Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise Shoqata e Koleksionionisteve te Shqiperise

🦅 "Fluturimi i Shqiponjës" — një vepër që meriton vend të veçantë në çdo bibliotekë shqiptarePatëm nderin të prezantojmë...
24/05/2026

🦅 "Fluturimi i Shqiponjës" — një vepër që meriton vend të veçantë në çdo bibliotekë shqiptare

Patëm nderin të prezantojmë librin e ri të mikut dhe kolegut tonë të dashur, Bajram Peçit — një figurë së cilës komuniteti i koleksionistëve i detyrohet shumë:

📮 Si ish-Drejtor i Postës Shqiptare, me gjurmë të qëndrueshme në filatelinë kombëtare; 🏛️ Si ish-Kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë; 📖 Si Kryeredaktor i revistës "Koleksionisti"; ✍️ Dhe sot, si autor i botimit të parë të këtyre përmasave kushtuar simbolit tonë më të shenjtë.

"Fluturimi i Shqiponjës" nuk është thjesht një katalog. Është një udhëtim i kujdesshëm e i dokumentuar përmes shqiponjës dykrerëshe — nga heraldika e familjeve arbërore te shteti modern shqiptar, nga pullat te monedhat, nga stemat te dekoratat.

Një simbol forcohet kur kuptohet. Dhe pikërisht këtë bën ky libër: e vendos shqiponjën në dritën e historisë dhe të dokumentit.
Faleminderit, Bajram, për këtë dhuratë që po i bën kombit dhe komunitetit tonë. 🙏

Një libër që e rekomandojmë me bindje — jo vetëm për koleksionistët dhe studiuesit, por për çdo shtëpi shqiptare.

Një vit pa mikun tonë të paharruar, Artan Lame.Në përkujtim të njëvjetorit të ndarjes së parakohshme nga jeta të Tanit, ...
23/05/2026

Një vit pa mikun tonë të paharruar, Artan Lame.

Në përkujtim të njëvjetorit të ndarjes së parakohshme nga jeta të Tanit, u zhvillua një simpozium i veçantë në hotel "Tirana International", nën moderimin e gazetares së njohur Beti Njuma.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Lisia Lame — jo vetëm vajza e Lames, por tashmë edhe anëtare e Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise e vendosur të vazhdojë atë që Tani nisi.

Kumtesa të frymëzuara mbi figurën, veprën dhe trashëgiminë e tij lexuan Anila Basha, Bajram Peçi, Aleksandër Çipa, Artan Shkreli dhe Niko Kotherja — secili duke sjellë një copëz kujtimi, mirënjohjeje dhe nderimi për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme.

Botimi i librit "Shqipni e harrume", pas largimit të tij, është vijim i natyrshëm i misionit që Artani mbajti gjallë me përkushtim gjatë gjithë jetës: ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare. Një vepër që flet me zërin e tij edhe kur ai vetë hesht.

Ky ishte një homazh i denjë për një mik që do të kujtohet përherë me respekt të thellë, mirënjohje të sinqertë dhe vlerësim të veçantë — për gjithçka që dha dhe për gjithçka që la pas.

I paharruar miku ynë, Artan Lame.

Reportazh nga Top Channel.
https://youtu.be/Giww1UhpjxI?si=acsWr923Td1Xakf4

Përshëndetje miq!Me shumë kënaqësi, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë (SHKSH) ju fton të bashkoheni në një mbrëmje...
14/05/2026

Përshëndetje miq!

Me shumë kënaqësi, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë (SHKSH) ju fton të bashkoheni në një mbrëmje të veçantë kushtuar promovimit të librit:

“FLUTURIMI I SHQIPONJËS”
nga miku dhe koleksionisti, Bajram Peçi.

📅 Data: 18 Maj 2026
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Kalaja e Tiranës

Ju ftojmë të gjithë — anëtarët, miqtë, koleksionistët dhe çdo dashamirës të trashëgimisë kulturore shqiptare — të na bashkohen në këtë aktivitet.

Ju mirëpresim! 🤝

Miq koleksionistë, Këshilli Bashkiak i Kolonjës vendosi që një nga rrugët kryesore të qytetit të Ersekës ta emërtojë “Ar...
27/09/2025

Miq koleksionistë, Këshilli Bashkiak i Kolonjës vendosi që një nga rrugët kryesore të qytetit të Ersekës ta emërtojë “Artan Lame”. Një vlerësim i merituar për kolonjarin e tyre dhe tonin. Tani ishte patriot, studiues e koleksionist me kontribute të veçanta.
Vlerësim për mikun tonë që do të na mungojë.

