Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias

Directions Website

Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias The Albanian Media Institute was established by the end of 1995.

📣 AI and Democracy: Quo vadis? How is artificial intelligence shaping democracy? What challenges does it pose for inform...
13/10/2026

📣 AI and Democracy: Quo vadis?

How is artificial intelligence shaping democracy? What challenges does it pose for information and public debate?

The Albanian Media Institute invites you to an open online conversation with Marietje Schaake, International Director of Policy at Stanford University’s Cyber Policy Center and author of “The Tech Coup: How to Save Democracy from Silicon Valley”.

📅 Monday, 26 October 2026
🕤 09:30–10:30
💻 Online via Zoom

The event is part of Media Literacy Days 2026, held within the framework of UNESCO’s Global Media and Information Literacy Week, with the support of the Embassy of the Netherlands in Albania

IA dhe demokracia: Quo vadis? Si po ndikon inteligjenca artificiale te demokracia? Çfarë sfidash sjell për informimin dh...
13/10/2026

IA dhe demokracia: Quo vadis?

Si po ndikon inteligjenca artificiale te demokracia? Çfarë sfidash sjell për informimin dhe debatin publik?

Instituti Shqiptar i Medias ju fton në një bisedë të hapur online me Marietje Schaake, drejtoreshë e politikave ndërkombëtare në Cyber Policy Center të Universitetit Stanford dhe autore e librit “The Tech Coup: How to Save Democracy from Silicon Valley”.

📅 E hënë, 26 tetor 2026
🕤 09:30–10:30
💻 Online, në Zoom

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditëve të Edukimit për Median dhe Informacionin 2026 dhe Javës Globale të UNESCO-s për Edukimin për Median dhe Informacionin, me mbështetjen e Embassy of the Netherlands in Albania.

👇This year too, we join the UNESCO initiative for the Global Media Literacy Week   📝💻 Media Literacy Days 2026, within t...
12/10/2026

👇This year too, we join the UNESCO initiative for the Global Media Literacy Week 📝💻

Media Literacy Days 2026, within the framework of the project “Artificial Intelligence in the Function of Democratic Strengthening”, implemented with the support of Embassy of the Netherlands in Albania

You are invited to join our activities!

👇Si çdo vit, në muajin tetor i bashkohemi nismës së UNESCO-s për Javën Globale të Edukimit Mediatik   📝💻 Ditët e Edukimi...
12/10/2026

👇Si çdo vit, në muajin tetor i bashkohemi nismës së UNESCO-s për Javën Globale të Edukimit Mediatik 📝💻

Ditët e Edukimit Mediatik 2026, në kuadër të projektit “Inteligjenca Artificiale në funksion të konsolidimit demokratik”, zbatuar me mbështetjen e Embassy of the Netherlands in Albania

Jeni të mirëpritur!

Ke dëgjuar se BE-ja "drejtohet fshehurazi"? E vërteta është shumë më pak misterioze: vendimet merren në tryeza publike, ...
08/10/2026

Ke dëgjuar se BE-ja "drejtohet fshehurazi"? E vërteta është shumë më pak misterioze: vendimet merren në tryeza publike, nga institucione që ne i zgjedhim, dhe gjithçka dokumentohet hap pas hapi. 📄

Kërko vetë: raportet, traktatet dhe votimet janë online, të hapura për këdo.📂

“Ky publikim është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.

Në një tryezë të rrumbullakët me gazetarë dhe profesionistë të medias diskutuam mbi një nga dilemat më të rëndësishme në...
08/10/2026

Në një tryezë të rrumbullakët me gazetarë dhe profesionistë të medias diskutuam mbi një nga dilemat më të rëndësishme në gazetari dhe shoqëri: si të balancohet e drejta e publikut për t’u informuar me të drejtën e individit për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale?

