Down Syndrome Albania

Website

Down Syndrome Albania VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni Ynë

Për një jetë të shëndetëshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse për individët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

💪 Advokim, Ndërgjegjësim dhe Mbështetje

Shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshave 0-13 vjeç

- Vlerësim zhvillimi
- Terapi ABA
- Terapi zhvillimi
- Terapi Ffizike
- Logopedi Fondacioni “DOWN SYNDROME ALBANIA” (DSA) është një fondacion, jo fitimprurës me qëllime sociale në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe edukimit të fëmijëve dhe personave me sindromën Down dhe aftesi te tjera te kufizuara dhe familjarëve të tyre

Adresa: Rruga "Hajredin Kumbaro", Sauk, Nr. 5, 1001 Tiranë, Shqipëri. Misioni Ynë

Të mbështesë zhvillimin e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Të promovojë dhe mbrojmë të drejtat e tyre përmes vlerës së të drejtave të njeriut dhe bazuar ne parimet e mos diskriminimit, dinjitetit të individit, pranimit dhe gjithëpërfshirjes duke rritur ndërgjegjësimin, advokuar dhe punuar me etikë dhe profesionalizëm të lartë në mënyre transparente. OBJEKTIVAT
Informim

1. Shpërndarje informacioni për të gjitha aspektet e sindromës Down duke përfshirë, aspektin shëndetësor, ndërhyrjen e hershme, arsimimin, kujdesin social, punësimin, mbështetjen ekonomike, plakjen dhe të drejtat e tyre, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit si: publikimeve në website, botimit dhe publikimit të librave, revistave, broshurave, etj.

2. Organizim i trajnimeve, konferencave, seminarve me qëllim informimin dhe risitë për sindromën Down, vendosje e marrëdhënieve me specialistë të fushës si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ndërgjegjësim

1. Organizim i fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim imformimin dhe promovimin e të drejtave të personave me sindromën Down.

2. Promovim i 21 Marsit, Ditës Botërore të sindromes Down sipas dhe udhëzimeve të Kombeve të Bashkuara që e vëzhgojnë këtë ditë zyrtarisht që prej vitit 2012, si dhe promovim të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down (çdo Tetor) si ditë dedikuar fëmijëve dhe të rriturve me sindormën Down, me anë të aktiviteteve të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe potencialin që kanë personat me këtë sindromë për të qenë anëtare të barabartë dhe që kontribuojnë në shoqëri. Përfaqësim

1. Lobim dhe advokim për të drejtat e fëmijeve dhe të rriturve me sindromën Down bazuar në “Konventën për të drejtat e njeriut” dhe “Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

2. Zhvillim i nje forumi për personat me sindromën Down, prindërit e tyre dhe grupe të tjera interesi ku ata njihen dhe ndajnë eksperiencat e tyre me njëri - tjetrin.

3. Zhvillim i një baze të dhënash për personat me sindromën Down në rang kombëtar.

4. Vendosja e marrëdhënieve institucionale me organizata, fondacione, institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, maternitete, jetimore, çerdhe, kopshte, shkolla, bashki, minibashki, ministri, punëdhënës për të siguruar bashkëpunim dhe mbështetje me qëllim integrimin dhe përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down në Shqipëri. Mbështetje

1. Organizim, ofrim i terapive fizike, të zhvillimit, okupacionale, logopedie, muzike, etj., për fëmijët me sindromën Down të moshës 0-13 vjeç.

2. Organizim, ofrim i trajnimeve dhe terapive për aftësim për jetën për personat me sindromën Down të moshës mbi 14 vjeç, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.

3. Punësim dhe trajnim i specialistëve për: terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale, terapi gjuhe (logopedi), etj.

4. Trajnim dhe orientim për kujdestarë, mjekë, mësimdhënës, psikologë, terapistë zhvillimi, terapistë fizikë, terapistë okupacionalë, logopedistë, punonjës social, etj.

5. Trajnim i prindërve ose kujdestarëve të personave me sindromën Down për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me ushtrime praktike për terapinë fizike, të zhvillimit, okupacionale dhe terapinë e gjuhës.

6. Organizim i kurseve të ndryshme të rekreacionit dhe rekreacionit edukativ në fushën e artit dhe sportit.

7. Sjellje nga burime të huaja të besueshme, si organizata dhe qendra kërkim-zhvillimi, të praktikave dhe njohurive më të fundit për sindromën Down në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit të personave me sindromën Down.

