Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë
Call Directions Website Contact the organization

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë The Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania (UCCIAL)

📢 NJOFTIM PËR BIZNESET E DËMTUARA NGA PROTESTATPër evidentimin, verifikimin dhe mbështetjen e bizneseve të vogla që kanë...
17/10/2026

📢 NJOFTIM PËR BIZNESET E DËMTUARA NGA PROTESTAT

Për evidentimin, verifikimin dhe mbështetjen e bizneseve të vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave, në portalin e-Albania është krijuar hapësira e dedikuar “Dëmi im”.

📲 Si të aplikoni?

1. Hyni në e-Albania: Aksesoni www.e-albania.al dhe identifikohuni në llogarinë tuaj.

2. Gjeni shërbimin: Kërkoni hapësirën “Dëmi im”.

3. Plotësoni të dhënat: Vendosni të dhënat personale, NIPT-in, kontaktet, informacionin mbi ambientin e biznesit dhe sigurimin, nëse keni.

4. Deklaroni dëmet: Shënoni vlerën e përllogaritur të dëmeve materiale.

5. Ngarkoni dokumentet: Bashkëngjitni fotografi, video, fatura dhe çdo dokument tjetër mbështetës.

6. Përfundoni regjistrimin: Ndiqni udhëzimet e portalit për dorëzimin e të dhënave.

🔎 Çfarë ndodh më pas?

✅ 10 grupe pune të Drejtorisë së Tatimeve do të verifikojnë dëmet në terren.

✅ Do të kontrollohet dokumentacioni dhe do të krijohet regjistri i dëmeve.

✅ Pas verifikimit, do të përcaktohen masat konkrete për mbështetjen dhe shlyerjen e dëmeve.

📌 Ftojmë çdo biznes të vogël të dëmtuar të regjistrojë dëmet dhe të paraqesë dokumentacionin përkatës.


17/10/2026

Jemi pro protestës paqësore dhe kundër dhunës! Ju lutem mos dëmtoni biznesin dhe vendet e punës!

🇦🇱🤝🇬🇷 Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–GreqiKënaqësi të merrja pjesë si paneliste në Strategic Balkan Cooperati...
15/10/2026

🇦🇱🤝🇬🇷 Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Greqi

Kënaqësi të merrja pjesë si paneliste në Strategic Balkan Cooperation Forum, organizuar në kuadër të vizitës në Shqipëri të Zëvendësministrit të Brendshëm të Greqisë, z. Konstantinos Gioulekas, i shoqëruar nga një delegacion përfaqësuesish të biznesit dhe institucioneve greke.

Në praninë e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, Ambasadores së Greqisë në Shqipëri, znj. Elina Komini, dhe përfaqsuesve të lartë të institucioneve, Forumi krijoi një mundësi të rëndësishme për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë panelit Business Cooperation, solla perspektivën e komunitetit të biznesit shqiptar mbi nevojën për të thelluar marrëdhëniet tregtare dhe investimet mes dy vendeve, përmes partneriteteve konkrete ndërmjet sipërmarrjeve, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale, infrastrukturës dhe logjistikës, si dhe bashkëpunimit në teknologji, inovacion dhe tranzicionin e gjelbër.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së SME-ve dhe forcimit të rrjeteve të biznesit, ku Dhomat e Tregtisë kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Objektivi ynë nuk duhet të jetë thjesht të tregtojmë më shumë me njëri-tjetrin, por të investojmë së bashku, të prodhojmë së bashku, të inovojmë së bashku dhe të bëhemi më konkurrues së bashku në tregun europian.

Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, partneriteti me Greqinë merr një rëndësi të veçantë, duke krijuar mundësi të reja jo vetëm për ekonomitë tona, por edhe për integrimin dhe konkurrueshmërinë e rajonit.

