12/10/2026
Fillojmë javën me Jonin 💙
Në kuadër të Terapisë së Gjuhës, të Folurit dhe Komunikimit, Joni përmes lojës po punon në identifikimin dhe emërtimin e figurave, si dhe në vendosjen e pjesëve të puzzle-it në hapësirat përkatëse.
Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e gjuhës dhe komunikimit, përmirësimin e përqendrimit dhe vëmendjes, si dhe zhvillimin e koordinimit sy-dorë.
Aktiviteti realizohet me mbështetjen e Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - Gjilan, në kuadër të projektit “Mbështetje në Ofrimin e Shërbimeve Psikosociale për Personat me sindromën Down dhe Fuqizimin e Prindërve përmes Trajnimeve Praktike”.