SME Albania

SME Albania Instituti i SME-ve Shqiptare “ SME ALBANIA” është një platformë e ngritur me qëllim fuqizimin e sipërmarrjes.

Aktivitetet kryesore të SME Albania përfshijnë: programe trajnimi, seminare, sesione mentorimi interaktive, suport i Start Ups, etj; www.sme.al SME ALBANIA

· Siguron trajnimin e Sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektoret e prodhimit dhe shërbimit;
· Inkurajon krijimin dhe rritjen e sipërmarrjeve të reja “ Start Up”.
· Inkurajon zhvillimin e sipërmarrjes së gruas;
·

Jep asistence tek sipërmarrësit qe të bëhen konkurrues ne tregjet kombëtare dhe rajonale;
· Jep asistence tek sipërmarrësit për aplikime dhe pjesëmarrje në projekte;
· Ofron programe trajnimi me qëllim që të aftësojë sipërmarrësit dhe t'iu ofrojë konceptet bazë të menaxhimit të financave e marketingut;
· Zhvillon trajnime me synim për të rritur performancën e biznesit;
· Zhvillon analiza e studime që identifikojnë nevojat e sipërmarrjes për trajnime;
· Bashkëpunon me universitetet për nxitjen e të mësuarit për sipërmarrjen;
· Ndihmon për krijimin e bashkëpunimit mes universitetit, biznesit dhe institucioneve shtetërore.

29/07/2026

Në kuadër të zbatimit të projektit "Festivali Ndërkombëtar i Agroturizmit, Kulinarisë dhe Trashëgimisë Kulturore", SME Albania, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, organizoi me sukses një sërë aktivitetesh turistike dhe kulturore përgjatë shtigjeve të reja turistike të krijuara në zonat rurale.
Përmes eksperiencës së hipizmit, një grup turistësh përshkuan itinerare të veçanta duke vizituar monumente kulture, site arkeologjike, kala, manastire, ura historike, ferma dhe bujtina agroturistike, si dhe destinacione natyrore me vlera të spikatura. Këto aktivitete u shoqëruan me njohjen e historisë, traditave, gastronomisë dhe mikpritjes karakteristike të komuniteteve lokale.
Krijimi dhe promovimi i këtyre shtigjeve turistike synoi të pasurojë ofertën turistike të rajonit, të promovojë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, të mbështesë ekonominë lokale dhe të rrisë vizibilitetin e pasurive kulturore, natyrore dhe agroturistike të zonave rurale.
Ky projekt dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve lokale krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit, duke e kthyer trashëgiminë kulturore dhe natyrore në një aset të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion meeksperienca autentike.
🙏 Falënderojmë të gjithë partnerët, operatorët turistikë, agroturizmat, guidat lokale dhe pjesëmarrësit që kontribuan në realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve.
SME Albania
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

✨ Gjirokastra hap dyert për një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, ku tradita, agroturizmi, kulinaria, trash...
15/06/2026

✨ Gjirokastra hap dyert për një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, ku tradita, agroturizmi, kulinaria, trashëgimia kulturore dhe folklori shqiptar bashkohen në një atmosferë festive dhe mikpritëse.

🎶 Përjetoni një udhëtim unik në zemër të trashëgimisë sonë kulturore përmes:

👘 Paradës së veshjeve tradicionale shqiptare;
🎼 Këngëve të djepit dhe muzikës popullore;
💃 Valleve karakteristike gjirokastrite;
🎻 Ansamblit të sazeve dhe polifonisë shqiptare;
🍇 Ekspozitë e produkteve autentike të agroturizmit dhe kulinarisë;

🌿 Një festival që promovon identitetin shqiptar, diversitetin kulturor dhe potencialin turistik të vendit, duke sjellë së bashku artistë, kulinarië tradicionale, prodhues lokalë dhe vizitorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

🎉 Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste të madhe të kulturës, traditës dhe shijeve autentike shqiptare!

🏛️ Organizuar nga Instituti Shqiptar i SME-ve
me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

📅 20 Qershor 2026 | ora 10:00 Sheshi "Çerçiz Topulli"📍 Gjirokastër

10/06/2026

🎭 KAM NJË TALENT – SHFAQJA TEATRALE 🎭

Pas javësh përkushtimi, kreativiteti dhe pune intensive, fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në projektin "Kam një Talent" janë gati të ngjiten në skenë për të ndarë me publikun talentin, emocionet dhe mesazhet e tyre artistike.

Ju ftojmë të ndiqni Shfaqjen Teatrale "Kam një Talent", një aktivitet që promovon zhvillimin e aftësive krijuese, komunikimin, vetëbesimin dhe përfshirjen sociale të të rinjve përmes artit skenik.