I paharruar qoftë kujtimi i tij! 🕯️

In Memoriam – Artan Lame 🕯️Ikja jote e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ne që patëm fatin të të nj...
22/05/2025

In Memoriam – Artan Lame 🕯️

Ikja jote e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ne që patëm fatin të të njohim e të ndajmë rrugëtimin e pasionit të koleksionimit.

Faleminderit për gjithçka që ishe, Tan!
Forcë familjes tënde!

U prehsh në paqe miku ynë!
Miqtë e tu koleksionistë

Gëzuar e përshumëvjet Festën e Flamurit 🇦🇱 112 vjet e Pavarur. Qoftë gjithmonë e pavarur dhe e pafshim mirë e më mirë çd...
28/11/2024

Gëzuar e përshumëvjet Festën e Flamurit 🇦🇱
112 vjet e Pavarur. Qoftë gjithmonë e pavarur dhe e pafshim mirë e më mirë çdo përvjetor!

20/09/2024

📚
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e numrit të 43-të të revistës “Koleksionisti”, nga Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë.
Promovimi mbahet sot, më datë 20 shtator, ora 11:00, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Në këtë takim do të marrin pjesë koleksionistë, studiues, etj.

Ju mirëpresim!

Miq koleksionistë, "Koleksionisti" Nr. 43, 2024, është tashmë i disponueshëm. Ky numër sjell artikuj interesantë mbi 110...
13/09/2024

Miq koleksionistë,

"Koleksionisti" Nr. 43, 2024, është tashmë i disponueshëm. Ky numër sjell artikuj interesantë mbi 110 vjetori i pullës së parë shqiptare, pullat ndihmë të Kryqit të Kuq Shqiptar për azilet e pleqve, numismatikën, koleksionimin si fenomen, aktivitete dhe artikuj të tjerë me vlerë historike për koleksionistët dhe artdashësit.

Ju ftojmë ta shfletoni këtë numër në versionin digjital:
https://shksh.al/revistat/252-koleksionisti-nr-43-viti-2024

Lexim të këndshëm!

Ekspozita Filatelike Ndërkombëtare EFIRO 2024Federata Rumune e Filatelisë, në partneritet me Ministrinë e Kulturës dhe R...
11/09/2024

Ekspozita Filatelike Ndërkombëtare EFIRO 2024
Federata Rumune e Filatelisë, në partneritet me Ministrinë e Kulturës dhe Romfilatelia SA, organizoi EFIRO 2024, Ekspozitën Ndërkombëtare të Filatelisë, nga data 16-19 prill në Bibliotekën Kombëtare, nën patronazhin e FIP dhe njohjen e FEPA.

Pjesëmarrës nga 67 shtete prezantuan mbi 2000 korniza filatelike. Shqipëria u përfaqësua denjësisht, duke fituar çmime prestigjioze dhe rritur ndjeshëm praninë e saj në skenën ndërkombëtare të filatelisë.

EFIRO 2024
- 67 shtete pjesëmarrëse
- mbi 2000 korniza për ekspozuesit
- konkurse filatelike për të rinjtë
- stenda për përfaqësuesit postarë, shtëpitë e ankandeve dhe tregtarët filatelikë
- seminare dhe prezantime filatelike
- grupe studimi
- zonë letrare
- https://www.efiro.ro

Komisioneri kombëtar: Julian Demeti

Pjesëmarrës:

1. Alqi Mako, Mali Athos dhe historia e tij në trashëgiminë Botërore - 5 korniza.
2. Kozma Dashi, Zyrat postare ushtarake të Italisë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore - 5 korniza.
3. Leonard Gjanci, Postat e Korçës 1891-1920 - 1 kornizë.
4. Mirgen Shamlli, Pullat e Taksës në Shqipëri 1921-2021 - Literaturë.
5. Jovan Basho, George Castriota (Skënderbeu) në emisionet e para të filatelisë shqiptare (1913-1919) - 5 korniza.
6. Julian Demeti, Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore - 5 korniza.
7. Otto Graf, Shqipëria nga Adria Aero Lloyd në Ala Littoria, zhvillimi i aeropostës nga 1925 deri më 1943.

Për më shumë detaje, lexoni artikullin e plotë në
"Koleksionisti" Nr. 43 (2024):

https://shksh.al/revistat/252-koleksionisti-nr-43-viti-2024

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+355692093393

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise:

Shortcuts

Share