ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë

Directions Website

ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ZË - Kosovar Speech & Language Therapy Association

Organizata “Zë” - Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim është organizatë jo-qeveritare e themeluar në Dhjetor të vitit 2020 nga profesionistë të fushave të ndryshme sociale, por të gjithë të lidhur direkt me punën me fëmijët si dhe personat me aftësi të kufizuara. Përmes projekteve dhe aktiviteteve të realizuara nga organizata, synojmë fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar në fusha të ndryshme, duke lehtësuar kështu integrimin e tyre në shoqëri. Po ashtu objektiva afatgjatë e organizatës është edhe ofrimi i seancave direkte logopedike falas, nga profesionistë të licensuar dhe trajnuar për të gjithë personat që kanë nevojë.

💚 𝐓𝐞̈ 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐛𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞 Informimi rreth belbëzimit na ndihmo...
22/10/2026

💚 𝐓𝐞̈ 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐛𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞

Informimi rreth belbëzimit na ndihmon të sfidojmë paragjykimet dhe të krijojmë një mjedis ku çdo individ ndihet i dëgjuar, i pranuar dhe i mbështetur.

Me këtë qëllim, në shënim të 22 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit për Belbëzimin, ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë dhuroi pesë sete librash mbi belbëzimin për Bibliotekën e Fëmijëve Bibloteka " Hivzi Sulejmani " në Prishtinë, nismë e organizatës The Library Project - Kosova.

Duke i bërë këto materiale të qasshme në bibliotekë, synojmë t’u ofrojmë fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve mundësi për të kuptuar më mirë belbëzimin dhe për të kontribuar në një shoqëri më pranuese dhe gjithëpërfshirëse.

📚Librat janë botime të The Stuttering Foundation, të përkthyera dhe të përshtatura në gjuhën shqipe nga Shoqata Kosovare Per Belbezim.

🔗 Materialet janë të disponueshme edhe në format digjital në uebfaqen e organizatës ZË, te rubrika “Libraria”

https://ngo-ze.org/library
...ENG...

💚 𝐔𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐢𝐧𝐠 𝐬𝐭𝐮𝐭𝐭𝐞𝐫𝐢𝐧𝐠, 𝐛𝐮𝐢𝐥𝐝𝐢𝐧𝐠 𝐚 𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐢𝐧𝐜𝐥𝐮𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐞𝐭𝐲

Learning about stuttering helps us challenge misconceptions and create an environment where everyone feels heard, accepted and supported.

To mark 22 October, International Stuttering Awareness Day, ZË - Kosovar Speech & Language Therapy Association donated five sets of books on stuttering to the Children’s Library in Prishtina, an initiative of The Library Project Kosova.

By making these resources available at the library, we aim to help children, parents and teachers better understand stuttering and contribute to a more accepting and inclusive society.

📚The books are publications of The Stuttering Foundation, translated and adapted into Albanian by the Kosovo Stuttering Association.

🔗 The materials are also available in digital format on ZË’s website, under “Library”.

https://ngo-ze.org/en/library

📢 Thirrja e dytë për anëtarësimin e studentëve të Logopedisë!Organizata ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ka hapur...
15/10/2026

📢 Thirrja e dytë për anëtarësimin e studentëve të Logopedisë!

Organizata ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ka hapur thirrjen e dytë për anëtarësimin e studentëve (absolventëve) të Logopedisë nga Kosova dhe Shqipëria.

👉 Për të aplikuar, 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐥𝐚𝐫𝐢𝐧 në linkun më poshtë:

https://forms.gle/41BttpXLNvXMRstt6

Në fillim të formularit do të gjeni informacion mbi kriteret e aplikimit, dokumentet e nevojshme dhe përfitimet nga anëtarësimi studentor në organizatë.

📩 Për pyetje rreth procedurës së aplikimit, shkruaj në [email protected], me titullin “Informacione rreth anëtarësimit”.

⏰ 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭: 𝟐𝟗 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, në orën 𝟏𝟓:𝟓𝟗.

📌 Kjo thirrje është e hapur vetëm për studentë (absolventë) të profilit të Logopedisë. Logopedët e diplomuar dhe studentët e Logopedisë në nivelin master do të mund të aplikojnë në Ciklin e Gjashtë të Anëtarësimit Profesional, i cili do të hapet gjatë muajit nëntor.