8. Mbledhje fondesh, pranim i donacioneve, trashëgimi, mjete të tjera financiare duke i regjistruar ato në librat financiarë të veta pa pasur asnjë qëllim fitimi financiar por duke i përdorur në përputhje me qëllimet e organizatës dhe për përmirësimin e jetes se personave me sindromën Down. Per me shume informacion kontaktoni me ne në kanalet tona, me e-mail [email protected] ose telefon 0688042222

Faleminderit nga ❤️ EasyPay | ria Money Transfer për mbështetjen e qëndrueshme të fushatës sonë   🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍...
29/10/2026

Faleminderit nga ❤️ EasyPay | ria Money Transfer për mbështetjen e qëndrueshme të fushatës sonë 🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️

Mirënjohje të përzemërta për mikun tonë të çmuar, Daniel Blloshmi dhe familjen e tij të bukur që i kemi mbështetje të va...
28/10/2026

Mirënjohje të përzemërta për mikun tonë të çmuar, Daniel Blloshmi dhe familjen e tij të bukur që i kemi mbështetje të vazhdueshme e të qëndrueshme për ofrimin e shërbimeve tona 🙏

Faleminderit nga ❤️!

🇺🇸

Mirënjohje 🙏 për Business Magazine, partnerin tonë mediatik për promovimin e edicionit të 6-të të fushatës   🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀...
27/10/2026

Mirënjohje 🙏 për Business Magazine, partnerin tonë mediatik për promovimin e edicionit të 6-të të fushatës 🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️

Faleminderit nga ❤️!



Gëzuar ditëlindjen e 14-të Ilia 🎊🎊
25/10/2026

Gëzuar ditëlindjen e 14-të Ilia 🎊🎊

Alumil Albania bashkohet dhe në këtë edicion të 6-të me ekipin   🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️ Tirana Marathon në mbështetje të shërb...
23/10/2026

Alumil Albania bashkohet dhe në këtë edicion të 6-të me ekipin 🏃‍♀️🏃‍♂️🏃‍♀️🏃‍♂️ Tirana Marathon në mbështetje të shërbimeve tona terapeutike dhe në solidarizim me kauzën tonë 🤗

Faleminderit nga ❤️

🥉

🎂 Gëzuar ditëlindjen e parë, Brayan! 💙🎈DSA të uron të rritesh me shëndet, plot dashuri e lumturi! 🎊🎊
23/10/2026

🎂 Gëzuar ditëlindjen e parë, Brayan! 💙🎈

DSA të uron të rritesh me shëndet, plot dashuri e lumturi! 🎊🎊

Disa mbështetje shkojnë përtej një fushate apo një dhurimi sporadik. Ato i qëndrojnë pranë një misioni vit pas viti dhe ...
14/10/2026

Disa mbështetje shkojnë përtej një fushate apo një dhurimi sporadik. Ato i qëndrojnë pranë një misioni vit pas viti dhe kjo është pikërisht lloji i përkrahjes që kemi më së shumti nevojë.

Për ne, PwC Albania është një nga mbështetësit tanë më të rëndësishëm dhe kontribuesi ynë më i madh financiar, duke luajtur një rol vendimtar në vazhdimësinë e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara të qendrës sonë.

Jemi të lumtur që ekipit tonë i bashkohen edhe këtë edicion 21 vrapues nga PwC Albania & Kosovo! 🏃‍♀️🏃‍♂️

Faleminderit nga ❤️ PwC Albania, jo vetëm për mbështetjen financiare, por mbi të gjitha për besimin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm ndër vite.

Team sisal_hubalbania është jo vetëm një kompani “veterane” e mbështetjes së fushatës   dhe e misionit dhe punës tonë në...
13/10/2026

Team sisal_hubalbania është jo vetëm një kompani “veterane” e mbështetjes së fushatës dhe e misionit dhe punës tonë në tërësi, por mban gjithashtu dhe trofeun e ekipit më të madh korporativ mes nesh 🤩

Këtë edicion plot 122 🏃‍♀️🏃🏃‍♀️🏃🏃‍♀️🏃

Faleminderit nga ❤️! Ju jemi mirënjohës për çdo hap të garës tuaj 🤗

💛🥇

13/10/2026

Jepi Jet’! - Jet Bank 🤗

Mirënjohje për partnerët tanë në organizim të edicionit të 6-të të fushatës “   - Garo, Mbështet si Maratonomak” 🏃🏃‍♀️🏃🏃...
11/10/2026

Mirënjohje për partnerët tanë në organizim të edicionit të 6-të të fushatës “ - Garo, Mbështet si Maratonomak” 🏃🏃‍♀️🏃🏃‍♀️ në Tirana Marathon

Kontributi i tyre in-kind për nevojat e organizimit dhe të promovimit të fushatës, na ndihmon që jo vetëm të organizojmë një fushatë sa më profesionale, por mbi të gjitha që çdo vlerë e mbledhur nga bizneset dhuruese, të përdoret për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët e qendrës sonë 🤍

Faleminderit nga ❤️!

UNIVERSGroup | Branding and Production
DBS GROUP INDUSTRIES & Dominer | Premium Sportswear
Business Magazine Albania
BEA Marketing and Promotion
Merx Marketing ®️

Address

Rruga "Besim Imami" Nr 1 (Prane M. Shyri)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Down Syndrome Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share