Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Directions Website Contact the organization

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare Anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës ju ofron mundësinë për të qenë pjesë e një rrjeti të gjerë biznesesh shqiptare në Shqipëri dhe Diasporë.

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SAMITIT TË 6-TË TË GRUAS SHQIPTARE NË DIASPORËDuke ju uruar të jeni mirë nëpërmjet këtij emaili d...
19/10/2026

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E SAMITIT TË 6-TË TË GRUAS SHQIPTARE NË DIASPORË

Duke ju uruar të jeni mirë nëpërmjet këtij emaili duam t’ju njoftojmë për shtyrjen e datës së zhvillimit té. Samitit të 6-të të Gruas Shqiptare në Diasporë, i planifikuar të zhvillohej më 23 tetor 2026 në Tiranë.

Ky vendim i vështirë është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës së krijuar nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe shqetësimeve të shprehura nga disa prej të ftuarave tona që jetojnë jashtë vendit, të cilat kanë ndikuar edhe në mundësinë e pjesëmarrjes së tyre.

Siguria, mirëqenia dhe qetësia e pjesëmarrëseve, të ftuarve dhe partnerëve tanë mbeten mbi çdo konsideratë tjetër.

Gjithashtu kemi kënaqësine që t’ju nioftojmë se Samiti i 6-të do të mbahet në Tiranë, më dt 18 dhjetor 2026, në Ditën Kombëtare të Diasporës, datë simbolike dhe kuptimplotë, e cila i jep këtij Samiti një domethënie të veçantë. Përtej simbolikës së Ditës Kombëtare të Diasporës, ajo përfaqëson një mundësi për ta zhvilluar këtë takim në një atmosferë më të përshtatshme, me pjesëmarrje sa më të gjerë dhe me vëmendjen që meritojnë kontributi, suksesi dhe potenciali i grave shqiptare kudo në botë.

Besojmë se shtyrja nuk e zbeh aspak misionin e këtij samiti; përkundrazi, na jep mundësinë të përgatitemi edhe më mirë për një takim që bashkon ide, përvoja, vizion dhe energjinë e jashtëzakonshme të grave shqiptare të diasporës. Synimi ynë mbetet i pandryshuar: të forcojmë rrjetin e tyre, të krijojmë ura të reja bashkëpunimi dhe ta shndërrojmë potencialin e diasporës në kontribut konkret për Shqipërinë.

Grupi organizator (DHBD, MEPJ dhe AKD) ju shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për të gjitha të ftuarat, partnerët, institucionet bashkëpunuese dhe mbështetësit tanë për mirëkuptimin, besimin dhe mbështetjen e tyre.

Me bindjen se takimet më të rëndësishme meritojnë të zhvillohen në kushtet më të mira, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim në dhjetor, për të festuar së bashku forcën, suksesin dhe kontributin e gruas shqiptare në diasporë.

Me respekt dhe konsideratë,
Kryesia e Dhomës së Biznesit të Diasporës

📰 Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë po merr vëmendjen e mediave!Më 23 tetor, në Tiranë, gra shqiptare nga dias...
05/10/2026

📰 Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë po merr vëmendjen e mediave!

Më 23 tetor, në Tiranë, gra shqiptare nga diaspora do të bashkohen për të sjellë në fokus kontributin, fuqinë dhe ndikimin e tyre për një Shqipëri Evropiane.

Samiti organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

📍 23 Tetor | Tiranë
Nga Identiteti te Ndikimi.

#

https://businessmag.al/event/grate-shqiptare-te-diaspores-mblidhen-ne-tirane-me-23-tetor-zhvillohet-samiti-i-gjashte/

📌 SAVE THE DATE | 23 TETOR 2026🇦🇱 TIRANËSamiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë“Nga Identiteti te Ndikimi:Fuqia e Gr...
26/09/2026

📌 SAVE THE DATE | 23 TETOR 2026

🇦🇱 TIRANË

Samiti i 6-të i Gruas Shqiptare në Diasporë

“Nga Identiteti te Ndikimi:
Fuqia e Gruas Shqiptare në Diasporë për një Shqipëri Evropiane”

Një ditë që bashkon gra shqiptare të suksesshme nga Diaspora, sipërmarrëse, profesioniste, akademike, lidere dhe përfaqësuese të institucioneve, për të ndarë histori, përvoja dhe ide që krijojnë ndikim real.

Nga ruajtja e identitetit te kontributi për zhvillimin ekonomik, social dhe evropian të Shqipërisë.

🤝 Rrjetëzim. Frymëzim. Bashkëpunim. Ndikim.

📅 23 Tetor 2026
📍 Tiranë

Mbajeni datën.
Takimi ynë i radhës po afron.

WomenInDiaspora NgaIdentitetiTeNdikimi Tirana2026

🇦🇱 Remitancat nga diaspora arrijnë rekord të ri historik!Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri arritën në 621 milionë euro ...
11/09/2026

🇦🇱 Remitancat nga diaspora arrijnë rekord të ri historik!

Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri arritën në 621 milionë euro gjatë periudhës janar–qershor 2026, duke shënuar një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky rekord është një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë të diasporës me Shqipërinë dhe e kontributit të saj të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

👉 Sfida dhe mundësia jonë e përbashkët është që gjithnjë e më shumë nga këto burime të orientohen nga konsumi drejt investimit, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik.