Të nxënit përmes lojës! 🧩🧀 Përmes një aktiviteti ndërveprues me materiale vizuale dhe pjesë të ushqimeve lodër, fëmija u...
13/10/2026

Të nxënit përmes lojës! 🧩

🧀 Përmes një aktiviteti ndërveprues me materiale vizuale dhe pjesë të ushqimeve lodër, fëmija ushtron të kuptuarit e udhëzimeve, identifikimin e elementeve dhe vendosjen e tyre sipas rendit të paraqitur në kartelat model.

🎯 Aktiviteti mbështet zhvillimin e të kuptuarit e gjuhës, vëmendjes, ndjekjes së udhëzimeve, kujtesës vizuale dhe aftësive të të menduarit logjik. Njëkohësisht, nxit koordinimin sy-dorë, aftësitë motorike fine dhe pavarësinë në realizimin e detyrave.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Programi i Rehabilitimit: Shërbimet sociale vjetore", i përkrahur financiarisht nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
..ENG...

Learning Through Play! 🧩

🧀 Through an interactive activity using visual materials and toy food pieces, the child practises understanding instructions, identifying elements and arranging them in the correct sequence according to the model cards.

🎯 The activity supports the development of language comprehension, attention, following instructions, visual memory and logical thinking. At the same time, it promotes hand-eye coordination, fine motor skills, and independence in completing tasks.

📌 This activity was carried out within the framework of the project “Rehabilitation Programme: Annual Social Services”, financially supported by the Ministry of Labour, Family and the Values of the Liberation War.

🧠 Dita Botërore e Disleksisë  - 8 Tetor 2026Tema e vitit 2026 për të shënuar këtë ditë është “Dyslexia in real life: At ...
08/10/2026

🧠 Dita Botërore e Disleksisë - 8 Tetor 2026

Tema e vitit 2026 për të shënuar këtë ditë është “Dyslexia in real life: At work”, duke vënë në pah përvojat dhe sfidat e personave me disleksi në vendin e punës.

Kosova tashmë ka profesionistë dhe ekspertizë të specializuar në fushën e disleksisë, por kjo ekspertizë ende nuk po merr vëmendjen dhe hapësirën e nevojshme në nivel institucional. Përballë disleksisë, institucionet duhet të mbështeten në njohuritë profesionale dhe në praktika të bazuara në dëshmi, në vend që përgjigjja ndaj disleksisë të mbështetet në iniciativa të pakualifikuara apo në metoda të paqëndrueshme.

Shërbimet cilësore dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së personave me disleksi kërkojnë vlerësim, ndërhyrje dhe mbështetje profesionale.

…ENG…

🧠 World Dyslexia Day - 8 October 2026

The 2026 theme to mark this day is “Dyslexia in real life: At work”, highlighting the experiences and challenges of people with dyslexia in the workplace.

Kosovo now has professionals and specialised expertise in the field of dyslexia, yet this expertise is still not receiving the attention and recognition it deserves at the institutional level. When addressing dyslexia, institutions should rely on professional knowledge and evidence-based practices, rather than approaches that are not professionally grounded or interventions developed without appropriate expertise.

Quality services and improved quality of life for people with dyslexia require professional assessment, intervention and support.

05/10/2026

✨ ESLA WEBINAR | REGISTRATION NOW OPEN! ✨

🧠 Coming Together for Multilingual Children with DLD: From Identification to Inclusive Support

Join Dr Elena Theodorou and Dr Theodora Papastefanou for an ESLA webinar exploring how we can better identify and support DLD in multilingual and bilectal children.

📅 22 October 2026
🕕 18:00–19:15 CEST
💻 Online

💙 FREE for ESLA members
🎟️ Non-members: €10
📜 Certificate of Attendance available

🔗 Register here:
https://www.eventbrite.co.uk/e/coming-together-for-multilingual-children-with-dld-tickets-2002231587577?aff=oddtdtcreator

📣 Share with your colleagues and networks!