🇦🇱

🇦🇱🇨🇳Me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesia e Saj, Znj. Pang Chunxue,Ambasado...
05/10/2026

🇦🇱🇨🇳Me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës,
Shkëlqesia e Saj, Znj. Pang Chunxue,
Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Kinës në Republikën e Shqipërisë, organizoi një pritje ku morën pjesë përfaqsues të insitucioneve, biznese dhe miq nga të dy vendet.

E ftuar në këtë pritje ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

Do të vazhdojmë të punojmë për lehtësimin e tregtisë dhe kontakteve B2B duke ndihmuar bizneset shqiptare dhe kineze në vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta dhe forcimin e partneriteteve tregtare.

🇦🇱



🇦🇱🇪🇺 KONFERENCA NDËRPARLAMENTARE“Axhenda Strategjike për Zgjerimin e BE-së dhe Anëtarësimin e Shqipërisë”Në kuadër të kë...
02/10/2026

🇦🇱🇪🇺 KONFERENCA NDËRPARLAMENTARE
“Axhenda Strategjike për Zgjerimin e BE-së dhe Anëtarësimin e Shqipërisë”

Në kuadër të kësaj konference, shumë të rëndësishme për Shqipërinë, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, mbajti fjalën e saj në sesionin:
“Zgjerimi si shtysë strategjike për reforma, stabilitet dhe siguri”.

Në këtë panel të nivelit të lartë, së bashku me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Evropian, Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere, në fjalën e saj ajo solli perspektivën e komunitetit të biznesit shqiptar dhe rajonal mbi procesin e integrimit evropian.

Nga perspektiva e biznesit, integrimi evropian duhet të jetë një proces i parashikueshëm, i bazuar në meritë dhe i shoqëruar me mbështetje konkrete për bizneset, veçanërisht SME-të.

Dhomat e Tregtisë janë ura e drejtpërdrejtë midis politikëbërjes dhe realitetit të biznesit. Ato ndjekin nga afër ku reformat po japin rezultate, ku mbeten barrierat dhe çfarë u nevojitet bizneseve për të përmbushur standardet e Tregut të Vetëm.

Prandaj, zëri i biznesit dhe i Dhomave duhet të jetë pjesë e procesit të integrimit, nga hartimi i politikave deri te zbatimi i tyre.
Bizneset shqiptare dhe ato në rajon kanë nevojë për:
🔹 perspektivë dhe afate të qarta;
🔹 përfshirje sistematike të Dhomave në procesin e integrimit;
🔹 mbështetje financiare të targetuar për përshtatjen me kërkesat e BE-së;
🔹 forcim të kapaciteteve të Dhomave për të mbështetur SME-të.

Integrimi në Tregun e Vetëm nuk është vetëm përafrim legjislativ. Është krijimi i kushteve që bizneset të përgatiten, të investojnë, të inovojnë dhe të konkurrojnë në mënyrë të barabartë në tregun evropian.
tona.

Një Treg i Vetëm më i integruar kërkon edhe një biznes më të përgatitur.

🇦🇱


MÜSİAD Shqipëri 🇦🇱🤝🇹🇷 festoi 2 - vjetorin e themelimit.  Në darkën gala tē organizuar nga Drejtori Ekzekutiv, Z. Muhamme...
25/09/2026

MÜSİAD Shqipëri 🇦🇱🤝🇹🇷 festoi 2 - vjetorin e themelimit.
Në darkën gala tē organizuar nga Drejtori Ekzekutiv, Z. Muhammet Isler, me pjesmarrjen e shumë bizneseve të ardhura nga Turqia, ishin të ftuar edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, S*T. Z. B. Ceyhun Erciyes, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ministrja e Shtetit, znj. Erjona Ismaili, Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Marinela Prifti, përfaqësues të Kryesisë Qendrore të MÜSİAD-it, si dhe përfaqësues të biznesit dhe zyrtarë publike.

Partneriteti dhe bashkëpunimi ekonomik Shqipëri - Turqi vazhdon të forcohet çdo vit dhe më shumë duke sjellë mundësi të reja bashkëpunimi në tregti dhe investime.

