Demokracia në Veprim

Demokracia në Veprim Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Demokracia në Veprim, Non-Governmental Organization (NGO), Bajram Kelmendi, 239, Prishtinë .

Demokracia në Veprim (DnV) është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore. Democracy in Action (DiA) is a coalition of non-governmental organizations that works to promote free and fair elections in Kosovo through monitoring of the election process, voter education and advocacy for electoral reform.

🟠📢 𝐃𝐧𝐕: 𝐔.𝐃.𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬, 𝐙𝐧𝐣, 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐧𝐞̈, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝟏𝟎 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐨𝐬𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 ...
31/08/2026

🟠📢 𝐃𝐧𝐕: 𝐔.𝐃.𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬, 𝐙𝐧𝐣, 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐧𝐞̈, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝟏𝟎 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐨𝐬𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞

Demokracia në Veprim (DnV) vlerëson se u.d. e Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, sot, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni. KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.

Për DnV-në, argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj. Kushtetuta e ka përcaktuar përbërjen e KQZ-së dhe respektimi i saj nuk mund të varet nga vlerësimi nëse mungesa e një anëtari e pengon apo jo punën e përditshme.

Normalizimi i një praktike të tillë krijon precedent të dëmshëm, dobëson sigurinë juridike dhe cenon besimin në institucionin që ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e zgjedhjeve.

Prandaj, Demokracia në Veprim i bën thirrje U.D. Presidentes Albulena Haxhiu që pa vonesë ta përmbyllë procesin dhe ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë. Emërimi duhet të bëhet në përputhje me modelin strikt të përfaqësimit të grupeve parlamentare, të zbatuar në praktikën institucionale deri në ciklin e fundit, ku grupet përfaqësohen fillimisht në mënyrë të barabartë dhe vendet shtesë plotësohen sipas radhës së grupeve më të mëdha.

English below:
🟠📢DIA: Acting President Haxhiu should complete the CEC; functioning with 10 members does not justify leaving its constitutional composition incomplete

Democracy in Action (DiA) considers that, with today’s appointment of the new members of the Central Election Commission (CEC), Acting President Albulena Haxhiu has not completed the full composition of this institution. The CEC has been left with 10 of the 11 members foreseen by the Constitution.

For DiA, the argument that the CEC can function with 10 members cannot serve as justification for leaving its composition incomplete. The Constitution determines the composition of the CEC, and compliance with it cannot depend on an assessment of whether the absence of one member affects its day-to-day functioning.

Normalizing such a practice creates a harmful precedent, weakens legal certainty, and undermines trust in the institution that bears the primary responsibility for administering elections.

DiA therefore calls on Acting President Albulena Haxhiu to conclude the process without delay and complete the CEC by appointing its eleventh member. The appointment should be made in accordance with the strict model of parliamentary group representation applied in institutional practice until the most recent cycle, whereby parliamentary groups are initially represented equally, while additional seats are allocated in order to the largest parliamentary groups.

Serbian below:
🟠📢DnD: Vršiteljka dužnosti predsednice, gđa Haxhiu, treba da kompletira CIK; funkcionisanje sa 10 članova ne opravdava nepotpun ustavni sastav

Demokratija na delu (DnD) ocenjuje da vršiteljka dužnosti predsednice, gđa Albulena Haxhiu, današnjim imenovanjem novih članova Centralne izborne komisije (CIK) nije kompletirala puni sastav ove institucije. CIK je ostao sa 10 od 11 članova predviđenih Ustavom.

Za DnD, argument da CIK može da funkcioniše i sa 10 članova ne može služiti kao opravdanje za nekompletiranje njenog sastava. Ustav je utvrdio sastav CIK-a i njegovo poštovanje ne može zavisiti od procene da li odsustvo jednog člana ometa svakodnevno funkcionisanje institucije.

Normalizovanje ovakve prakse stvara štetan presedan, slabi pravnu sigurnost i narušava poverenje u instituciju koja ima glavnu odgovornost za sprovođenje izbora.

Stoga, Demokratija na Delu poziva vršiteljku dužnosti predsednice Albulenu Haxhiu da bez odlaganja okonča proces i kompletira CIK imenovanjem jedanaestog člana. Imenovanje treba izvršiti u skladu sa striktnim modelom zastupljenosti parlamentarnih grupa, koji je primenjivan u institucionalnoj praksi do poslednjeg ciklusa, prema kojem su parlamentarne grupe najpre ravnopravno zastupljene, dok se dodatna mesta popunjavaju prema redosledu najvećih parlamentarnih grupa.

