AWEN-Albanian Women Empowerment Network

Directions Website Contact the organization

AWEN-Albanian Women Empowerment Network AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri është një rrjet i përbërë nga dhjetë organizata që veprojnë në gjithë Shqipërinë.

Albanian Women Empowerment Network is a non-profit organization, informally established in 2009. Our network works in the field of the protection of human rights, in particular the rights of women and girls. The main mission of this network is the social, economic, cultural and politic empowerment of Albanian women. The network consists of 10 organizations which are located in all districts of Albania from north to south, and specifically:

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës
Shoqata Unë Gruaja, Pogradec
Shoqata Agritra Vizion, Peshkopi
Shoqata Gruaja tek Gruaja, Shkodër
Forumi i Gruas Elbasan
Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
Shoqata Jona, Sarandë
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë

29/10/2026
Mbrojtja e grave nga dhuna është detyrim i institucioneve dhe përgjegjësi e gjithë shoqërisë. Asnjë grua nuk duhet të mb...
26/10/2026

Mbrojtja e grave nga dhuna është detyrim i institucioneve dhe përgjegjësi e gjithë shoqërisë. Asnjë grua nuk duhet të mbetet pa mbrojtje, pa mbështetje dhe pa përgjigje ndaj thirrjes së saj për ndihmë. Çdo rast duhet të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë, ndërsa përgjegjësia duhet të shtrihet edhe te ata që kanë dështuar ta parandalojnë dhunën.
Asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të injorohet dhe asnjë jetë nuk duhet të humbasë për shkak të neglizhencës institucionale.

Të tjera organizata i janë bashkuar thirrjeve për ndalimin e dhunës gjatë protestave, duke kërkuar mbrojtjen e protestue...
20/10/2026

Të tjera organizata i janë bashkuar thirrjeve për ndalimin e dhunës gjatë protestave, duke kërkuar mbrojtjen e protestuesve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapës...
19/10/2026

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik.

Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore!
18/10/2026

Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore!

AWEN i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Polici...
16/10/2026

AWEN i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një kërkesë urgjente për hetimin e përdorimit të forcës gjatë protestave të 14 dhe 15 tetorit. Kërkojmë verifikimin e plotë të pamjeve filmike, sigurimin e provave dhe marrjen e masave konkrete për mbrojtjen e jetës, dinjitetit dhe integritetit fizik të qytetarëve.

Ngjarjet e fundit gjatë protestave në Tiranë kanë nxjerrë në pah pamje dhe dëshmi tronditëse, të cilat nuk dëshmojnë vet...
16/10/2026

Ngjarjet e fundit gjatë protestave në Tiranë kanë nxjerrë në pah pamje dhe dëshmi tronditëse, të cilat nuk dëshmojnë vetëm tensionin në sheshe, por mbi të gjitha një shkelje të hapur dhe flagrante të vetë ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pamjet dhe dëshmitë nga terreni evidentojnë situata që përbëjnë shqetësim serioz për respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Fëmijë dhe të rinj të moshës 12-18 vjeç janë përballur me përdorimin e dhunës dhe shkopinjve të gomës. Janë dokumentuar raste skandaloze, ku të rinj janë lidhur pas strukturave metalike, ndërsa vajza dhe gra janë shoqëruar me forcë nga persona civilë, pa shenja të dukshme identifikuese dhe janë futur në automjete pa asnjë shenjë dalluese të Policisë së Shtetit

(link: https://www.instagram.com/reels/DehmXXEnMdR/).

Këto veprime nuk qëndrojnë aspak në kornizën e ligjit; përkundrazi, ato përbëjnë antitezën e tij:

🔴Shkelja e Kushtetutës (Neni 54): Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton qartë se fëmijët dhe të rinjtë gëzojnë të drejtën e mbrojtjes së veçantë nga shteti dhe duhet të mbrohen nga dhuna e keqtrajtimi. Ajo që ndodhi në terren ishte e kundërta e këtij detyrimi kushtetues.

🔴 Mungesa e identifikimit (Nenet 12 & 110 të Ligjit të Policisë): Çdo punonjës policie, qoftë me uniformë apo në shërbim pa uniformë, e ka detyrim absolut të prezantohet dhe të tregojë mjetin identifikues. Veprimi i personave civilë pa shenja dalluese gjatë shoqërimeve të dhunshme është tërësisht i paligjshëm.

🔴 Tejkalimi i afateve të ndalimit (Neni 19): Ligji parashikon qartë se ndalimi i përkohshëm në ambientet e policisë nuk mund t'i kalojë kurrë 5 orë dhe kërkon dokumentim të rreptë. Çdo tejkalim i afateve ligjore apo fshehje e procedurës përbën vepër penale për veprime arbitrare.

🔴 Përdorimi i dhunës ndaj të miturve (Neni 26 & 32): Të miturit gëzojnë mbrojtje të posaçme, ndërsa trajtimi i tyre duhet të jetë në përputhje me garancitë ligjore përkatëse, ku në çdo rast kërkohet njoftimi i familjarëve, prania e psikologut dhe mos përdorimi i dhunës apo trajtimet poshtëruese. Përdorimi i forcës nga strukturat e rendit duhet të jetë gjithmonë, proporcional dhe në respekt të dinjitetit njerëzor.

Shteti dhe institucionet ligj zbatuese nuk mund të kthehen vetë në shkelës të rregullave që garantojnë sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre. Respektimi i ligjit nuk është zgjedhje, është detyrim për të gjithë.

Asnjë qytetar nuk duhet të përballet me dhunë, intimidim apo përdorim të tepruar të forcës për shkak se ushtron të drejt...
14/10/2026

Asnjë qytetar nuk duhet të përballet me dhunë, intimidim apo përdorim të tepruar të forcës për shkak se ushtron të drejtën e tij për t’u shprehur dhe për të protestuar. Veçanërisht shqetësues është trajtimi i dhunshëm ndaj vajzave, grave dhe studenteve, të cilat kanë të drejtë të jenë të pranishme në hapësirën publike dhe të kërkojnë të dëgjohen pa frikë dhe pa presion.

E drejta për protestë dhe për shprehjen paqësore të qëndrimeve është një e drejtë themelore e çdo individi dhe duhet të respektohet e garantohet.

AWEN u bën thirrje institucioneve, dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e qytetarëve për protestë, të sigurojnë mbrojtjen e tyre dhe të mos tolerojnë dhunën, intimidimin apo çdo formë tjetër të abuzimit me forcën.
Foto kortezi nga Dosja.al

Privatësia jote mbrohet me ligj.
14/10/2026

Privatësia jote mbrohet me ligj.

Trupi yt nuk është për t’u regjistruar pa lejen tënde.
12/10/2026

Trupi yt nuk është për t’u regjistruar pa lejen tënde.

Address

Rruga Vaso Pasha
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AWEN-Albanian Women Empowerment Network posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to AWEN-Albanian Women Empowerment Network:

Share

Nearby non profit organizations