04/03/2026
Merrma jetën se ta lë,
Ta kushtoj Ty Zot atë;
Merrmë çdo çast e çdo dit'
Le t'vërshojn' ato n'lavdi.
Le t'vërshojn' ato n'lavdi.
Mermi duart mi lëviz
Dhe me hirin mi ujdis;
Merrmi këmbët, mi dërgo
T’ecin veç për Ty kudo.
T’ecin veç për Ty kudo.
Merrma zërin të këndoj,
Për tim Mbret të ligjëroj;
Merrmi buzët, mbushmi plot
Me mesazhet që jep, Zot.
Me mesazhet që jep, Zot.
Merrmë, Zot, ar dhe argjend,
S'mbaj për vete asnjë send;
Merrmë mendjen dhe fuqin',
Më përdor krejt siç do Ti.
Më përdor krejt siç do Ti.
Merrma dhe vullnetin tim,
S’ësht' më imi, Ti e prin.
Merrma zemrën ta j*p Ty,
Që të bëhet fron për Ty.y
Që të bëhet fron për Ty.
Dashurin' Zot e derdh,
Sithesar në këmb' ta hedh.
Merrmë dhe do të jem o Zot
Krejt i Yti për jet' e mot
Krejt i Yti për jet' e mot
Merrmë dhe do të jem o Zot
Krejt i Yti për jet' e mot
Krejt i Yti për jet' e mot...
Origjinali: Take my life and let it be
Autore: Frances Ridley Havergal (1874)
Kënduar sipas melodisë Hedon (Malan)
Origjinali: Take my life and let it beAutore: Frances Ridley Havergal (1874)Kënduar sipas melodisë Hedon (Malan)Merrma jetën se ta lë, Ta kushtoj Ty Zot atë;...