06/10/2026
🤝 Bashkëpunim për më shumë mundësi për të rinjtë NEET
Në Qendrën Komunitare Shkozë zhvilluam një takim pune me përfaqësues të Zyrës së Punës Tiranë, me fokus te mbështetja dhe orientimi i të rinjve NEET drejt mundësive konkrete për punësim, arsim dhe formim profesional.
Gjatë takimit diskutuam mbi profilet dhe nevojat e të rinjve NEET të identifikuar në zonë, pengesat që ata hasin, si dhe mundësitë për referimin dhe përfshirjen e tyre në shërbimet dhe programet e punësimit dhe aftësimit, përfshirë mundësitë në kuadër të Garancisë Rinore.
💬 Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe rasteve pozitive të të rinjve që kanë përfituar nga shërbimet e punësimit, duke treguar se orientimi dhe mbështetja e duhur mund të krijojnë mundësi konkrete për të rinjtë.
Takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Zyrës së Punës, Qendrës Komunitare Shkozë dhe ekipit të projektit, për ndjekjen dhe orientimin e mëtejshëm të rasteve NEET. 🤝
“Reach and Rise: Connecting NEET Youth in Tirana to New Opportunities” zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit BE për Rininë, financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga nga PNUD dhe UNICEF në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.”