Berufsverband logopädieaustria UPLF Union Professionnelle des Logopèdes Francophones Vlaamse Vereniging voor Logopedisten
Federazione Logopedisti Italiani-FLI Irish Association of Speech and Language Therapists Σύλλογος Εγγεγραμμένων Λογοπαθολόγων - Association of Registered SLP Cyprus
Hrvatsko logopedsko društvo - HLD
ALF - Audiologopædisk Forening Eesti Logopeedide Ühing
FNO - Fédération Nationale des Orthophonistes Asttlr Association of Speech-Language Pathologists - ASLP Malta Associação Portuguesa de Terapeutas da Fala Logopedförbundet
Latvijas Audiologopēdu asociācija Norsk logopedforbund

23 Shtator - Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të ShenjaveNë vitin 2026, kjo ditë shënohet me temën “Declaring Deaf People’s ...
23/09/2026

23 Shtator - Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave

Në vitin 2026, kjo ditë shënohet me temën “Declaring Deaf People’s Human Rights".

Sipas Federatës Botërore Personave të Shurdhër (WFD), mbi 70 milionë persona të shurdhër në mbarë botën i përkasin komuniteteve që përdorin gjuhët e shenjave, ndërsa përdoren mbi 200 gjuhë kombëtare të shenjave në botë.

Në Kosovë, personat e shurdhër vazhdojnë të përballen me barriera në qasjen në komunikim dhe informacion, përfshirë nevojën për më shumë përkthyes të gjuhës së shenjave dhe qasje më të qëndrueshme në arsim, shëndetësi, punësim dhe shërbime publike.
..ENG...

23 September - International Day of Sign Languages

In 2026, the day is dedicated to the theme “Declaring Deaf People’s Human Rights".

According to the World Federation of the Deaf (WFD), more than 70 million deaf people belong to signing deaf communities worldwide, with more than 200 national sign languages used around the world.

In Kosovo, deaf people continue to face barriers to communication and information accessibility, including the need for more sign language interpreters and more consistent access to education, healthcare, employment and public services.

Javën që shkoi pritëm në organizatë z. Burim Azemin, Drejtorin Ekzekutiv të Shoqata Kosovare Per Belbezim.Z. Azemi dhuro...
14/09/2026

Javën që shkoi pritëm në organizatë z. Burim Azemin, Drejtorin Ekzekutiv të Shoqata Kosovare Per Belbezim.

Z. Azemi dhuroi për organizatën stokun e mbetur fizik të materialeve: Vetë-terapia për Belbëzim, Nëse fëmija juaj belbëzon dhe Nganjëherë unë thjesht belbëzoj, si dhe materialet për mësimdhënësit rreth belbëzimit: Zënka gjatë pushimit dhe Të flasim sinqerisht me mësimdhënësit për belbëzimin.

Të gjitha këto materiale po ashtu janë dorëzuar edhe në formatin digjital, si dhe në dakordim mes organizatave janë publikuar në vegzën e Librarisë digjitale të organizatës ZË.

Këto materiale digjitale në gjuhën shqipe mund të shkarkohen pa pagesë në vegzën e Librarisë digjitale në webfaqen zyrtare të organizatës ZË përmes linkut më poshtë:
https://ngo-ze.org/library
..ENG...

Last week, our organization had the pleasure of welcoming Mr. Burim Azemi, Executive Director of the Kosovo Stuttering Association.

Mr. Azemi donated to our organization the remaining physical stock of the materials: Self-Therapy for Stuttering, If Your Child Stutters and Sometimes I Just Stutter, as well as the educational materials for teachers on stuttering: Teasing During Recess and Let’s Talk Honestly with Teachers About Stuttering.

All of these materials were also provided in digital format and following an agreement between the two organizations, these materials have been published in ZË’s Digital Library.

The materials could also be found in different languages on the Stuttering Foundation official website.

These digital materials in Albanian language can be downloaded free of charge through the Digital Library on the official ZË website, using the link below:
https://ngo-ze.org/en/library

Vlerësim për anëtarët tonëBlerta Krasniqi është anëtare profesionale në organizatën ZË nga viti 2024, e anëtarësuar përm...
07/07/2026

Vlerësim për anëtarët tonë

Blerta Krasniqi është anëtare profesionale në organizatën ZË nga viti 2024, e anëtarësuar përmes ciklit të parë të anëtarësimit profesional në organizatë.