14/08/2026

🎥 𝐌𝐨𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, partnerëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile që iu bashkuan diskutimit për gjetjet dhe rekomandimet nga raportet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.


📢 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔Sot,   mbajti ko...
13/08/2026

📢 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔

Sot, mbajti konferencën për publikimin e katër raporteve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Në hapje të konferencës, fjalë hyrëse mbajtën z. Christoph Fuchs nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe znj. Mirnije Stublla nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, të cilët theksuan rëndësinë e vëzhgimit të pavarur dhe të paanshëm të zgjedhjeve, llogaridhënies institucionale dhe zgjidhjes së zhvillimeve politike përmes mekanizmave institucionalë.

Raportet u prezantuan nga Eugen Cakolli, Violeta Haxholli, Mexhide Demolli-Nimani, dhe Rezarta Delibashzade Krasniqi.
Katër raportet trajtojnë administrimin e procesit zgjedhor, fushatën zgjedhore, mbulimin mediatik dhe komunikimin politik në rrjete sociale. Gjetjet evidentojnë përmirësime në administrimin teknik të zgjedhjeve dhe në përmbylljen e fazës paszgjedhore, por edhe sfida të përsëritura që lidhen me barazinë e garës, përdorimin e resurseve publike, financimin dhe reklamimin online, cilësinë e debatit publik, përfaqësimin e grave dhe gjuhën e urrejtjes në hapësirën digjitale.

Rekomandimet e DnV-së synojnë të shërbejnë si bazë për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore, forcimin e transparencës, mbrojtjen e integritetit të votës dhe garantimin e një gare më të drejtë e më llogaridhënëse.

🔗 Komunikata e plotë: https://t.ly/m6ZrJ

📄 Raporti kryesor i vëzhgimit të zgjedhjeve: https://t.ly/Pjg2i
📄 Vlerësimi i fushatës zgjedhore: https://t.ly/EavO2
📄 Raporti i monitorimit të mediave: https://t.ly/juwgm
📄 Raporti i monitorimit të mediave sociale: https://t.ly/2fRWP




*
SRB:
📢 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐣𝐚 𝐧𝐚 𝐃𝐞𝐥𝐮 𝐨𝐛𝐣𝐚𝐯𝐢𝐥𝐚 𝐣𝐞 𝐢𝐳𝐯𝐞𝐬̌𝐭𝐚𝐣𝐞 𝐨 𝐯𝐚𝐧𝐫𝐞𝐝𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐧𝐢𝐦 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐢𝐦𝐚 𝐨𝐝 𝟕. 𝐣𝐮𝐧𝐚 𝟐𝟎𝟐𝟔. 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝐞

Danas je održala konferenciju povodom objavljivanja četiri izveštaja o posmatranju i monitoringu vanrednih parlamentarnih izbora od 7. juna 2026. godine.

Uvodna obraćanja na otvaranju konferencije održali su g. Christoph Fuchs iz Ambasade Švajcarske na Kosovu i gđa Mirnije Stublla iz Ambasade Švedske na Kosovu, koji su istakli značaj nezavisnog i nepristrasnog posmatranja izbora, institucionalne odgovornosti i rešavanja političkih dešavanja putem institucionalnih mehanizama.

Izveštaje su predstavili Eugen Cakolli, Violeta Haxholli, Mexhide Demolli-Nimani i Rezarta Delibashzade Krasniqi.

Četiri izveštaja obrađuju administriranje izbornog procesa, izbornu kampanju, medijsko izveštavanje i političku komunikaciju na društvenim mrežama. Nalazi ukazuju na poboljšanja u tehničkom administriranju izbora i zaključenju postizborne faze, ali i na ponovljene izazove koji se odnose na ravnopravnost izborne trke, korišćenje javnih resursa, finansiranje kampanje i onlajn oglašavanje, kvalitet javne debate, zastupljenost žena i govor mržnje u digitalnom prostoru.

Preporuke DnV-a imaju za cilj da posluže kao osnova za unapređenje budućih izbornih procesa, jačanje transparentnosti, zaštitu integriteta glasa i obezbeđivanje pravednije i odgovornije izborne trke.

