Qendra Dua

Qendra Dua A space for opportunities...

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Tradhëtia e Intelektualëve” nga Julien Benda ✨Më 31 Mars, ora 18:30, në Qendrën DUA, do...
04/03/2026

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Tradhëtia e Intelektualëve” nga Julien Benda ✨

Më 31 Mars, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë këtë vepër të rëndësishme të mendimit kritik, ku Benda ngre pyetje thelbësore mbi rolin e intelektualëve në shoqëri dhe përgjegjësinë e tyre ndaj së vërtetës.

Një mbrëmje reflektimi mbi marrëdhënien mes dijes, moralit dhe pushtetit, si dhe mbi sfidat që përballen intelektualët kur përfshihen në pasionet politike dhe ideologjike të kohës.

Ju mirëpresim për një tjetër takim diskutimi dhe mendimi kritik! 🌿📖

📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë

LibraQëNaBëjnëTëReflektojmë

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Narcisti dhe Gojarti” nga Hermann Hesse ✨Më 24 Shkurt 2026, ora 18:30, në Qendrën DUA, ...
03/02/2026

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Narcisti dhe Gojarti” nga Hermann Hesse ✨

Më 24 Shkurt 2026, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë këtë roman të thellë e filozofik, ku dy figura – një murg dhe një artist – përfaqësojnë kontrastin mes arsyes dhe ndjeshmërisë, mendimit dhe shpirtit të lirë.

Një mbrëmje reflektimi mbi miqësinë, rrugët që zgjedhim në jetë dhe kërkimin e vetvetes përmes përvojës, besimit dhe artit.

Ju mirëpresim për një tjetër takim frymëzues! 🌿📖

📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Një Dashuri” nga Dino Buzzati ✨Më 27 Janar, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë...
13/01/2026

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Një Dashuri” nga Dino Buzzati ✨

Më 27 Janar, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë një nga romanet më të ndjerë dhe introspektivë të Buzzatit, ku dashuria shfaqet si dëshirë, ankth dhe pritje e pafund.

Në këtë mbrëmje do të ndajmë përshtypjet tona mbi librin, do të flasim për vetminë, obsesionin, ndjenjat e pashprehura dhe mënyrën se si autori depërton në thellësitë psikologjike të personazheve. Një histori intime që na fton të reflektojmë mbi raportin mes dashurisë dhe brishtësisë njerëzore.

Ju mirëpresim për një mbrëmje diskutimi, reflektimi dhe ndarjeje mendimesh. 🌿📖

📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë

19/12/2025

✨ 23 Dhjetor – Dua Center New Year Party ✨
📍 Pepper Lounge, Bllok | 🕗 20:00

Mblidhemi për të festuar një vit plot evente, aktivitete dhe frymë komuniteti. Një natë e veçantë me muzikë, energji dhe njerëzit e Dua-s.

Dresscode: Elegant / Cocktail
Le ta mbyllim vitin së bashku 🫶

✨ 23 Dhjetor – Qendra Dua feston Vitin e Ri✨Pepper Lounge, Bllok | Ora 20:00Më 23 dhjetor, mblidhemi tek Pepper Lounge p...
11/12/2025

✨ 23 Dhjetor – Qendra Dua feston Vitin e Ri✨
Pepper Lounge, Bllok | Ora 20:00

Më 23 dhjetor, mblidhemi tek Pepper Lounge per te festuar një vit të mbushur me evente dhe arritje.
Kjo është nata e përvitshme ku bashkohen të gjitha komunitetet e DUAs me muzikë dhe atmosferë si asnjë event tjetër.

Të gjithë janë të ftuar. Edhe ata që vijnë për herë të parë. Mjafton të sillni energji dhe dëshirë për të festuar!

Dresscode: Elegant/Cocktail Attire

Le ta mbyllim vitin siç i takon – së bashku ❤️

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Një ditë e Ivan Denisoviçit” nga Aleksandr Solzhenicyn ✨Më 6 Janar, ora 18:30, në Qendr...
03/12/2025

📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Një ditë e Ivan Denisoviçit” nga Aleksandr Solzhenicyn ✨

Më 6 Janar, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutomë një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë ruse të shekullit XX — rrëfimin tronditës dhe thellësisht njerëzor të një dite nga jeta e Ivan Denisoviçit në një kamp pune sovjetik.

Në këtë takim do të ndajmë përshtypjet tona mbi librin, do të flasim për mesazhet që Solzhenicyn përcjell mbi lirinë, dinjitetin dhe qëndrueshmërinë njerëzore, si dhe do të reflektojmë mbi mënyrën sesi një ditë e vetme mund të përmbledhë një botë të tërë vuajtjesh dhe shprese.

Një mbrëmje reflektimi për të gjithë ata që duan të diskutojnë letërsi me peshë historike dhe humane – ju mirëpresim! 🌿📖

📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë

QendraDua DiskutimLibri LetërsiBotërore LetërsiRuse MendimDheReflektim LoveAlbania

Address

Rruga Naim Frashëri 62
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Dua posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share