28/10/2024
Në kuadër të projektit “Power Youth”, zbatuar nga Qendra STEM dhe financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, më 26 Tetor 2024 u zhvillua trajnimi i parë 1-ditor me temë: “Zhvillimi i Aftësive të Buta dhe Njohuritë për të Aksesuar Tregun e Punës” në ambientet e Qendrës Rinore Lezhë. 🙌
Pjesëmarrësit ishin të rinj të motivuar nga shkollat e mesme dhe të rinjtë universitar të Lezhës, të cilët u angazhuan në tema të rëndësishme dhe praktike për suksesin e tyre profesional:
🔹 Aftësitë e Buta – komunikim efektiv, puna në grup, zgjidhja e problemeve, dhe të tjera
🔹 Strategji për Tregun e Punës – hapat për të pasur qasje më të lehtë në tregun e punës
🔹 Përgatitja e CV-së dhe Letrës së Motivimit – çelësat për të krijuar një aplikim mbresëlënës
🔹 Rrjetëzimi dhe Teknikat e Intervistimit – për t’i rritur shanset për sukses në karrierë
Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit profesional të të rinjve, duke i pajisur ata me njohuri të çmuara për të ndërtuar të ardhmen e tyre me më shumë besim dhe aftësi!
Qëndroni të informuar për aktivitete të tjera në vijim✨