09/06/2026
A e dini se në shumë vende evropiane, zhvillimi i turizmit mbështetet edhe përmes taksës së akomodimit?
Taksa e akomodimit është një mekanizëm që ndihmon në krijimin e fondeve të dedikuara për zhvillimin, menaxhimin dhe promovimin e destinacioneve turistike. Përmes partneritetit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, GROW është duke i mbështetur komunat në shqyrtimin e mundësive për operacionalizimin e këtij mekanizmi, në përputhje me Ligjin për Turizmin, si një mënyrë për të krijuar burime të qëndrueshme financimi për zhvillimin e turizmit lokal.
Grow është projekt i financuar nga SIDA, dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë.