Alsar

Call Directions Website Contact the organization

Alsar Fondacioni "Alternativa e së ardhmes" është një institucion me karakter arsimor, kulturor, dhe humanitar.

Që pas rënies së regjimit komunist, shoqëria shqiptare po përjeton një proces të gjatë tranzicioni drejt një sistemi të ri. Ky proces është shoqëruar me luhatje të forta dhe të vazhdueshme, që kanë rënduar mbi individin shqiptar, të gjendur i papërgatitur dhe vetëm përballë një realiteti të ri. Realiteti në fjalë, i cili vuri në dyshim teorikisht dhe rrënoi praktikisht gati gjithë sistemin e mëparshëm të vlerave si dhe strukturat shtetërore e sociale, e la individin shqiptar, në një hapësirë të zbrazët, ku jo si nën sistemin etarist socialist, tashmë i duhej të improvizonte dhe të krijonte gjithçka vetë, e shpesh nga e para. Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” u krijua si vijimësi e punës individuale të themeluesve të saj, të cilët prej kohësh, me modesti, janë përpjekur të shfrytëzojnë mundësitë e tyre, për të ndihmuar individë në nevojë, me informacione, këshilla apo ndihmë materiale. Kështu, fondacioni “ALSAR” iu shtua strukturës ende të re të shoqërisë civile shqiptare, duke u përpjekur të promovojë frymën e ndihmesës së ndërsjelltë, nëpërmjet afishimit dhe rizbulimit të vlerave tradicionale si dhe ndërhvrjeve konkrete të ndihmës në fushat e arsimit, kulturës apo bamirësisë humanitare.Me anë të aktiviteteve të saj, ky fondacion synon të ngjallë në shoqëri, shpresën se askush nuk është vetëm, se njerëzit janë vëllezër dhe është e drejta e tyre e lindur, të ndihmohen kur kanë nevojë. In English:

Since the fall of communist regime, the Albanian society is undergoing rather long process of transition towards a new system. This process is accompanied by a strong and a continuous fluctuation, heavily influencing Albanians who were not ready to face this reality. This reality, that has put on doubt theoretically and practically ruined almost entirely the previous system of values as well as state and social structures, has left the Albanian individual in an empty space who had to improvise and start all over again. The “Alternative of future” association is a result of the continuous work of its founders, who have tried with modesty to utilize their skills to help the people in need providing information, advices or material aid. Hence “ALSAR” association is an addition to the new Albanian civil structure that is trying to promote mutual spirit of help through re discovering of traditional values as well as concrete help in education, culture or humanitarian areas. Using such activities, this NGO aims to revive the hope that nobody is alone, that people are brothers and it is their right to be helped when in need.

Realizohet në qarkun e Elbasanit projekti i dhurimit të çantave shkollore për 250 nxënësI përkushtuar në kujdesin ndaj f...
22/10/2026

Realizohet në qarkun e Elbasanit projekti i dhurimit të çantave shkollore për 250 nxënës

I përkushtuar në kujdesin ndaj fëmijëve, dhe ndaj brezit të ri në përgjithësi, Fondacioni ALSAR realizon në.....

Lexo me shume...

Fondacioni ALSAR ka realizuar me sukses të martën e 20 tetorit projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe të mjeteve didaktike në qarkun e Elbasanit.

Mish “Adak” për familje jetimësh në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë Në kuadër të Ditëve të Solidaritetit...
09/10/2026

Mish “Adak” për familje jetimësh në ditë të solidaritetit human me njerëz në nevojë

Në kuadër të Ditëve të Solidaritetit Human, si pjesë e aktivitetit të gjerë humanitar të fondacionit dhe misionit tonë të vazhdueshëm për të mbështetur shtresat në nevojë, jetimët dhe familjet e tyre, Fondacioni ALSAR organizoi një aktivitet të veçantë bamirësie.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili u zhvillua përgjatë disa ditëve, u shpërndanë pako mishi “Adak” për 30 familje jetimësh.

Falë mbështetjes së donatorëve nga Turqia, nën përkujdesjen e Prof.
Mustafa Demirkan, u bë e mundur që shumë familje të ndjenin mbështetje dhe gëzim në këtë ditë domethënëse për njerëzit në nevojë.

Fondacioni ALSAR vazhdon me përkushtim misionin e tij për t’u gjendur pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, duke ofruar ndihmë të qëndrueshme, solidaritet dhe dashuri njerëzore.

Falënderojmë të gjithë kontribuesit që bëjnë të mundur zhvillimin e aktiviteteve të tilla.

