth 178,000 persona mbi 65 vjeç në Kosovë, funksionojnë vetëm 15 institucione publike dhe me bazë në komunitet në komunat e përfshira në raport. Disa komuna me numër të madh të të moshuarve nuk kanë asnjë qendër publike të kujdesit për ta.
🔎 Gjetjet tregojnë se mungesa dhe shpërndarja e pabarabartë e shërbimeve të kujdesit krijojnë barriera shtesë për gratë, të cilat vazhdojnë të mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësive të papaguara të kujdesit.
📌 Raporti rekomandon zgjerimin e institucioneve parashkollore dhe shërbimeve të kujdesit për të moshuarit, veçanërisht në komunat dhe vendbanimet ku nevojat janë më të mëdha, si dhe përmirësimin e transportit dhe politikave familjare që mundësojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

➡Për më shumë detaje lexoni raportin e plotë 👉https://bit.ly/4ybLMPT

Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor – Faza 2”, i zbatuar në Kosovë nga Instituti Riinvest – Women's Economic Forum, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA in Kosovo) dhe i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim ( Austrian Development Agency, ADA), njësia operacionale e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

📍Instituti GAP, në kuadër të kësaj tryeze, prezantoi raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpër...
29/09/2026

📍Instituti GAP, në kuadër të kësaj tryeze, prezantoi raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave”.

🔗 Lexoni raportin e plotë 👉https://bit.ly/4ybLMPT

Shtetet e BE-së lëshuan 43,747 leje qëndrimi për shtetasit kosovarë në vitin 2025, ku:🔸 Më shumë se gjysma e tyre, 56%, ...
25/09/2026

Shtetet e BE-së lëshuan 43,747 leje qëndrimi për shtetasit kosovarë në vitin 2025, ku:

🔸 Më shumë se gjysma e tyre, 56%, u lëshuan për arsye familjare,
🔸 31.2% për arsye pune,
🔸 10.5% u lëshuan për arsye të tjera, dhe
🔸 2.3% për studime.
👇

Cilat shtete të BE-së lëshuan më së shumti leje qëndrimi për shtetasit kosovarë në vitin 2025?📊Në vitin 2025, shtetasve ...
24/09/2026

Cilat shtete të BE-së lëshuan më së shumti leje qëndrimi për shtetasit kosovarë në vitin 2025?

📊Në vitin 2025, shtetasve të Kosovës iu lëshuan 43,747 leje të para qëndrimi në BE, nga të cilat 99% u lëshuan nga vetëm 10 shtete, me Gjermaninë që kryeson bindshëm.👇

Rreth 44 mijë shtetas kosovarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë vitit 2025. Prej tyre, 73% ishin 34 vjeç...
23/09/2026

Rreth 44 mijë shtetas kosovarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë vitit 2025. Prej tyre, 73% ishin 34 vjeç ose më të rinj, ndërsa 65% e lejeve u lëshuan nga Gjermania.🇩🇪

📊 Në periudhën 2020-2025, mbi 250 mijë shtetas kosovarë kanë marrë leje qëndrimi në BE.

Më shumë👇

Sa është shuma e borxhit 💰  që qytetarët, bizneset dhe institucionet kanë ndaj komunave?Në vitin 2025, borxhi i papaguar...
08/09/2026

Sa është shuma e borxhit 💰 që qytetarët, bizneset dhe institucionet kanë ndaj komunave?

Në vitin 2025, borxhi i papaguar ndaj 37 komunave të Kosovës, për të cilat raportohen të dhëna, ka arritur në rreth 308 milionë euro apo 11.2% më shumë se në vitin 2024.

Komunat më të prekura janë Prishtina me mbi 91.7 milionë euro, e ndjekur nga Prizreni me 29.2 milionë, Peja me 20.4 milionë, Ferizaj me 19.1 milionë, Gjilani me 18.1 milionë dhe Mitrovica e Jugut me 16.9 milionë euro. 💶🗑️🚰🛣️

Instituti GAP përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Address

Rr. "Sejdi Kryeziu", Blloku 4, Nr. 4 (Qyteza Pejton)
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338609339

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti GAP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti GAP:

Shortcuts

Share