POP - Perballja e Ofertave Politike

Call Directions Website Contact the organization

POP - Perballja e Ofertave Politike Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien.

Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP”, synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët si dhe orientimin e platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të tyre.

02/10/2026

🔴 LIVE | Reforma Administrativo-Territoriale 2.0

Sot, Komisioni per Ceshtjet Ligjore dhe Administraten Publike po shqyrton ne parim projektligjin “Per ndarjen administrativo-territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise”.

Gjate mbledhjes po prezantohen edhe gjetjet e konsultimit publik per Reformen Administrativo-Territoriale, proces i cili eshte monitoruar ne terren edhe nga Rrjeti POP, ne bashkite e perfshira ne konsultime.

📍 Rrjeti POP ka ndjekur procesin me fokus pjesemarrjen qytetare, transparencen dhe reflektimin e konsultimeve ne procesin vendimmarres.

👇 Ndiqni LIVE mbledhjen e Komisionit.

MENDON SE I NJEH TË DREJTAT E TUA?TESTOJE VETEN. 👀Demokracia nuk është vetëm ajo që ndodh ditën e zgjedhjeve.Është edhe ...
29/09/2026

MENDON SE I NJEH TË DREJTAT E TUA?
TESTOJE VETEN. 👀

Demokracia nuk është vetëm ajo që ndodh ditën e zgjedhjeve.
Është edhe mënyra si informohesh, si kërkon llogari, si merr pjesë dhe si përdor të drejtat e tua në jetën e përditshme.

Po ti, sa i njeh këto të drejta? 🤔
🧩 Provo quiz-et e “Demokracia dhe Ti”
📚 Zbulo përgjigjet që nuk i dije
💡 Mëso përmes shembujve dhe materialeve praktike

Duhen vetëm pak minuta.
👉 Testo njohuritë e tua te “Demokracia dhe Ti”
🔗 popnetwork.al/demokracia-dhe-ti/

A ke kërkuar ndonjëherë informacion nga një institucion publik dhe nuk ke ditur nga t’ia fillosh?E drejta për informim t...
28/09/2026

A ke kërkuar ndonjëherë informacion nga një institucion publik dhe nuk ke ditur nga t’ia fillosh?

E drejta për informim të lejon të kërkosh informacion dhe dokumente publike pa qenë e nevojshme të shpjegosh pse të duhen.

Në “Demokracia dhe Ti” e kemi shpjeguar thjesht dhe praktikisht:
📌 si bëhet një kërkesë për informacion
⏱️ sa është afati për përgjigje
📄 çfarë mund të kërkosh
⚠️ çfarë mund të bësh kur nuk merr përgjigje

Të njohësh të drejtat e tua është hapi i parë për t’i përdorur ato.
👉 Lexo më shumë te “Demokracia dhe Ti”
🔗 popnetwork.al/demokracia-dhe-ti/

Sa i njeh te drejtat e tua? 🤔Ku mund te drejtohesh kur nje institucion nuk te jep informacion? Si funksionon nje konsult...
22/09/2026

Sa i njeh te drejtat e tua? 🤔

Ku mund te drejtohesh kur nje institucion nuk te jep informacion? Si funksionon nje konsultim publik? Cfare roli ka Keshilli Bashkiak? Si e dallon presionin apo dezinformimin gjate zgjedhjeve?

Per keto dhe shume pyetje te tjera kemi krijuar “Demokracia dhe Ti”.

Ne platforme kemi mbledhur informacion praktik, artikuj, infografika dhe quiz-e, te organizuara ne kater tema:

🔹 Te Drejtat e Qytetareve
🔹 Proceset Demokratike
🔹 Parimet e Demokracise
🔹 Te Rinjte dhe Zgjedhjet

Hyr, shfleto temat qe te interesojne dhe provo edhe quiz-et. 😊

👉 Informohu. Testo njohurite. Merr pjese.

🔗 https://popnetwork.al/demokracia-dhe-ti/

📢 Reforma Administrativo-Territoriale drejt hapave të rinj: Nga 61 në 46 bashki?Ditën e sotme është bërë publik propozim...
30/07/2026

📢 Reforma Administrativo-Territoriale drejt hapave të rinj: Nga 61 në 46 bashki?