Në Qershor të këtij viti mbrojti me sukses temën e doktoraturës me titull "Predispositions of Dyslexia for Preschool-Aged Children in Kosovo and in Poland" në Uniwersytet Komisji Edukacji Narodowej w Krakowie, Poloni, duke fituar titullin Doktor i Shkencave (PhD) në fushën e Logopedisë.

Hulumtimi i saj, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Polonisë, sjell të dhëna të reja shkencore mbi predispozitat e disleksisë tek fëmijët e moshës parashkollore dhe paraqet studimin e parë krahasues të këtij lloji ndërmjet dy vendeve. Rezultatet e këtij punimi pritet të kontribuojnë në identifikimin e hershëm të fëmijëve në rrezik për disleksi, në përmirësimin e praktikave të vlerësimit dhe ndërhyrjes logopedike, si dhe në krijimin e një baze të rëndësishme shkencore për zhvillimin e kërkimeve dhe shërbimeve logopedike në Kosovë.

Profilin e plotë të Blertës mund ta shihni në linkun më poshtë:
https://ngo-ze.org/members/16
..ENG...

Members spotlight

Blerta Krasniqi has been a professional member of ZË - Kosovar Speech and Language Therapy Association since 2024, having joined during the Association's first professional membership cycle.

In June of this year, she successfully defended her doctoral dissertation entitled "Predispositions of Dyslexia for Preschool-Aged Children in Kosovo and in Poland" at the Uniwersytet Komisji Edukacji Narodowej w Krakowie, Poland, earning the degree of Doctor of Philosophy (PhD) in Speech and Language Therapy.

Her research, conducted through collaboration between Kosovo and Poland, provides new scientific evidence on the predispositions to dyslexia among preschool-aged children and represents the first comparative study of its kind between the two countries. The findings of this research are expected to contribute to the early identification of children at risk of dyslexia, improve speech and language therapy assessment and intervention practices, and establish an important scientific foundation for the further development of research and speech and language therapy services in Kosovo.

You can view Blerta's full profile using the link below:
https://ngo-ze.org/en/members/16

📢HAPET THIRRJA PËR ANËTARËSIM PROFESIONAL!Organizata ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ka hapur thirrjen për anëta...
03/06/2026

📢HAPET THIRRJA PËR ANËTARËSIM PROFESIONAL!

Organizata ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë ka hapur thirrjen për anëtarësim në Ciklin e Pestë të anëtarësimit profesional të logopedëve.

👉Aplikimi për anëtarësim bëhet duke plotësuar formularin në linkun më poshtë:

https://forms.gle/SYhHDpeERdX2TAZd7

Në fillim të formës mund të gjeni kriteret dhe detaje të tjera rreth aplikimit si dhe përfitimet nga anëtarësimi profesional në organizatë.

Nëse keni pyetje lidhur me procedurën e aplikimit, mund t'i dërgoni në email adresën: [email protected], me titullin "Informacione rreth anëtarësimit".

⏰Data e fundit për pranimin e aplikimeve në Ciklin e Pestë të Anëtarësimit Profesinal është: 19 Qershor 2026 në ora 15:59.

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e FëmijëveSot për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duhet të ri-kujtojmë se çdo fëmijë pa ...
01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duhet të ri-kujtojmë se çdo fëmijë pa dallim ka të drejtë të shkollohet, të ketë qasje në shërbime shëndetësore të nevojshme dhe të gëzojë një mirëqenie sociale në ambiente të cilat promovojnë kreativitetin dhe gjithëpërfshirjen.

Të punojmë së bashku sot, që nesër të kemi një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe me të drejta të barabarta!

…ENG…

June 1 – International Children's Day

Today, on International Children's Day, we should be reminded that every child, without exception, has the right to education, access to necessary healthcare services, and social well-being in environments that promote creativity and inclusion.

Let us work together today, so that tomorrow we can have a more inclusive society with equal rights for all!

Address

Rr. Ukshin Kovaqica
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ZË - Asociacioni i Logopedëve në Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share