📍 Kinoteatri "Naim Frashëri", Përmet
📅 12 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00

Ejani të mbështesim talentet e reja dhe të përjetojmë së bashku një mbrëmje të mbushur me art, emocion dhe frymëzim!

24/05/2026

"Kam një talent" 🎭✨
Një projekt që u jep zë të rinjve të Bashkisë Përmet.
🎨 Kreativitet | 🧠 Të menduar kritik | 🤝 Bashkëpunim

Besojmë se çdo fëmijë, pavarësisht prejardhjes, aftësisë apo gjendjes ekonomike, meriton të shprehë historinë e tij përmes artit skenik.
Së bashku ndërtojmë një komunitet ku kultura është urë lidhëse! 🏛️💛
Rinjtë TrashëgimiKulturore

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vijon informimin e të gjithë palëve të interesuara mbi publikimin e skema...
11/05/2026

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vijon informimin e të gjithë palëve të interesuara mbi publikimin e skemave të reja financiare, në kuadër të mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Në portalin “Akses në Financë” mund të gjeni thirrjen më të re të publikuar: Scaling Green Innovation with Industry – Growth Box Call (Green Grid)

🔗 Për t’u njohur me thirrjen, kushtet e pranimit, masën e financimit dhe më shumë, vizitioni platformën në linkun:
https://aida-smefinance.gov.al/financial-schemes/scaling-green-innovation-with-industry-growth-box-call-green-grid

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vijon informimin e të gjithë palëve të interesuara mbi publikimin e skema...
11/05/2026

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vijon informimin e të gjithë palëve të interesuara mbi publikimin e skemave të reja financiare, në kuadër të mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Në portalin “Akses në Financë” mund të gjeni thirrjen më të re të publikuar: Scaling Green Innovation with Industry – Growth Box Call (Green Grid)

🔗 Për t’u njohur me thirrjen, kushtet e pranimit, masën e financimit dhe më shumë, vizitioni platformën në linkun:

https://aida-smefinance.gov.al/financial-schemes/scaling-green-innovation-with-industry-growth-box-call-green-grid

🎭✨ **Kam një talent** ✨🎭Nxisim aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve përmes artit skenik dhe kulturës— sepse çdo fëmijë mbar...
07/05/2026

🎭✨ **Kam një talent** ✨🎭

Nxisim aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve përmes artit skenik dhe kulturës— sepse çdo fëmijë mbart brenda vetes një talent që pret të shpaloset!

🎨 Zhvillim kreativ & komunikues
🌍 Promovim i trashëgimisë kulturore
🌟 Pjesëmarrje aktive në art

📍 Projekti realizohet në Përmet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kukturës dhe Sportit.

SME Albania në bashkëpunim me Bashkinë Përmet

TrashëgimiKulturore

Dyfisho Ndërmarrjen TëndeDyfisho Ndërmarrjen Tënde" është një program i ri i qeverisë shqiptare,  i koordinuar nga Minis...
04/05/2026

Dyfisho Ndërmarrjen Tënde

Dyfisho Ndërmarrjen Tënde" është një program i ri i qeverisë shqiptare, i koordinuar nga Ministria e Financave. Qëllimi kryesor është t'u vijë në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, por ndodhen në kushte pamundësie financiare për të ndërmarrë këtë hap.

Si funksionon?

Struktura e financimit:
Programi do të mbështetet nga një linjë e drejtpërdrejtë kredie e Bankës së Shqipërisë, e cila do të lëvrohet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Kushtet e kredisë:
Parashikohet të jepen kredi me garanci shtetërore me norma interesi 2–3.5%. Normat do të jenë të pandryshueshme për 10 vite, ndërsa shuma maksimale e kredisë do të jetë 2 milionë euro, me kushtin që do të jepet në monedhën lek.

Garancia sovrane:
Qeveria po rishikon buxhetin e shtetit për të caktuar një garanci sovrane për këtë program, e cila do të jetë e ngjashme me atë të sektorit të bujqësisë.

Kush mund të përfitojë?

Programi nuk do të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por do të jetë në dispozicion vetëm të startup-eve, ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duan të rriten.

Fokusi sektorial:

Programi është i orientuar sidomos drejt prodhimit, agropërpunimit dhe eksporteve.

Statusi aktual:Ministria e Financave është në fazën finale të miratimit të nismës. Marrëveshja mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë pritet të finalizohet së shpejti.

Address

Tirana
1001

Telephone

+355692344222

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SME Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SME Albania:

Shortcuts

Share