Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave - AIEN

Directions Website Contact the organization

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave - AIEN Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave - AIEN, Non-Governmental Organization (NGO), Boulevard Gjergj Fishta, Nd. 14, H. 3, Ap2 Njësia Administrative nr. 10, Tirana.

Academy of European Integration and Negotiations (AIEN) started in 2016 as a project supported through the Jean Monnet Program, European Commission, and is officially registered since 2018 as a non-governmental organisation in Albania.

📚Viti shkollor nisi, por pyetjet për kushtet e shkollave vazhdojnë.📒Publikimi i përgatitur nga të rinjtë e përfshirë në ...
16/09/2026

📚Viti shkollor nisi, por pyetjet për kushtet e shkollave vazhdojnë.

📒Publikimi i përgatitur nga të rinjtë e përfshirë në projektin e AIEN “Zbulimi i Korrupsionit: Program Mentorimi dhe Advokimi për të Rinjtë” analizon investimet në shkollat e Bashkisë Shkodër gjatë viteve 2020–2025.

🚧Gjetjet tregojnë investime të pabarabarta, ndërhyrje kryesisht të pjesshme, transparencë të pamjaftueshme dhe procedura prokurimi që kërkojnë më shumë monitorim.

Transparenca e investimeve, prokurimi publik, kontrolli i fondeve dhe garantimi i një arsimi cilësor lidhen drejtpërdrejt me Kapitullin 5 – Prokurimi publik, Kapitullin 26 – Arsimi dhe kultura, Kapitullin 32 – Kontrolli financiar dhe Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Publikimin e plotë e gjeni në web https://aien.al/en/publications.

Andrea Mazelliu, Isra.C, ariana

***
Publikimi u përgatit në kuadër të projektit “Zbulimi i Korrupsionit: Program Mentorimi dhe Advokimi për të Rinjtë”, zbatuar nga Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave përmes një nën-granti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe financuar nga Bashkimi Europian.

goodgovernance youthinvolvement

Kinda chic to be back! Pas 9 edicionesh Akademi AIEN, mbi 350 alumni, trajnime, simulime, vizita studimore dhe bashkëpun...
14/09/2026

Kinda chic to be back! Pas 9 edicionesh Akademi AIEN, mbi 350 alumni, trajnime, simulime, vizita studimore dhe bashkëpunime, rikthehemi këtë sezon me iniciativa të reja.
Stay tuned 😎

22/05/2026


Adela Terolli, pjesëmarrëse në Edicionin e III “Shteti i së Drejtës”, e cilësoi këtë edicion si një eksperiencë interesante dhe informuese, në një moment kyç kur Shqipëria po vijon rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ajo theksoi se gjatë moduleve u trajtuan tematika të lidhura ngushtë me procesin e integrimit, sfidat institucionale dhe ligjore, si edhe progresi i arritur deri më tani.

Adela veçoi Modulin VII mbi Integritetin dhe Etikën e Administratës Publike, i cili u bë frymëzim dhe pikënisje për zhvillimin e një projekti personal të saj, të lidhur ngushtë me tematikat e trajtuara në këtë modul. Në fund, ajo shpreh mirënjohjen për kontributin e përbashkët drejt një Shqipërie Europiane.

  Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim🌎Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Z...
21/05/2026

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim

🌎Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shërben si një moment për të theksuar rëndësinë e bashkëjetesës mes kulturave të ndryshme dhe forcimit të mirëkuptimit ndërmjet popujve.

🇪🇺Në këtë kuadër, Bashkimi Europian promovon dialogun ndërkulturor dhe kohezionin social përmes programeve si Erasmus+, “Europa Kreative” dhe “Rinia Europiane së bashku”, të cilat synojnë rritjen e bashkëpunimit, pjesëmarrjes së të rinjve dhe shkëmbimeve kulturore në Europë, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të lidhur.

🇦🇱Në Shqipëri, kjo ditë shënohet përmes aktiviteteve kulturore dhe sensibilizuese të mbështetura nga institucione vendore dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe përmes programeve të BE-së dhe UNESCO-s, përfshirë “Europa Kreative” dhe “Kulturë dhe Kreativitet për Ballkanin Perëndimor”. Këto iniciativa financojnë projekte artistike, shkëmbime kulturore dhe trajnime për të rinjtë në qytete si Tirana, Shkodra dhe Korça, duke nxitur dialogun ndërkulturor dhe zhvillimin social përmes kulturës.

🏳️Në tërësi, kjo ditë thekson se diversiteti kulturor nuk është një dallim që ndan shoqëritë, por një vlerë që i afron ato dhe i bën më të forta përballë sfidave të përbashkëta.

