13/10/2026
Trashëgiminë Kulturore nuk e zgjedhim. Kujdesin për të, po.
Asnjë bashki nuk zgjedh nëse në territorin e saj ndodhen kala, mure rrethuese, akuadukte, ura të vjetra, qytete antike apo qendra historike. Kjo është trashëgimi që vjen nga shekujt. Por çdo bashki zgjedh sa të investojë për ta ruajtur, për ta bërë të aksesueshme dhe për ta mbajtur të gjallë.
Grafiku i raportit “Gjendja e Kulturës në Shqipëri 2025” vendos krah për krah monumentet dhe shpenzimin për kulturën në 60 bashki. Ai tregon një marrëdhënie të shpërpjesëtuar ndërmjet potencialit dhe investimit. Nëntë bashkitë më të pasura me trashëgimi pas Tiranës mbajnë 53% të monumenteve, por vetëm 24% të shpenzimit për kulturën.
Potenciali është real. Në 2024, institucionet e trashëgimisë kulturore pritën 1,314,999 vizitorë, 59.9% prej tyre të huaj. Shqipëria synon ta bëjë trashëgiminë një shtyllë të turizmit. Por turizmi i trashëgimisë lind aty ku ndodhet trashëgimia: në rrugën që të çon te monumenti, në informacionin për vizitorin, në hapësirën publike përreth, në ngjarjet që i japin jetë. Një pjesë e mirë e kësaj pune është vendore.
Megjithatë, për vitin 2024 vetëm 23 nga 61 bashkitë raportuan një shifër për investime në restaurim ose trashëgimi. Mbrojtja e monumenteve ndahet me institucionet qendrore, por pa një zë të qartë në buxhetin vendor, potenciali mbetet potencial.
Trashëgimia është pasuri e trashëguar. Kujdesi për të është zgjedhje.
Ky postim është përgatitur në kuadër të projektit CulturAL, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendra Artivista dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
***
Heritage is not our choice. Caring for it is.
No municipality chooses whether castles, city walls, aqueducts, old bridges, ancient cities or historic centres stand on its territory. That heritage comes down through centuries. But every municipality chooses how much to invest in preserving it, making it accessible and keeping it alive.
A chart in the “State of Culture in Albania 2025” report places monuments and culture spending side by side for 60 municipalities. It shows a disproportionate relationship between potential and investment. The nine municipalities richest in heritage after Tirana hold 53% of the monuments, but only 24% of culture spending.
The potential is real. In 2024, cultural heritage institutions received 1,314,999 visitors, 59.9% of them foreign. Albania aims to make heritage a pillar of its tourism. But heritage tourism grows where the heritage is: on the road that leads to the monument, in the information for visitors, in the public space around it, in the events that bring it to life. Much of that work is local.
Yet for 2024, only 23 of 61 municipalities reported a figure for restoration or heritage investment. The protection of monuments is shared with central institutions, but without a clear line in the local budget, potential stays potential.
Heritage is an inheritance. Caring for it is a choice.
This post was prepared within the CulturAL project, with the financial support of the European Union in Albania. Its content is the sole responsibility of the National Center for Community Services and Artivista Center and does not necessarily reflect the views of the European Union.
Source: State of Culture in Albania 2025, Figure 9 and Table 3.1; Baseline 2020-2024, indicator I9, CulturAL. Group breakdown: Artivista Center calculation.