Ditën e sotme është bërë publik propozimi i ri lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale, i cili parashikon riorganizimin e hartës vendore dhe rikonfigurimin e bashkive në vend.

Organizatat anëtare të Rrjetit POP, prej muajsh kanë ndjekur me vëmendje të veçantë këtë proces jetik për qeverisjen vendore. Përmes konsultimeve me komunitetet në 10 bashki, tryezave të dialogut dhe analizave strukturore, Rrjeti POP ka hartuar dhe dërguar pranë institucioneve përgjegjëse Dokumentin e Politikave me Rekomandimet Kryesore për Reformën Territoriale, ku theksohet se çdo riorganizim duhet të garantojë:

🔹 Decentralizim real dhe autonomi vendore: Çdo ndryshim i kufijve administrative duhet të shoqërohet me fuqizim financiar dhe administrativ të njësive vendore, duke siguruar që shërbimet publike bazë të mbeten të arritshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, veçanërisht në zonat rurale.
🔹 Gjithëpërfshirje dhe Konsultim Publik Substancial: Përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve, grave, të rinjve dhe grupeve vulnerabël në çdo etapë të vendimmarrjes, sipas standardeve të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik.
🔹 Përfaqësim të barabartë demokratik: Ruajtjen e mekanizmave të llogaridhënies në nivel lokal dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve në Këshillat Bashkiakë të rikonfiguruar.
🔹 Llogaridhënie përmes Kontratave Sociale: Përmbushjen e prioriteteve të kontraktuara me komunitetin dhe garantimin e transparencës në alokimin e buxheteve vendore.

Platforma POP do të vijojë të monitorojë me përkushtim debatin parlamentar dhe hapat e mëtejshëm, duke advokuar që zëri i qytetarëve të jetë në qendër të çdo reforme.

🔗 Lexoni njoftimin këtu:

https://ata.gov.al/2026/07/30/propozimi-i-ps-se-per-reformen-administrativo-territoriale-nga-61-ne-46-bashki/



Gender Alliance for Development Center (GADC)
CSDC Durres
Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center
Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH)
Qendra Per Progres Rinor
Gruaja në Zhvillim Korçë
Epoka e Re
Tjeter Vizion
Levizja Rinore Puke
Hapa te lehte

ATSH është e vetmja agjenci zyrtare multimediale e lajmeve në Shqipëri. Prezente me lajmet e saj në agjencitë më të mëdha të botës, ATSH ka filluar të funksionojë menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, më 28/12/1912. ATSH ka marrëdhënie kontraktuale me AFP, DPA, ANSA, HSINHUA, A...

06/07/2026

🚌 Si e përjetoni transportin publik në Bashkinë Korçë?

Transporti publik është pjesë e jetës së përditshme për shumë qytetarë, studentë, të moshuar dhe banorë të zonave rurale. Por sa i lehtë dhe i përshtatshëm është ai për nevojat tuaja?

🚏 A e gjeni lehtësisht ndalesën që ju nevojitet?
📋 A do t’ju ndihmonin tabela me oraret e autobusëve në çdo ndalesë?
⏰ A janë oraret aktuale të përshtatshme për lëvizjet tuaja gjatë ditës?
🌾 Për banorët e zonave rurale, a janë linjat dhe oraret të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme?

Një nga sugjerimet që dëgjojmë shpesh nga qytetarët është vendosja e tabelave informuese në ndalesa, në mënyrë që kushdo të mund të informohet lehtësisht për oraret dhe linjat e autobusëve. Gjithashtu, shumë banorë të zonave rurale do të dëshironin më shumë mundësi lëvizjeje gjatë ditës.

🌍 Një transport publik i mirë nuk ka të bëjë vetëm me autobusët në qarkullim, por edhe me informacionin, aksesin dhe komoditetin që u ofron qytetarëve.

📢 Prandaj duam të dëgjojmë mendimin tuaj!

✍️ Çfarë funksionon mirë sot?
✍️ Çfarë mund të përmirësohet?
✍️ Cilat janë sugjerimet tuaja për një transport publik më të aksesueshëm për të gjithë?
Komentoni më poshtë dhe ndani përvojën tuaj.