🔗 Celokupno saopštenje: https://t.ly/m6ZrJ

📄 Glavni izveštaj o posmatranju izbora: https://t.ly/Pjg2i
📄 Procena izborne kampanje: https://t.ly/EavO2
📄 Izveštaj o monitoringu medija: https://t.ly/juwgm
📄 Izveštaj o monitoringu društvenih mreža: https://t.ly/2fRWP




*
ENG:
📢 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐜𝐫𝐚𝐜𝐲 𝐢𝐧 𝐀𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐝 𝐭𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐩𝐨𝐫𝐭𝐬 𝐨𝐧 𝐭𝐡𝐞 𝐞𝐚𝐫𝐥𝐲 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐢𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐲 𝐞𝐥𝐞𝐜𝐭𝐢𝐨𝐧𝐬 𝐨𝐟 𝟕 𝐉𝐮𝐧𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟔

Today, held a conference to publish four observation and monitoring reports on the early parliamentary elections of 7 June 2026.

Opening remarks were delivered by Mr. Christoph Fuchs from the Embassy of Switzerland in Kosovo and Ms. Mirnije Stublla from the Embassy of Sweden in Kosovo, who emphasized the importance of independent and impartial election observation, institutional accountability, and addressing political developments through institutional mechanisms.

The reports were presented by Eugen Cakolli, Violeta Haxholli, Mexhide Demolli-Nimani and Rezarta Delibashzade Krasniqi.

The four reports cover the administration of the electoral process, the election campaign, media coverage and political communication on social media. The findings highlight improvements in the technical administration of the elections and the completion of the post-election phase, but also recurring challenges related to the level playing field, the use of public resources, campaign finance and online advertising, the quality of public debate, women’s representation and hate speech in the digital space.

DiA’s recommendations aim to serve as a basis for improving future electoral processes, strengthening transparency, protecting the integrity of the vote and ensuring a fairer and more accountable electoral contest.

🔗 Full press release: https://t.ly/m6ZrJ

📄 Main election observation report: https://t.ly/Pjg2i
📄 Election campaign assessment: https://t.ly/EavO2
📄 Media monitoring report: https://t.ly/juwgm
📄 Social media monitoring report: https://t.ly/2fRWP

Embassy of Sweden in Pristina
Embassy of Switzerland in Kosovo


🟠📢KOMUNIKATË PËR MEDIA𝐊𝐃𝐈 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐮𝐩𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ ...
03/08/2026

🟠📢KOMUNIKATË PËR MEDIA

𝐊𝐃𝐈 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐒𝐮𝐩𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐕𝐞̈𝐳𝐡𝐠𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞

mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara të Rregullores Zgjedhore nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve. Sipas Gjykatës, këto dispozita tejkalonin Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke vendosur kushte dhe kufizime të reja për akreditimin dhe veprimtarinë e vëzhguesve.

Dispozitat e shfuqizuara i jepnin KQZ-së kompetencë për të kërkuar informacione mbi burimet e financimit të organizatave pa bazë të qartë ligjore, zgjeronin kërkesat për dokumentacion ndaj organizatave vëzhguese dhe krijonin kritere të paqarta për refuzimin e akreditimit të organizatave dhe mediave. Këto rregulla linin hapësirë për vendimmarrje arbitrare dhe mund të kufizonin pjesëmarrjen e akterëve të pavarur në monitorimin e zgjedhjeve.

Rregullorja po ashtu kufizonte pjesëmarrjen e vëzhguesve që ishin në procedurë hetimore për shkelje zgjedhore, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë. Ky kufizim në anën tjeter nuk vlente edhe për komisionerët që mund të ishin në procedura hetimore. Për më tepër, rregullorja kufizonte qasjen e akterëve në mbledhjet publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndonëse karakteri publik i këtyre mbledhjeve garantohet me ligj.

KDI kishte vlerësuar se këto dispozita jo vetëm që tejkalonin ligjin, por edhe rrezikonin të dobësonin rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e proceseve zgjedhore. Një kufizim i tillë do të cenonte transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon se të drejtat dhe detyrimet e subjekteve nuk mund të kufizohen apo zgjerohen përmes akteve nënligjore pa mbështetje të qartë në ligj. Ky aktgjykim vendos një standard të rëndësishëm për administrimin e proceseve zgjedhore dhe për respektimin e parimeve të ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe transparencës.

KDI i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta zbatojë pa vonesë aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe ta harmonizojë Rregulloren për Vëzhguesit e Zgjedhjeve me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, me konsultim publik të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe akterëve të tjerë relevantë.

📣🟡  : 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫 𝐮 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭, 𝐫𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈...
08/07/2026

📣🟡 : 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫 𝐮 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭, 𝐫𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞

Demokracia në Veprim vlerëson se certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përmbyll një proces që, në tërësi, u zhvillua në mënyrë të qetë, konkurruese dhe të rregullt.

