Ambasada PINK Shqipëri është një lëvizje e komunitetit LGBT që ka si qëllim të mbrojë dhe të promovojë respektin për të drejtat e personave gej, lesbike, biseksual dhe transeksual, si dhe shprehitë e tyre. Ambasada PINK / LGBT PRO Shqipëri është një lëvizje e komunitetit LGBT që ka si qëllim të mbrojë dhe të promovojë respektin për të drejtat e homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transeksualëve. Ambasada PINK / LGBT PRO Shqipëri SHQIPERI përbëhet nga djem dhe vajza, të cilët besojnë se Shqipëria nuk mund të konsiderohet një vend demokratik që respekton të drejtat e njeriut pa respektuar dhe garantuar edhe të drejtat e komunitetit LGBT në vend. Ne besojmë se ndonëse shoqëria shqiptare vazhdon të tregojë se ka një serë paragjykimesh ndaj komunitetit dhe personave LGBT, nëpërmjet informimit dhe edukimit, ajo mund të bëhet e aftë që të kapërcejë stereotipet e së kaluarës. Ne besojmë tek respekti i ndërsjelltë midis njerëzve, dinjiteti i tyre, vlerat dhe aftësitë e çdo individi. Sot në të gjithë Botën komuniteti LGBT punon dhe ndihmon në zhvillimin e shteteve të tyre duke marrë pjesë në politikë, ekonomi, edukim, shëndetësi dhe ndihmën sociale, krah për krah personave jo homoseksuale. Sot edhe Shqipëria ka nevojë për të ngritur dhe promovuar të njëjtat vlera - ato të barazisë, miqësisë dhe respektit të çdo individi, pararësisht orientimit të tyre seksual apo gjinor.