🇦🇱



̈punimekonomik

Në një pritje miqësore të organizuar nga Ambasada franceze dhe ADF, mirëpritëm  drejtorin e ri të , Christophe Lecourtie...
11/09/2026

Në një pritje miqësore të organizuar nga Ambasada franceze dhe ADF, mirëpritëm drejtorin e ri të , Christophe Lecourtier, në vizitën e tij të parë në Shqipëri 🇦🇱.

Në këtë event u festua edhe puna e 5 viteve të AFD në Shqipëri në sektorët kyç të energjisë dhe mjedisit me një portofol +620M€.

Partneritet strategjik për 🇫🇷🤝🇦🇱 drejt integrimit në 🇪🇺.

🇦🇱

Këshilli i Investimeve zhvilloi një mbledhje, të drejtuar nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Martin Ka...
01/07/2026

Këshilli i Investimeve zhvilloi një mbledhje, të drejtuar nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Martin Kajo, kushtuar forcimit të procesit të konsultimit publik dhe dialogut me sektorin privat mbi dy dokumente kyçe të politikave për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare: Dokumentin e Politikave për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) 2026–2030 dhe Strategjinë Kombëtare të Industrisë 2026–2030.

Diskutimi u përqendrua në ndërhyrjet strategjike të politikave të nevojshme për adresimin e sfidave që lidhen me produktivitetin dhe inovacionin për t'iu përgjigjur më mirë pritshmërive të sektorit privat. Në këtë takim mori e pjesë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë e cila i kushtoi një vëmëndje të veçantë konkurrueshmërisë së ekonomisë, forcimit të ekosistemit të NVM-ve, nxitjes së inovacionit dhe transformimit digjital, mbështetjes së tranzicionit të gjelbër, si dhe përshpejtimit të integrimit në zinxhirët evropianë dhe globalë të vlerës.

Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e angazhimit aktiv të aktorëve të interesit dhe e kontributit të tyre në këto dy strategji të rëndësishme si edhe në hartimin e reformave që mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

🇦🇱



📍Në Vlorë, në një takim informues mbi politikat institucionale për të mbështetur sipërmarrësit me një panel të përbërë n...
24/06/2026

📍Në Vlorë, në një takim informues mbi politikat institucionale për të mbështetur sipërmarrësit me një panel të përbërë nga Znj.Ardita Kuçi, Drejtoreshë e Përgjithshme AZHBR, Z.Arjan Ymeri Drejtor i Përgjithshëm i Start Up Albania, Znj. Ines Muçostepa Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Albana Zykaj, Përgjegjëse e Sektorit NMVM dhe Eksperte e AIDA-s, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe sipërmarrësen e suksesshme, Znj. Era Xhabafti.

Ky aktivitet, i cili zgjati plot 3 orë, tregoi edhe një herë se kemi shumë arritje për të ndarë e promovuar, po aq sa ka nevojë për të diskutuar, sugjeruar e këshilluar gjithçka mund të bëhet më mirë.

Një falenderim i veçantë i shkon Ministres së Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, znj. Erjona Ismaili për organizimin e këtij takimi që do të vijojë të organizohet edhe në qytete të tjera për të ndihmuar sipërmarrjen shqiptare me informacion dhe ndihma konkrete.

🇦🇱




Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u zhvillua një takim konsultues me përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe...
16/06/2026

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u zhvillua një takim konsultues me përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe ekspertë të fushës për të diskutuar procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe zbatimin e skemës së ♻️ Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit i drejtuar nga Zv. Ministri Genti Gazheli. E ftuar ne këtë takim ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

Diskutimet u fokusuan në funksionimin e skemave të përgjegjësisë së prodhuesve, rritjen e normave të grumbullimit dhe riciklimit, si dhe krijimin e një kuadri rregullator të qartë, funksional dhe transparent.

Kontributet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve do të shërbejnë për përmirësimin e kuadrit rregullator dhe për avancimin e objektivave të ekonomisë qarkulluese, në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian🇦🇱 🇪🇺

🇦🇱

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35544500221

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë:

Shortcuts

Share