Këto zgjedhje u mbajtën në një rrethanë të pazakontë politike, pas disa proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër. Kjo u pa qartë në lodhjen e votuesve, në fushatën më pak intensive dhe në pjesëmarrjen më të ulët në votime. Megjithatë, vetë procesi nuk u shoqërua me incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Administrimi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht profesional. Publikimi i rezultateve, numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, trajtimi i votave jashtë Kosovës dhe shqyrtimi i ankesave u zhvilluan pa tensione të mëdha dhe pa zvarritje që do ta dëmtonin besueshmërinë e procesit.

Megjithatë, zgjedhjet nxorën përsëri në pah disa çështje që Kosova vazhdon t’i bartë nga një proces zgjedhor në tjetrin, përfshirë mungesën e rregullimit të parafushatës, cenimin e garës së barabartë zgjedhore nga vendimet ekzekutive, transparencën e pamjaftueshme të financimit e subjekteve politike gjatë zgjedhjeve, sidomos në hapësirën digjitale dhe nga kandidatët, vështirësitë e votuesve për ta gjetur vendvotimin, qasjen e kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sfidat që lidhen me votat preferenciale dhe votimin jashtë Kosovës.

DnV është duke finalizuar raportet përfundimtar të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve, të cilat do të publikohen në javët në vijim. Raporti do të përfshijë gjetjet e plota për procesin zgjedhor dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse.

DnV u bën thirrje Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit, që reformën zgjedhore ta vendosë ndër prioritetet e para. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, institucionet e drejtësisë, komunat dhe institucionet tjera të përfshira në proces duhet t’i trajtojnë rekomandimet me seriozitet dhe t’i kthejnë ato në veprime konkrete.

Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e bazuar në përvojën konkrete të cikleve të fundit zgjedhore. Ajo duhet të adresojë jo vetëm çështjet teknike të administrimit, por edhe elementet më të gjera të sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësim, barazi të garës, besim publik dhe funksionalitet institucional.

**

📣🟡 𝐃𝐧𝐃: 𝐈𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐨𝐤𝐨𝐧𝐜̌𝐚𝐧 𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐚𝐫𝐧𝐨, 𝐢𝐳𝐛𝐨𝐫𝐧𝐚 𝐫𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐝𝐚 𝐛𝐮𝐝𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐚𝐫𝐞𝐝𝐧𝐨𝐠 𝐬𝐚𝐳𝐢𝐯𝐚

Demokratija na delu ocenjuje da je potvrđivanjem konačnih rezultata vanrednih parlamentarnih izbora održanih 7. juna 2026. godine zaokružen proces koji je, u celini, protekao mirno, konkurentno i regularno.

Ovi izbori održani su u neuobičajenim političkim okolnostima, nakon nekoliko izbornih procesa sprovedenih u kratkom vremenskom periodu. To se jasno odrazilo na zamor birača, manje intenzivnu kampanju i nižu izlaznost. Ipak, sam izborni proces nisu pratili incidenti ili nepravilnosti koje bi ugrozile ukupni integritet izbora.

Administracija izbora bila je uglavnom profesionalna. Objavljivanje rezultata, brojanje glasova u opštinskim centrima za brojanje, rad Centra za brojanje i rezultate, obrada glasova izvan Kosova, kao i razmatranje žalbi odvijali su se bez većih tenzija i bez odugovlačenja koje bi narušilo poverenje u proces.

Ipak, izbori su ponovo ukazali na nekoliko pitanja koja Kosovo nastavlja da prenosi iz jednog izbornog ciklusa u drugi. Među njima su nedostatak regulisanja perioda pre zvanične kampanje, narušavanje ravnopravnosti izborne trke odlukama izvršne vlasti, nedovoljna transparentnost finansiranja političkih subjekata tokom izbora, posebno u digitalnom prostoru i od strane kandidata, poteškoće birača u pronalaženju biračkog mesta, ograničen pristup osobama sa invaliditetom, kao i izazovi u vezi sa preferencijalnim glasovima i glasanjem izvan Kosova.

DnD finalizuje završne izveštaje o posmatranju ovih izbora, koji će biti objavljeni u narednim nedeljama. Izveštaj će obuhvatiti potpune nalaze o izbornom procesu, kao i preporuke za nadležne institucije.

DnD poziva Skupštinu Kosova da, nakon konstituisanja, izbornu reformu uvrsti među prve prioritete. Takođe, Centralna izborna komisija, Izborni panel za žalbe i predstavke, Vrhovni sud, pravosudne institucije, opštine i druge institucije uključene u proces treba ozbiljno da razmotre preporuke i pretoče ih u konkretne mere.

Izborna reforma treba da bude sveobuhvatna, transparentna i zasnovana na konkretnom iskustvu poslednjih izbornih ciklusa. Ona treba da adresira ne samo tehnička pitanja administracije izbora, već i šire elemente izbornog sistema koji utiču na zastupljenost, ravnopravnost izborne trke, poverenje javnosti i institucionalnu funkcionalnost.

09/06/2026

Ekipi fantastik i Demokracia në Veprim

📣🟡   𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐏𝐫𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔DnV vlerëson se zgje...
09/06/2026

📣🟡 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐏𝐫𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔

DnV vlerëson se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të qeta. Procesi u administrua në mënyrë profesionale, ndërsa votuesit patën mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm dhe pa incidente serioze që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Megjithatë, këto zgjedhje u mbajtën në një klimë të lodhjes zgjedhore dhe me interesim dukshëm më të ulët të qytetarëve krahasuar me proceset e fundit parlamentare. Po ashtu, DnV vlerëson se vendime të institucioneve publike me ndikim elektoral kanë cenuar perceptimin e barazisë së garës ndërmjet subjekteve politike.

DnV po ashtu ka evidentuar administrimin përgjithësisht efektiv të procesit zgjedhor, funksionimin profesional të mekanizmave të drejtësisë zgjedhore dhe interesimin e lartë të diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje.

📄 Deklaratën e plotë preliminare të DnV-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026 mund ta gjeni këtu: https://kdi-kosova.org/aktivitetet/fdeklarate-preliminare-zgjedhjet-e-parakohshme-parlamentare-te-7-qershor-te-qeta-dhe-konkurruese-por-ne-nje-klime-te-lodhjes-zgjedhore-qe-u-reflektua-ne-pjesemarrje-te-ulet-qytetare/

09/06/2026

Kolegu ynë, Eugeni në T7 Pressing për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe çka pas tyre?

Sot në emisionin e mëngjesit në RTK, kolegu ynë Florenti për të treguar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.https://www.youtub...
08/06/2026

Sot në emisionin e mëngjesit në RTK, kolegu ynë Florenti për të treguar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=OTc9A_x0IVQ

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

🗳️Komunikata e katërt për media🟠𝐃𝐧𝐕 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐑𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐏𝐫𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞...
07/06/2026

🗳️Komunikata e katërt për media

🟠𝐃𝐧𝐕 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐑𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐏𝐫𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟕 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔

Përkundër daljes dukshëm më të ulët, procesi i votimit ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit patën mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të barabartë.
DnV i përgëzon të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës dhe kontribuan në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, të qetë dhe përgjithësisht të rregullt. Po ashtu, vlerësohet angazhimi i KQZ-së për administrimin e procesit zgjedhor, pavarësisht afateve të shkurtra për organizim.

Sipas DnV-së dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.

Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 28 Dhjetorit 2025 sipas DnV-së ishte 45%, 8% më e lartë se në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%.

Ashtu siç edhe është raportuar në intervalet tjera gjatë ditës, problematika kyçe që e ka karakterizuar procesin e votimit lidhet me vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë, përkundër që atyre u ishte ofruar mundësia nga KQZ, që përmes linkut ose përmes shkuarjes në KQZ t’a konfirmojnë Qendrën e tyre të votimit dy muaj para zgjedhjeve.

Këto zgjedhje kanë shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të votimit me asistencë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndonëse analiza më të detajuara do të nevojiten pas përfundimit të procesit për të kuptuar më mirë arsyet e këtij ndryshimi, të dhënat nga vëzhgimi tregojnë se zbatimi më i rreptë i rregullave për votimin me asistencë ka ndikuar në uljen e numrit të këtyre rasteve

***𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐄𝐋𝐈𝐌𝐈𝐍𝐀𝐑𝐄***
Lëvizja Vetëvendosje LVV 42,7% (MoE +/-1,7%)
Partia Demokratike e Kosovës – PDK 21,5% (MoE +/-1,6%)
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 17,7% (MoE +/-1,1%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - AAK 7,1% (MoE +/-1,1%)
Srpska Lista - SL 6,4% (MoE +/-2,0%)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,8% (MoE +/-0,2%)

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik
**Këto rezultate reflektojnë 75% të mostrës, dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime brenda margjinave të gabimit

DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike e pastaj i numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike.

DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ në mënyrë që procesi të përmbyllet në atmosferë të qetë dhe demokratike, sikurse ishte gjatë gjithë ditës.

Address

Bajram Kelmendi, 239
Prishtinë
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Demokracia në Veprim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share