  Dita e Europës🇪🇺Europa nuk është thjesht një ide historike, por një proces që vazhdon të ndërtohet çdo ditë. Në Ditën ...
09/05/2026

Dita e Europës

🇪🇺Europa nuk është thjesht një ide historike, por një proces që vazhdon të ndërtohet çdo ditë. Në Ditën e Europës, institucionet e Bashkimi Europian në Bruksel, Strasburg dhe qytete të tjera hapin dyert për qytetarët, duke treguar nga afër si funksionon BE-ja në praktikë, nga vendimmarrja deri te politikat publike. Kjo ditë vendos në qendër demokracinë, transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare, duke e kthyer sloganin “Momenti i Europës” në një përvojë interaktive mbi të ardhmen e përbashkët europiane.

💶Në vitin 2026, ky vizion mbështetet edhe me veprime konkrete: një buxhet prej rreth 192.8 miliardë eurosh i dedikuar sigurisë, ekonomisë, migracionit dhe tranzicionit të gjelbër, si dhe investime të mëdha në dixhitalizim, inovacion dhe kërkim shkencor. Po ashtu, programet për mobilitetin e të rinjve dhe mbështetjen e arsimit dhe kërkimit forcojnë lidhjen mes qytetarëve europianë dhe institucioneve të BE-së.

🇦🇱Edhe Shqipëria është pjesë e këtij procesi afrimi. Me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe reformat në drejtësi, administratë dhe legjislacion, vendi po përpiqet të përafrojë standardet e tij me ato të BE-së. Kështu, integrimi europian nuk mbetet një slogan, por një rrugëtim konkret drejt një sistemi më funksional, më transparent dhe më të lidhur me vlerat europiane

06/05/2026



Pjesëmarrja në Modulin X përmbyllës të AIEN mbi “Shtetin e së Drejtës dhe Politikat Mjedisore” u konsiderua nga znj. Dinora Aleksi si një përvojë e jashtëzakonshme, duke vënë në pah rëndësinë e aksesit në informacionin mjedisor dhe trajtimin e krimit mjedisor 🌍

Nga moduli ajo veçoi se, krimi mjedisor dëmton ekuilibrin e natyrës dhe ndërhyrjet e paligjshme cenojnë drejtpërdrejtë integritetin e ekosistemeve, duke kompromentuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe mirëqenien ndër breza.

Ajo vlerësoi qasjen që lidh standardet europiane me praktikën institucionale në Shqipëri, duke e bërë integrimin europian një proces të prekshëm dhe konkret. Dinora e përmblodhi këtë përvojë me 3 fjalë kyçe: Formim. Frymëzim. Ndërgjegjësim.

05/05/2026

🌱Gjatë sesionit të tretë, të zhvilluar nga Haxhire Vezi, Oficere Ligjore dhe Politikash pranë PPNEA, u theksua se Shqipëria ka rritur ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura (nga 1.6% në 17%), por pa i shoqëruar këto me menaxhim dhe mbrojtje efektive. Ajo nënvizoi se mungesa e planeve të menaxhimit për një periudhë të gjatë, së bashku me kapacitetet e kufizuara institucionale, vazhdojnë të krijojnë pasiguri dhe vështirësi në terren.

🛫Lektorja u ndal veçanërisht te rasti i Aeroportit të Vlorës, ku u evidentuan shkelje në procedurat mjedisore dhe mungesë vlerësimi për zona me rëndësi të lartë natyrore. Ajo theksoi gjithashtu se proceset gjyqësore për këto çështje vijojnë që prej vitit 2022, duke reflektuar kompleksitetin dhe ritmin e ngadaltë të trajtimit të tyre.
Në vijim, ajo ngriti shqetësime edhe për iniciativa si “Paketa e Maleve”, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme si shpyllëzimi dhe humbja e biodiversitetit. Në përfundim, lektorja vlerësoi se, megjithëse kuadri ligjor është përafruar me standardet e BE-së, zbatimi mbetet sfidë, ndërsa sipas Raportit të Progresit 2025 mbrojtja e natyrës në Shqipëri kërkon ende përmirësime të konsiderueshme.

🔶 Ky Edicion i AlEN realizohet në kuadër të Projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania - IPA Civil Society Facility 2021, dhe që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Lirinë e Informacionit (CTFI).
.sk

  Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve👷🏻1 Maji, i lindur nga lëvizjet punëtore në 1886 për kushte më të drejta dhe dinjitoze ...
01/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

👷🏻1 Maji, i lindur nga lëvizjet punëtore në 1886 për kushte më të drejta dhe dinjitoze pune, mbetet sot një simbol global i të drejtave të punëtorëve dhe i përpjekjeve për drejtësi sociale.

📁Përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punës në Bashkimin Europian reflektohen në reforma konkrete si Direktiva për paga minimale të përshtatshme dhe Direktiva (BE) 2023/970 për transparencën e pagave, që synon barazi reale mes grave dhe burrave. Këto masa plotësohen nga iniciativa për punësimin e të rinjve, mbrojtjen e punëtorëve në platformat dixhitale dhe investimet përmes fondeve sociale.