POP - Perballja e Ofertave Politike
Olof Palmes Internationella Center
Embassy of Sweden in Tirana






#

06/07/2026

🎤 Çdo qytetar ka një histori për të treguar kur bëhet fjalë për transportin publik.

Për disa është mënyra kryesore për të shkuar në punë, për të tjerë një nevojë e përditshme për të lëvizur në qytet. Por sa i përgjigjet transporti publik nevojave reale të qytetarëve?

Në këtë video, një qytetar i Durrësit ndan mendimin dhe përvojën e tij mbi shërbimin e transportit publik, duke sjellë në vëmendje sfidat që hasen çdo ditë dhe pritshmëritë për një shërbim më të mirë.

🚌 Transporti publik nuk ka të bëjë vetëm me autobusët.
Ka të bëjë me kohën e qytetarëve, aksesin në shërbime, sigurinë dhe cilësinë e jetës në qytet.

📢 Dëgjojeni zërin e qytetarëve dhe bëhuni pjesë e diskutimit për një transport publik më funksional, më të aksesueshëm dhe më dinjitoz për të gjithë.






06/07/2026

🎤 Çfarë mendojnë qytetarët e Durrësit për transportin publik?

Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin transportin publik për të shkuar në punë, shkollë apo për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme. Por sa i përgjigjet ky shërbim nevojave të tyre?

Në këtë video, qytetarët ndajnë përvojat, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre mbi:
🚌 frekuencën e autobusëve,
🚏 kushtet e stacioneve,
⏰ respektimin e orareve,
♿ aksesueshmërinë,
🌍 dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimit.

Zëri i qytetarëve është thelbësor për të kuptuar sfidat reale dhe për të kërkuar përmirësime konkrete.

🌍 Një transport publik funksional nuk matet vetëm me numrin e autobusëve, por me sa i shërben qytetarëve çdo ditë.

Sepse një transport publik më i mirë fillon duke dëgjuar qytetarët.
Faleminderit për mbështetjen:
POP - Perballja e Ofertave Politike
Olof Palmes Internationella Center
Embassy of Sweden in Tirana






06/07/2026

🚌 Katër vite më vonë... A ka ndryshuar transporti publik në Durrës?

Në vitin 2022, qytetarët në shumë qytete shqiptare ngrinin shqetësime për:
⏳ pritje të gjata të autobusëve,
📋 mungesë tabelash informuese,
🚏 stacione të paidentifikuara,
❓ dhe pasiguri mbi oraret e lëvizjes.

Sot jemi në vitin 2026.

Po në Durrës, si është situata?

A e dini kur vjen autobusi?
A janë stacionet të identifikueshme dhe të informuara?
A mbulojnë linjat nevojat e qytetarëve?
A është transporti publik një alternativë reale për lëvizjen e përditshme?

🌍 Një qytet modern nuk ndërtohet vetëm me rrugë të reja, por edhe me një transport publik të besueshëm, të aksesueshëm dhe dinjitoz për të gjithë.

📢 Prandaj duam të dëgjojmë zërin tuaj!

✍️ Mendimi juaj do të ndihmojë në identifikimin e sfidave dhe rekomandimeve për përmirësimin e transportit publik në qytetin tonë.






06/07/2026

🎤 “Transporti publik duhet t’u shërbejë të gjithëve.”

Në këtë video dëgjojmë zërin e një qytetareje, e cila ndan përvojën e saj me transportin publik në Durrës dhe sfidat që hasen në përditshmëri.

Për shumë të moshuar, transporti publik nuk është thjesht një mjet lëvizjeje. Ai është lidhja me shërbimet shëndetësore, familjen, tregun dhe jetën sociale.

🚏 Stacione më funksionale
🚌 Autobusë më të aksesueshëm
⏰ Orare më të besueshme
♿ Shërbime që marrin në konsideratë nevojat e të gjithë qytetarëve

Këto janë disa nga elementet që qytetarët kërkojnë për një transport publik më dinjitoz dhe më të përshtatshëm për çdo grupmoshë.

📢 Dëgjojeni mesazhin e saj dhe reflektoni:
Si mund ta bëjmë transportin publik më të mirë për të gjithë?







Address

Abdyl Frasheri
Tirana
2418

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542255514

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when POP - Perballja e Ofertave Politike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to POP - Perballja e Ofertave Politike:

Shortcuts

Share