AMIK

AMIK Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës - AMIK

Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës ka për qëllim të avancoj sektorin mikrofinanciar për të mundësuar përfshirjen e zhvillimit social dhe ekonomik duke ofruar një platformë të fortë të përbashkët dhe shërbime të shkëlqyera.
----------------------------------------------
The Association of Microfinance Institutions of Kosovo aims to advance the microfinance sector to enable social and economic development and inclusion by providing a strong common platform and excellent services.

Sot zhvilluam takimin e rregullt me Bordin e AMIK-ut, me fokus në çështjet aktuale të sektorit, forcimin e bashkëpunimit...
06/10/2026

Sot zhvilluam takimin e rregullt me Bordin e AMIK-ut, me fokus në çështjet aktuale të sektorit, forcimin e bashkëpunimit me anëtarët dhe hapat e ardhshëm në mbështetje të zhvillimit të sektorit mikrofinanciar.

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, FINCA Kosovo, KEP Trust, KosInvest, KRK-Kreditimi Rural i Kosovës

AMIK ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional “Financat bazë, menaxhimi financiar dhe raportimi praktik”, i organiz...
01/10/2026

AMIK ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional “Financat bazë, menaxhimi financiar dhe raportimi praktik”, i organizuar për përfaqësuesit e institucioneve anëtare.
Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve mundësi për të forcuar njohuritë dhe aftësitë praktike në fushën e financave, menaxhimit financiar dhe raportimit. Diskutimet interaktive dhe shkëmbimi i përvojave i ndihmuan pjesëmarrësit të ndajnë praktika të mira dhe të forcojnë bashkëpunimin brenda sektorit të mikrofinancës.
Trajnimi u mbajt nga z. Shpresim Vranovci, Drejtor i AMIK-ut dhe profesor universitar, me mbi 25 vjet përvojë në sektorin financiar. Përvoja e tij pasuroi diskutimet dhe shembujt praktikë të trajtuar gjatë programit.
Pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
AMIK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit profesional, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e standardeve të larta profesionale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të mikrofinancës në Kosovë.

KEP Trust,AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë,KosInvest,FINCA Kosovo,KRK-Kreditimi Rural i Kosovës

Gjatë trajnimit, përfaqësuesit e institucioneve anëtare të AMIK po shkëmbejnë përvoja, ide dhe praktika, përmes një bash...
01/10/2026

Gjatë trajnimit, përfaqësuesit e institucioneve anëtare të AMIK po shkëmbejnë përvoja, ide dhe praktika, përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe profesional në fushën e mikrofinancës.

Këto diskutime kontribuojnë në ndarjen e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve anëtare.

AMIK sot filloi trajnimin për institucionet anëtare me temë “Financat Bazë, Menaxhimi Financiar dhe Raportimi Praktik”.T...
01/10/2026

AMIK sot filloi trajnimin për institucionet anëtare me temë “Financat Bazë, Menaxhimi Financiar dhe Raportimi Praktik”.

Trajnimi synon të ofrojë njohuri dhe qasje praktike në fushën e financave, menaxhimit financiar dhe raportimit, duke kontribuar në zhvillimin profesional të përfaqësuesve të institucioneve anëtare.

AMIK vazhdon të mbështesë zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve anëtare.

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë,KosInvest,KEP Trust,KRK-Kreditimi Rural i Kosovës,FINCA Kosovo

AMIK pjesë e MICROBALKANS26 – Western Balkans Conference for the Microfinance Sector, së bashku me përfaqësues të instit...
25/09/2026

AMIK pjesë e MICROBALKANS26 – Western Balkans Conference for the Microfinance Sector, së bashku me përfaqësues të institucioneve tona anëtare, në kuadër të kësaj konference rajonale që bashkon profesionistë të sektorit mikrofinanciar nga Ballkani Perëndimor.

KEP Trust,FINCA Kosovo,KosInvest,AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë

AMIK po merr pjesë në konferencën rajonale MICROBALKANS26, e cila mblodhi udhëheqës të institucioneve mikrofinanciare ng...
24/09/2026

AMIK po merr pjesë në konferencën rajonale MICROBALKANS26, e cila mblodhi udhëheqës të institucioneve mikrofinanciare nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të rëndësishëm të sektorit mikrofinanciar
AMIK vazhdon të jetë pjesë aktive e nismave rajonale që promovojnë financën gjithëpërfshirëse, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve mikrofinanciare në Ballkanin Perëndimor.

Komiteti i Marketingut po merr pjese ne DMEXCO 2026 ne Cologne, Gjermani, nje nga ngjarjet me te rendesishme nderkombeta...
23/09/2026

Komiteti i Marketingut po merr pjese ne DMEXCO 2026 ne Cologne, Gjermani, nje nga ngjarjet me te rendesishme nderkombetare ne fushen e marketingut, teknologjise dhe transformimit digjital.

Pjesemarrja ne kete ngjarje eshte nje mundesi e mire per te ndjekur trendet me te fundit, per te shkembyer pervoja dhe per t’u lidhur me profesioniste nga vende te ndryshme.

FINCA Kosovo , KRK-Kreditimi Rural i Kosovës , KosInvest , KEP Trust ,
AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë

Në AMIK u mbajt takimi i radhës i Komitetit për Burime Njerëzore, ku u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe a...
21/09/2026

Në AMIK u mbajt takimi i radhës i Komitetit për Burime Njerëzore, ku u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe avancimin e praktikave të burimeve njerëzore në sektorin e mikrofinancës.

Gjatë takimit, anëtarët e Komitetit ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre, si dhe diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe shkëmbim të praktikave të mira ndërmjet institucioneve anëtare.

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë,KEP Trust,KRK-Kreditimi Rural i Kosovës,KosInvest,FINCA Kosovo

Sot, në zyrat e AMIK, u mbajt takimi i radhës i Komitetit për Financa.Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi që li...
03/09/2026

Sot, në zyrat e AMIK, u mbajt takimi i radhës i Komitetit për Financa.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi që lidhen me zhvillimet e fundit në fushën financiare, sfidat aktuale të sektorit, si dhe praktikat më të mira të institucioneve anëtare. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në shkëmbimin e përvojave dhe ideve, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe avancimit të menaxhimit financiar në sektorin mikrofinanciar.

KEP Trust, KosInvest, FINCA Kosovo, AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë, KRK-Kreditimi Rural i Kosovës

Sot, AMIK zhvilloi një takim me z. Agim Kukaj - Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit...
31/08/2026

Sot, AMIK zhvilloi një takim me z. Agim Kukaj - Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, lidhur me procesin dhe hapat e mëtejmë për përdorimin e nënshkrimit elektronik (eSignature), përfshirë mundësinë e përdorimit të platformës eID/aplikacionit përkatës.

Në kuadër të këtij procesi, do të vazhdojmë me takime të rregullta dhe koordinim të përbashkët me qëllim të avancimit të procesit dhe adresimit të çështjeve teknike dhe praktike që lidhen me implementimin e nënshkrimit elektronik në AMIK.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338244811

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AMIK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to AMIK:

Shortcuts

Share