Diskutimi u fokusua te kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, koncepti i interesit publik dhe parimi i proporcionalitetit, si edhe te situata konkrete me të cilat përballen gazetarët: publikimi i të dhënave sensitive, raportimi për të miturit dhe viktimat, procedimet penale, përdorimi i materialeve nga dosjet hetimore, fotografive dhe videove, si dhe sfidat që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në redaksi.

Takimet janë pjesë e projektit “Balanca mes lirisë së shprehjes dhe privacisë në media”, me mbështetjen financiare të Autoritetit të Medias Audiovizive.

A merren vendimet në Bashkimin Europian “pas dyerve të mbyllura”? Faktet tregojnë të kundërtën. 🇪🇺Parlamenti Europian zg...
05/10/2026

A merren vendimet në Bashkimin Europian “pas dyerve të mbyllura”? Faktet tregojnë të kundërtën. 🇪🇺

Parlamenti Europian zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive të zgjedhura në nivel kombëtar. Komisioni Europian miratohet nga Parlamenti dhe mban përgjegjësi para tij. Dokumentet, votimet dhe konsultimet janë të hapura për publikun.

Njohja e mënyrës si funksionon BE-ja është një hap i rëndësishëm drejt dallimit të informacionit të rremë.

“Ky publikim është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.

02/10/2026

“BE-ja ka standarde të dyfishta”? Rregullat janë më të rrepta se në 2007, por janë të njëjta për gjashtë vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Asnjë rregull i veçuar, as më i butë, as më i ashpër.

Nuk të kërkohet të besosh. Të kërkohet të verifikosh. 🔍

“Ky publikim është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.

Të bëhesh europian do të thotë të pushosh së qeni shqiptar? 🇪🇺🇦🇱Jo. Kurrsesi.Motoja e Bashkimit Europian është “Unitet n...
29/09/2026

Të bëhesh europian do të thotë të pushosh së qeni shqiptar? 🇪🇺🇦🇱

Jo. Kurrsesi.

Motoja e Bashkimit Europian është “Unitet në diversitet”, dhe ky nuk është thjesht slogan. Traktati për Bashkimin Europian e detyron BE-në të respektojë identitetet kombëtare të vendeve anëtare.

Shqipëria do të mbetet shqiptare, me gjuhën, besimet, muzikën dhe vlerat tona. Për më tepër, identiteti ynë nuk është pengesë. Është kontribut për BE-në.

“Ky publikim është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.

Si mund të ndikohet opinioni publik për integrimin në BE në epokën e dezinformimit? Çështja e integrimit europian të Shq...
16/07/2026

Si mund të ndikohet opinioni publik për integrimin në BE në epokën e dezinformimit?

Çështja e integrimit europian të Shqipërisë është prej kohësh në qendër të vëmendjes, por a preket kjo temë nga dezinformimi?

Në një trajnim me gazetarë, diskutuam rreth sfidave në këtë drejtim, mënyrën se si përhapen narrativat e rreme dhe konkretisht cilat janë këto narrativa.

Trajnerët u përqendruan te disa tema kryesore:

🔍 Identifikimi i problemit: Si funksionojnë mekanizmat e dezinformimit në Shqipëri dhe ndikimi i Inteligjencës Artificiale.

📢 Narrativat anti-BE: Nga “standardet e dyfishta” tek mohimi i vetë procesit, si përhapen këto mesazhe përmes rrjeteve sociale dhe portaleve.

🛡️ Qasja institucionale: Cilat janë strategjitë e BE-së për të luftuar manipulimin e informacionit dhe pse është jetike media cilësore dhe e pavarur.

Pavarësisht mbështetjes së lartë të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në BE, përballja me dezinformimin mbetet një sfidë që kërkon gazetari të specializuar, transparencë dhe edukim mediatik.

Ky kurs është pjesë e projektit “Të informuar për Evropën: Aftësimi i të rinjve shqiptarë kundër dezinformimit për BE-në”, i zbatuar me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)

Address

Rruga Andon Zako Çajupi
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share