19/06/2026
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pushimin e procedimit penal për vdekjen e 28-vjeçarit Jani Rustemi.
Sipas vendimit, hetimet nuk ishin të plota dhe duhet të vijojnë të thellohen, duke plotësuar detyrat e lëna nga Gjykata e Shkallës së Parë, për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin mjekësor, të verifikohet mosakomodimi i tij në IEVP pas caktimit të masës së sigurimit dhe sqarimi i rrethanave të trajtimit gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë e më pas në QSUT.
Çështja duhet të trajtohet me përparësi dhe hetimet të përfundojnë brenda afatit të caktuar nga gjykata. ⏳