Bamirësia nuk është vetëm një akt, por një mision që bashkon zemrat dhe ndërton të ardhme më të mirë për ata që kanë nevojë.

09/10/2026

NJOFTIM

PËR PROGRAMIN E BURSAVE STUDENTORE
Fondacioni ALSAR njofton të gjithë studentët e interesuar që të aplikojnë për të përfituar nga Programi i Bursave Studentore

Qëllimi i Programit:

Ky program konsiston në ofrimin e bursave studentore të kategorizuara në nivele përfitimi.
Angazhimi dhe pjesëmarrja në projekte e aktivitete sociale, arsimore, kulturore e humanitare.

Kush mund të përfitojë:

Nga ky program mund të përfitojnë, studentët që studiojnë në fakultetet e universitetit publik të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, Universitetit "Fan Noli" në Korcë dhe Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

Kriteret:

Studentët që aplikojnë duhet:
1. Të ndjekin vijimësinë e studimeve universitare
2. Të kënë notën mesatare mbi “9”.
3. Të mos jenë përfitues të programeve të ngjashme në organizata të tjera.

Dokumentacioni:

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Curriculum vitae.
2. Vërtetim për ndjekjen e vitit akademik të lëshuar nga sekretaria e fakultetit përkatës.
3. Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme.
4. Listë notash e përditësuar e lëshuar nga sekretaria e fakultetit.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.
6. Letër motivimi.
7. Punime shkencore, ese, artikuj (fakultative).
8. Foto te vogla (2 cope)

Dokumentacioni i mësipërm duhet të dërgohet dorazi ose me postë në adresën:
Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), Rruga e Bogdanëve, Pallati Eurocol, Kati I, Tiranë
Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në:
Tel: 0422 41 852 ; Web: www.alsar.al ; E-mail: [email protected] , [email protected]

Facebook: Fondacioni Arsimore Kulturore Humanitare “Alsar”
Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2026.
*Dosja me dokumentacionin e studentit do të shqyrtohet nga komisioni i vlerësimit

“FJALORI I MADH DHE AKADEMIA E VOGËL”, BOTIM I RI I ALSARSapo doli nga shtypi libri i ri  “Fjalori i madh dhe Akademia e...
07/10/2026

“FJALORI I MADH DHE AKADEMIA E VOGËL”, BOTIM I RI I ALSAR

Sapo doli nga shtypi libri i ri “Fjalori i madh dhe Akademia e vogël”, botimet ALSAR. Autori Mehmet Elezi i bën një oponencë shkencore Fjalorit të madh të gjuhës shqipe (FMGJSH), që ka hedhur në linjë Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.
Autori shqyrton tri risi kryesore që priteshin në këtë Fjalor: 1. Përkufizim profesional i fjalëve, me filozofinë e një shoqërie të lirë, të zhveshur nga ideologjia; 2. Hapje gjithëpërfshirëse për thesarin e fjalësit nga krejt trevat, brenda e jashtë kufijve shtetërorë, duke përfshirë të gjitha pasuritë leksikore të lëna jashtë fjalorëve të mëparshëm për arsye jashtëgjuhësore; dhe: 3. Metodologji bashkëkohore në përkufizim, përfshi etimologjinë e fjalëve dhe ilustrimin me citime nga autorë e vepra të mëdha. Ai thekson se pritshmëri të tilla për FMGJSH ishin me këmbë në tokë, ishin për të mundshmen, jo thjesht për të dëshiruarën.
Lënda është strukturuar në 28 kapituj, si “Fjalori si pasqyrë qytetërimi”, “Fjalë identitare pa pasaportë”, “Etimologjia nuk shkëlqen me mungesën e saj”, “Nuk është duvaku që të bën nuse”, “Zëri i fjalëve prej emërvendeve të moçme”, “Modernizimi i fjalësit” e të tjera. Në libër shqyrtohen përkufizimet e fjalëve (lemave), që autori i përzgjedh sipas kriteresh të caktuara, bëhen përqasje më fjalorët e mëparshëm dhe me përvojën e akademive të tjera, bëhen vërejtje e sugjerime.

Sipas tij: - mungesa e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës dhe përzgjedhja e bashkëhartuesve shpesh jo sipas kapaciteteve shkencore që përfaqësojnë; - mungesa e etimologjisë së fjalëve; - mungesa e ilustrimit nga vepra të autorëve të mëdhenj e nga monumentet folklorike të botës shqiptare; - ngutja për të përfunduar veprën pavarësisht mangësive të tilla; - këto e lënë përsëri Fjalorin e gjuhës shqipe nën mundësitë tona dhe nën nivelin e veprave të ngjashme të akademive të rajonit.

