Democracy for Development (D4D)

Democracy for Development (D4D) D4D seeks to contribute to Kosovo’s state consolidation through a set of institutional programs that promote democracy as the ultimate principle and practice.

D4D influences specific policy, promotes a cross-sectorial approach to problem solving, and tackles the institutional routine of decision-making by recommending incremental improvements.

Mbi 60 të rinj e të reja nga e gjithë Kosova u fuqizuan me njohuri dhe aftësi për tregun e punës dhe ndërmarrësinë!Gjatë...
12/10/2026

Mbi 60 të rinj e të reja nga e gjithë Kosova u fuqizuan me njohuri dhe aftësi për tregun e punës dhe ndërmarrësinë!

Gjatë aktivitetit “Fuqizimi i rinisë për tregun e punës”, pjesëmarrësit:

💼 U informuan për mundësitë e punësimit dhe përvojat praktike në ndërmarrësi. (evroTarget L.L.C dhe Data4X)

💡 Zhvilluan aftësi për hartimin e planeve të biznesit dhe promovimin digjital të ideve të tyre. (Ferid Murseli dhe Valon Canhasi)

Aktiviteti u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) përmes projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, në kuadër të programit BOOST Balkans , mbështetur financiarisht nga ALDA Balkans
dhe AFD - Agence Française de Développement .

--
Over 60 young people from across Kosovo gained valuable knowledge and skills to navigate the labor market and explore entrepreneurship opportunities!

During the event “Empowering Youth for the Labor Market,” participants:

💼 Explored employment opportunities and gained firsthand insights into entrepreneurship through the experiences of successful business leaders in Kosovo. (evroTarget L.L.C and Data4X)

💡 Developed practical skills in business planning and digital marketing, learning how to transform their ideas into viable business plans and effectively promote their businesses online. (Valon Canhasi)

The event was organized by Democracy for Development (D4D) through the project “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access,” under the BOOST Balkans program, with financial support from ALDA Balkans and AFD – Agence Française de Développement.

09/10/2026

🌱 Studimet në bujqësi – rrugë drejt fuqizimit ekonomik të grave në Kosovë!

Editorial nga Rezarta Delibashzade Krasniqi, i publikuar në Telegrafi.com

Artikulli thekson rëndësinë e investimit në potencialin e grave në bujqësi dhe krijimit të mundësive për përfshirjen e tyre më të madhe në zhvillimin ekonomik.
🔹 Lidhja e arsimit me tregun e punës dhe ekonominë
🔹 Shfrytëzimi i potencialit të grave për një bujqësi më inovative dhe të qëndrueshme 🌾

Vegëza: https://telegrafi.com/studimet-ne-bujqesi-rruge-drejt-fuqizimit-ekonomik-te-grave-ne-kosove/


* Ky editorial është mbështetur nga projekti EREA - Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi, që zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA) dhe implementohet nga Instituti Riinvest, Forumi Ekonomik i Grave. Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Caritas-it Zviceran ose të Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Women's Economic Forum🎉
08/10/2026

Women's Economic Forum🎉

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

Njihuni me znj.Arta Shehu Azemi, Chief Operating Officer në evroTarget L.L.C, e cila do të prezantoj kompaninë evroTarge...
08/10/2026

Njihuni me znj.Arta Shehu Azemi, Chief Operating Officer në evroTarget L.L.C, e cila do të prezantoj kompaninë evroTarget në aktivitetin "Trajnim & sesione informuese: Fuqizimi i rinisë për tregun e punës" që mbahet nesër në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.

evroTarget është kompani lidere në fushën e shërbimeve BPO (Business Process Outsourcing), e specializuar në sektorin evropian të energjisë.

Përmes ekspertizës së specializuar, ekipeve profesionale dhe proceseve digjitale, mbështesin kompanitë energjetike në menaxhimin efikas të operacioneve të tyre dhe në përballimin e sfidave të transformimit energjetik.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) përmes projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, në kuadër të programit BOOST Balkans, mbështetur financiarisht nga ALDA Balkans dhe - Agence Française de Développement.

