YEPA

YEPA Shoqata është themeluar me qëllim të:

Promovimit dhe mbështetjes së inxhinierëve të rinj, me fokus të veçantë vajzave dhe grave në fushën e energjisë .

Fuqizimit të inxhiniereve të rinj në vendim-marrje në sektorin e energjisë. Promovimi i ekspertizave inovative ne fushën e energjisë. Bashkëpunimit me organizatat e vendeve te rajonit dhe më gjerë që kanë qëllim të njejtë.

🌍 Young Electrical Professional Association (YEPA) ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen e nënkryetares sonë Diedonna M...
15/10/2024

🌍 Young Electrical Professional Association (YEPA) ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen e nënkryetares sonë Diedonna Musliu Breca në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) në Shtetet e Bashkuara, me temën “Civic Activism and Renewable Energy Resources.” Kjo përvojë e vlefshme i dha asaj mundësinë të takohet me organizata që promovojnë përfshirjen e grave dhe vajzave në sektorin e energjisë, siç është “She is on Power.” ⚡️

“She is on Power” është një organizatë e përkushtuar për fuqizimin e grave në industrinë e energjisë, duke siguruar trajnime, mentorim dhe mundësi rrjetëzimi për të ndihmuar gratë të kapërcejnë sfidat dhe të arrijnë sukses në këtë sektor. Diedona do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me këtë organizatë dhe të tjera, për të sjellë praktikat e tyre të suksesshme në vendin tonë. Synimi është të fuqizojmë rolin e grave në sektorin e energjisë dhe të promovojmë projekte që nxisin barazinë dhe përfshirjen gjinore. 💼💡

Young Electrical Professional Association (YEPA) ka nderin të merrë pjesë në Kongresin e MCC Project "Jeta," duke promov...
15/10/2024

Young Electrical Professional Association (YEPA) ka nderin të merrë pjesë në Kongresin e MCC Project "Jeta," duke promovuar barazinë gjinore si themel për lidershipin dhe progresin. Bashkë për një të ardhme të drejtë dhe të barabartë.

Energjia e nesërme fillon sot me Lansimin e Shoqatës YEPA 💚Me 18 shtator 2024 u lansua Shoqata Young Electrical Professi...
19/09/2024

Energjia e nesërme fillon sot me Lansimin e Shoqatës YEPA 💚

Me 18 shtator 2024 u lansua Shoqata Young Electrical Professionals Association (YEPA), një organizatë e re e krijuar për të fuqizuar brezin e ri të profesionistëve në sektorin e energjisë në Kosovë. YEPA synon të promovojë përfshirjen e të rinjve, me fokus të veçantë te gratë dhe vajzat, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional, rrjetëzim dhe mbështetje përmes bashkëpunimeve strategjike me institucionet kryesore publike dhe private të këtij sektori jetik.

Me rastin e lansimit të YEPA z. Valdrin Januzi, Kryetar i organizatës theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj platforme për të rinjtë në sektorin e energjisë, duke vënë në pah se organizata synon të promovojë zhvillimin profesional dhe të nxisë përfshirjen aktive të grave dhe vajzave në këtë industri.

z. Evetar Zeqiri, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, i cili ka qenë mbështetës që nga fillimi, ne fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj nisme për fuqizimin e të rinjve në sektorin e energjisë. Ai vlerësoi përkushtimin e Shoqatës për zhvillimin profesional të brezit të ri dhe shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme, duke nënvizuar se YEPA do të luajë një rol kyç në krijimin e mundësive të reja dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet kryesore të industrisë energjetike.

Në lansim ishin të pranishëm edhe Prodekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, z. Qamil Kabashi, dhe Nënkryetari i Komitetit të Energjisë CIGRE-Kosovë, z. Gazmend Kabashi si dhe anëtar të KOSTT, KEK, KEDS e organizata tjera të sektorit të energjisë. Në fjalët e tyre të rastit, ata uruan për këtë iniciativë të rëndësishme dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të fuqizuar të rinjtë në sektorin e energjisë, duke premtuar mbështetje dhe përfshirje aktive në përparimin e këtij sektori.

Qëndroni me ne për tu informuar rreth njoftimeve dhe aktiviteteve të ardhshme të Shoqatës YEPA. Përmes iniciativave dhe eventeve të vazhdueshme bashkë do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e të rinjve në sektorin e energjisë dhe të ndërtojmë një komunitet të fortë profesionistësh që do të kontribuojnë në të ardhmen e këtij sektori strategjik për vendin tonë.

Address

Isa Boletini
Pristina

Telephone

+38349227547

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when YEPA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to YEPA:

Shortcuts

Share