Duke qenë e vetmja oponencë pak a shumë e plotë e botuar deri tashti për FMGJSH, shpresohet se botimi i këtij libri përbën ndihmesë të dukshme për të bërë mjaft përmirësime në Fjalor, para se të dërgohet për shtyp.

ALSAR pranë familjeve në nevojë në TropojëFondacioni ALSAR realizoi një projekt bamirësie në zonën e Tropojës, në kuadër...
30/09/2026

ALSAR pranë familjeve në nevojë në Tropojë

Fondacioni ALSAR realizoi një projekt bamirësie në zonën e Tropojës, në kuadër të angazhimit të tij të vazhdueshëm për të mbështetur familjet dhe individët në nevojë.

Në kuadër të kësaj nisme u shpërndanë ndihma materiale dhe pako ushqimore për familje të përzgjedhura në zonën e Tropojës, duke synuar t'u ofrohej një mbështetje konkrete për përballimin e nevojave të tyre të përditshme.
Aktiviteti u zhvillua në frymën e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për shtresat në nevojë.

Përmes këtyre nismave, ALSAR synon të jetë pranë komuniteteve në zona të ndryshme të vendit dhe të kontribuojë në forcimin e kulturës së ndihmës dhe solidaritetit shoqëror.

ALSAR falënderon të gjithë donatorët dhe kontribuuesit që bëjnë të mundur realizimin e projekteve të tilla dhe shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mikpritjen e komunitetit të Tropojës.

Bamirësia është një vepër që sjell shpresë, forcon solidaritetin dhe e bën shoqërinë më të bashkuar.

Botimet ALSAR marrin pjesë në Takimin Ndërkombëtar për Botimet Islame në Stamboll të IUIBP-sëE ardhmja e botimeve të lit...
29/09/2026

Botimet ALSAR marrin pjesë në Takimin Ndërkombëtar për Botimet Islame në Stamboll të IUIBP-së

E ardhmja e botimeve të literaturës islame, projektet e përbashkëta botuese, bashkëpunimet në botime, ishin të gjitha.....

Lexo me shume....

Në Stamboll u mbajt javën e kaluar Takimi Ndërkombëtar për Botimet Islame, i organizuar për të mbledhur për dialog, bashkëpunim dhe lidhje të reja botues nga vende, rajone, gjuhë dhe tregje të ndryshme.

Fondacionin ALSAR e vizitoi një ekip i YTB-së, entit të mirënjohur turkNë bisedën e zhvilluar gjatë pritjes u diskutua b...
27/09/2026

Fondacionin ALSAR e vizitoi një ekip i YTB-së, entit të mirënjohur turk

Në bisedën e zhvilluar gjatë pritjes u diskutua bashkëpunimi dhe….

Lexo me shume…..

Në Fondacionin ALSAR u prit këtë të shtunë, më 26 shtator, një ekip i YTB-së, Kryesisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike, i mbërritur në vendin tonë për një vizitë pune.

Dhurohen stola për shkollën 9-vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull të KrujësFjalët që e shoqëruan projektin, “Për fëmijët...
24/09/2026

Dhurohen stola për shkollën 9-vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës

Fjalët që e shoqëruan projektin, “Për fëmijët, për të ardhmen”, reflektonin përkushtimin e .....

Lexo me shume....

Fondacioni ALSAR ka realizuar të mërkurën e 23 shtatorit projektin e dhurimit të stolave për shkollën 9-vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës.

Fondacioni ALSAR e përkujtoi Abdi Baletën në njëvjetorin e ikjes nga kjo botë me konferencën shkencore, “Një jetë në shë...
21/09/2026

Fondacioni ALSAR e përkujtoi Abdi Baletën në njëvjetorin e ikjes nga kjo botë me konferencën shkencore, “Një jetë në shërbim të kombit”

Fondacioni ALSAR, botuesi i kolanës 36-vëllimëshe të veprës publicistike të Abdi Baletës, e përkujtoi atë këtë të hënë, më 21 shtator 2026, me një ….

Lexo me shume….

Fondacioni ALSAR, botuesi i kolanës 36-vëllimëshe të veprës publicistike të Abdi Baletës, e përkujtoi atë këtë të hënë, më 21 shtator 2026, me një konferencë shkencore në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta.

Address

Rr. E Bogdanëve, P. Eurocol, Kati 1
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alsar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Alsar:

Shortcuts

Share