📌Në Shqipëri, sfidat mbeten më të theksuara: paga minimale e ulët, mungesa e një page jetese, përhapja e punësimit informal dhe pabarazitë gjinore tregojnë një boshllëk të vazhdueshëm mes standardeve dhe realitetit. 1 Maji mbetet kështu jo vetëm një ditë reflektimi, por edhe një thirrje për më shumë drejtësi sociale dhe kushte dinjitoze pune. Për më tepër, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është e angazhuar në përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së, veçanërisht në Kapitullin 19 për politikën sociale dhe punësimin, duke synuar përmirësimin e standardeve të punës dhe mbrojtjes së punëtorëve.

🔗Garantimi i të drejtave të punëtorëve dhe kushteve dinjitoze të punës mbetet një element thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe drejtësinë sociale në çdo shoqëri.

🔗Në sesionin e dytë, lektori Mihallaq Qirjo, Drejtor Ekzekutiv tek Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania),...
30/04/2026

🔗Në sesionin e dytë, lektori Mihallaq Qirjo, Drejtor Ekzekutiv tek Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania), trajtoi drejtësinë mjedisore dhe mënyrën se si funksionon në praktikë zinxhiri institucional në Shqipëri. Gjatë këtij sesioni u theksua se, pavarësisht ekzistencës së një kuadri ligjor, zbatimi mbetet i dobët dhe krimi mjedisor shpesh nuk trajtohet si prioritet real.

📌Përmes të dhënave të marra nga Gjykata e Apelit, INFOCIP, Policia e Shtetit dhe Prokuroritë e disa qyteteve (Tiranë, Elbasan, Korçë), Z. Mihallaq evidentoi se mbi 90% e shkeljeve trajtohen si kundërvajtje administrative, vetëm 3.05% e gjobave mblidhen dhe vetëm 4%–18% e rasteve përfundojnë në gjykatë. U diskutua gjithashtu mungesa e kapaciteteve, bashkëpunimit institucional dhe ekspertizës, si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e ulët të ndëshkimit.

📋Një pikë kyçe e sesionit ishte raporti për Shqipërinë nga Këshilli Europian (2025). Raporti thekson mungesën e progresit në Kapitullin 27 gjatë vitit 2025, nevojën për përafrim të plotë me direktivat e BE-së për krimin dhe përgjegjësinë mjedisore, si dhe domosdoshmërinë e masave të menjëhershme me rezultate konkrete. Raporti evidenton gjithashtu dobësimin e kapaciteteve të inspektimit dhe zbatimit, veçanërisht në zonat e mbrojtura, dhe shpreh shqetësim për zhvillime ligjore që mund të kenë përkeqësuar mbrojtjen e natyrës, duke nënvizuar nevojën për zbatimin në tërësi.

🔶 Ky Edicion i AlEN realizohet në kuadër të Projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania - IPA Civil Society Facility 2021, dhe që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Lirinë e Informacionit (CTFI).
.sk

♻️Në sesionin e parë, lektorja Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive tek EDEN Center, u ndal te menaxhimi i mbetjeve n...
29/04/2026

♻️Në sesionin e parë, lektorja Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive tek EDEN Center, u ndal te menaxhimi i mbetjeve në kuadër të Kapitullit 27 dhe procesit të integrimit në BE. Ajo theksoi rëndësinë e Direktivës Kuadër për Mbetjet dhe kuadrin e gjerë ligjor europian, duke vënë theksin te hierarkia e mbetjeve: parandalimi, ripërdorimi, riciklimi dhe reduktimi i depozitimit në landfill si opsion i fundit.

⚖️Znj. Mahmutaj trajtoi gjithashtu reformat ligjore në Shqipëri, përfshirë ligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve (2025), përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit (EPR) dhe përpjekjet për përafrim me acquis të BE-së. Megjithatë, u evidentuan dhe sfidat në zbatim, sidomos hendeku mes legjislacionit dhe praktikës, si dhe nevoja për më shumë kapacitete institucionale dhe ndërgjegjësim qytetar.

👥Sesioni u shoqërua me diskutime aktive me pjesëmarrësit, ku u ndanë perspektiva dhe eksperienca konkrete mbi problematikat aktuale dhe mundësitë për përmirësim në menaxhimin e mbetjeve.

🔶 Ky Edicion i AlEN realizohet në kuadër të Projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania - IPA Civil Society Facility 2021, dhe që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Lirinë e Informacionit (CTFI).
.sk

Address

Boulevard Gjergj Fishta, Nd. 14, H. 3, Ap2 Njësia Administrative Nr. 10
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave - AIEN posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave - AIEN:

Shortcuts

Share