27/02/2025
🔥 CDA HACKATHON 2024 – Gara e Hakerave !🔥
CDA Hackathon solli një sfidë unike për të gjithë ata që synojnë të testojnë dhe shpalosin aftësitë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike. Në këtë garë prestigjioze morën pjesë 10 finalistë, të përzgjedhur mes 70+ aplikimeve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët u përballën me sfida teknike të avancuara në një ambient të simuluar, duke identifikuar sulmet dhe kërcënimet në botën digjitale.
Nëpërmjet skenarëve të ndërlikuar, pjesëmarrësit testuan njohuritë e tyre në mbrojtjen e sistemeve dhe zbulimin e kërcënimeve kibernetike, duke demonstruar aftësi të larta teknike dhe strategjike.
Ky event nuk ishte thjesht një garë, por një pikëtakim i rëndësishëm për ndërtimin e një komuniteti të fortë të ekspertëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike. Ai krijoi një urë strategjike mes pjesëmarrësve dhe aktorëve kyç të industrisë, duke lidhur talentin e ri me sektorin privat dhe institucional. Me praninë e universiteteve dhe ekspertëve të njohur, CDA Hackathon vendosi një standard të ri për konkurencën kibernetike në rajon, duke u shndërruar në një referencë për talentin, inovacionin dhe të ardhmen e sigurisë kibernetike.
Pas një përballjeje intensive, gara kulmoi me shpalljen e tre fituesve më të spikatur. Por më shumë se kaq, ky event konfirmoi rëndësinë e zhvillimit të aftësive kibernetike dhe krijimit të mundësive për gjeneratën e re të profesionistëve, duke shënuar një hap domethënës drejt një ekosistemi më të sigurt dhe inovativ.
NEXUS Albania - Together we build the Future!