Njihuni me znj.Flandra Marmullaku, bashkëthemeluese dhe drejtore menaxhuese në Data4X, e cila do të prezantoj këtë platf...
08/10/2026

Njihuni me znj.Flandra Marmullaku, bashkëthemeluese dhe drejtore menaxhuese në Data4X, e cila do të prezantoj këtë platformë në aktivitetin “Fuqizimi i rinisë për tregun e punës” që mbahet nesër në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.

Data4X është një platformë lidere e inteligjencës së tregut e fokusuar në ekonominë e Kosovës dhe tregjet e rajonit. Platforma mbledh, strukturon dhe analizon të dhëna ekonomike, sektoriale dhe të fuqisë punëtore për t’i shndërruar ato në njohuri të qarta që mbështesin vendimmarrjen.

Përmes analizave, krahasimeve dhe dashboard-eve interaktive, Data4X ndihmon bizneset, investitorët dhe institucionet të kuptojnë më mirë dinamikat e tregut, të identifikojnë mundësi zhvillimi dhe të marrin vendime të bazuara në të dhëna. Duke zgjeruar qasjen në inteligjencë të besueshme të tregut, Data4X kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi ekonomik më transparent dhe të udhëhequr nga të dhënat.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) përmes projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, në kuadër të programit BOOST Balkans, mbështetur financiarisht nga ALDA Balkans dhe AFD - Agence Française de Développement.

Njihuni me z.Shpetim Kalludra , zyrtar dhe ekspert i lartë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, i cili të ...
08/10/2026

Njihuni me z.Shpetim Kalludra , zyrtar dhe ekspert i lartë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, i cili të prezantoj platformën Superpuna në aktivitetin “Fuqizimi i rinisë për tregun e punës” që mbahet nesër në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.

Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila do të lehtësojë qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe do të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) përmes projektit “Innovate4Impact: Equipping Youth with Skills & Innovation for Market Access”, në kuadër të programit BOOST Balkans, mbështetur financiarisht nga ALDA Balkans dhe AFD - Agence Française de Développement.

Our Executive Director, Rezarta Delibashzade Krasniqi, joined the OSCE Mission in Kosovo conference on inclusive elector...
06/10/2026

Our Executive Director, Rezarta Delibashzade Krasniqi, joined the OSCE Mission in Kosovo conference on inclusive electoral processes, sharing D4D’s recommendations from local discussions on women’s participation in elections. The recommendations focus on stronger institutional support, addressing hate speech and barriers, and ensuring women can participate safely, equally and meaningfully.

01/10/2026

📣🔴 𝑫𝒆𝒌𝒍𝒂𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒕 𝒆 𝒐𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒐𝒒𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒄𝒊𝒗𝒊𝒍𝒆

𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es. Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.
Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit. Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

𝑶𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒕 𝒏𝒆̈𝒏𝒔𝒉𝒌𝒓𝒖𝒆𝒔𝒆: (𝒔𝒊𝒑𝒂𝒔 𝒓𝒆𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒂𝒍𝒇𝒂𝒃𝒆𝒕𝒊𝒌)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
CEL Kosova - Qendra për Barazi dhe Liri
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Building Mitrovica (CBM)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Dylberizm
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi për Iniciativa Qytetare
Fourth Wave
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
Handikos Istog
Iniciativa për Progres (INPO)
Iniciativa Qytetare Skenderaj
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti KLGI
Instituti Riinvest
INTEGRA NGO
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)
Kosova -Women 4 Women
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
Lëvizja FOL
NGO "Syri i Vizionit"
NGO ROMTEGRA
OMM Gjethi
Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik
Organizata Germin
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!”
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra për Politika dhe Avokim
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Rrjeti i Grave të Kosovës
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza
SEKHMET Institute
ShL- Kosova
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

Salloni i së martës, kësaj radhe i organizuar bashkë me Forumin ekonomik të grave!
30/09/2026

Salloni i së martës, kësaj radhe i organizuar bashkë me Forumin ekonomik të grave!

Address

Zenel Salihu 28
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+38338224143

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Democracy for Development (D4D) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Democracy for Development (D4D):

Shortcuts

Share