Diaspora është kapital, dije dhe mundësi për Shqipërinë. 🇦🇱🌍

🕊️ Shën Tereza – shqiptare me rrënjë, qytetare e botës me vepër.Sot kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit të hu...
05/09/2026

🕊️ Shën Tereza – shqiptare me rrënjë, qytetare e botës me vepër.

Sot kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit të humanizmit, dashurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit.

Një emër shqiptar që u bë frymëzim për gjithë botën. 🇦🇱🌍

Nderim dhe mirënjohje përjetë!

🌍 Njihuni me startup-et fituese të Diasporës në GRANT 2026! 🚀Ata jetojnë jashtë Shqipërisë, por idetë, energjinë dhe viz...
30/08/2026

🌍 Njihuni me startup-et fituese të Diasporës në GRANT 2026! 🚀

Ata jetojnë jashtë Shqipërisë, por idetë, energjinë dhe vizionin e tyre po i sjellin në vendin e origjinës. 🇦🇱

Startup-et fituese të GRANT 2026 janë një tjetër dëshmi se Diaspora Shqiptare nuk është vetëm një urë lidhëse me botën, por edhe një burim i rëndësishëm inovacioni, investimi dhe zhvillimi për Shqipërinë.

💡 Me idetë e tyre, ata po zgjedhin të kontribuojnë në ekonominë shqiptare, të krijojnë vlerë dhe të ndërtojnë mundësi të reja.

Njihuni me historitë dhe idetë e tyre!

🇦🇱 Diaspora investon. Inovacioni zhvillon. Shqipëria përfiton.

DiasporaShqiptare Entrepreneurship

https://www.instagram.com/p/DcodBo8jWuC/?igsi=Yno4d2N5YjY4Z2Y4

StartUp Albania

🇦🇱🇲🇦 Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë!Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra....
14/08/2026

🇦🇱🇲🇦 Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë!

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra.

📅 Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026, duke lehtësuar udhëtimet dhe duke krijuar mundësi të reja për turizëm, biznes dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

🇦🇱🇲🇦 Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.

📅 Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

🔗 Lexoni njoftimin e plotë në faqen zyrtare të MEPJ:
https://punetejashtme.gov.al/newsroom/maroku-heq-regjimin-e-vizave-per-shtetasit-shqiptare-per-qendrime-afatshkurtra/

🇦🇱🇮🇹 Sipërmarrësit shqiptarë në Parma, histori suksesi që frymëzojnë!Në rritjen e bizneseve me pronarë të huaj në Parma,...
10/08/2026

🇦🇱🇮🇹 Sipërmarrësit shqiptarë në Parma, histori suksesi që frymëzojnë!

Në rritjen e bizneseve me pronarë të huaj në Parma, sipërmarrësit shqiptarë spikasin për energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tyre.

Nga ndërtimi e restorantet, te mekanika, prodhimi dhe tregtia e proshutës, bizneset shqiptare janë kthyer në histori suksesi, duke u rritur nga sipërmarrje të vogla në kompani që sot punësojnë dhjetëra e qindra punonjës.

🇦🇱 Diaspora shqiptare është forcë sipërmarrëse, investimi dhe zhvillimi.

Dhoma e Biznesit të Diasporës promovon dhe mbështet këto histori suksesi.

08/08/2026

🇦🇱 Diaspora, nga burim financimi në partner strategjik!

Strategjia Kombëtare për Diasporën 2026–2030 hyn në fazën përfundimtare pas përmbylljes së konsultimit publik, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës.

🎯 Fokusi i ri shkon përtej remitancave: investime, kapital njerëzor, ekspertizë, inovacion dhe partneritete ndërkombëtare.

Mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Kontributi i tyre është shumë më i madh se ai financiar – është dije, eksperiencë, investim dhe lidhje me tregjet globale.

🤝 Një diasporë më aktive, një ekonomi më e fortë dhe një Shqipëri më pranë Europës.

🌍 Mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit.Diaspora shqiptare është një nga urat më të rëndësishme mes Shqipërisë...
05/08/2026

🌍 Mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit.

Diaspora shqiptare është një nga urat më të rëndësishme mes Shqipërisë dhe botës. 🇦🇱

📍 39.4% e shqiptarëve jashtë vendit jetojnë në Itali
📍 35.3% në Greqi
📍 Pjesa tjetër në vende si SHBA, Gjermani, Kanada dhe shtete të tjera.

Por diaspora nuk është vetëm një numër.

💶 Remitancat
💡 Ekspertiza dhe njohuritë
🤝 Rrjetet dhe lidhjet ndërkombëtare
🚀 Investimet dhe mundësitë e reja të biznesit

Të gjitha këto përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Diaspora shqiptare është kapital njerëzor, ekonomik dhe ndërkombëtar. Ta kthejmë këtë potencial në më shumë investime, partneritete dhe zhvillim për Shqipërinë.

Dhoma e Biznesit të Diasporës – ura mes diasporës dhe ekonomisë shqiptare. 🇦🇱🌍

Address

Rruga Ibrahim Rugova
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare:

Shortcuts

Share