Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy
Directions Website

Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy The Institute for Environmental Policy (IEP) -- a non-governmental, non-profit environmental organiz

IPM është e përkushtuar të rrisë qëndrueshmërinë mjedisore në Shqipëri nëpërmjet politikave, projekteve, programeve, ndërgjegjësimit, aksioneve publike dhe fushatave në fushën e mjedisit. IPM synon që të behet një nga institucionet kryesore në zhvillimin e politikave mjedisore duke ofruar lidership dhe duke nxitur bashkëpunimin. Ne synojmë të frymëzojmë, informojmë, dhe ndikojmë shoqërinë shqiptare drejt një të ardhme mjedisore dhe zhvillimi të qëndrueshëm. IPM kryesisht merret me projekte që kanë në fokus (por nuk kufizohet vetëm në këto fusha) këto fusha:
Ndryshimet klimatike;
Jetesë e qëndrueshme;
Energji e ripërtëritshme;
Ekosistemet dhe njerëzit;
Mbetjet dhe riciklimi;
Menaxhimi i ujërave.

20/10/2026

📣 Letër e hapur për veterinerët e kontraktuar për KSVL: Largimi i qenve të vjetër të lagjeve është joetik dhe i padrejtë

Qentë që kanë jetuar për vite të tëra në lagje nuk duhet të largohen nga mjedisi ku jetojnë, përveç rasteve kur ka arsye të mirëfillta shëndetësore ose të sigurisë. Kjo vlen veçanërisht për qentë e moshuar, tashmë të kastruar ose sterilizuar, të qetë, të përshtatur me mjedisin e tyre dhe me njerëz që kujdesen për ta.

Ne i kuptojmë shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë publike që lidhen me qentë e pastrehë. Por nuk mund të pranojmë që përgjegjësia kryesore për këtë gjendje t’u ngarkohet vetë kafshëve, ndërkohë që njerëzit vazhdojnë t’i braktisin, të shumojnë qen pa kontroll dhe të kontribuojnë në vuajtjet e tyre.

Shumë qen përballen me abuzim, parazitë dhe sëmundje të patrajtuara. Qentë femra të pasterilizuara vazhdojnë të sjellin këlyshë në mjedise ku mbijetesa e tyre është e pasigurt. Në këtë realitet, aktivistët dhe banorët që kujdesen për kafshët u ofrojnë shumë qenve jo vetëm ushqim dhe mbrojtje, por edhe një mjedis ku ndihen të sigurt dhe mësojnë t’u besojnë njerëzve.

Gjatë projekteve KSVL, disa veterinerë po largojnë pikërisht qentë e trajtuar, të përshtatur me lagjen dhe të lidhur me banorët që kujdesen për ta. Pse? Sepse shpesh janë më të butë dhe më të lehtë për t’u kapur. Kjo mund ta lehtësojë përmbushjen e numrit të trajtimeve në kontratë dhe t’u japë banorëve përshtypjen se problemi është zgjidhur, vetëm sepse qentë nuk shihen më.

Por KSVL nuk është program për t’i larguar qentë nga sytë e qytetarëve. Qëllimi është parandalimi i riprodhimit të pakontrolluar dhe stabilizimi i popullsisë së qenve. Burimet duhet të orientohen drejt qenve që kanë më shumë nevojë për ndërhyrje, veçanërisht bushtrave të pasterilizuara, si dhe vaksinimit, trajtimit kundër parazitëve, kontrollit të shumimit dhe parandalimit të braktisjes.

Veterinerët kanë përgjegjësi profesionale dhe etike që mirëqenia e kafshëve dhe rezultatet reale të programit të kenë përparësi ndaj përmbushjes formale të kontratës.

Një qen nuk duhet të ndëshkohet me largim vetëm sepse është i butë, i beson njeriut dhe ka gjetur një vend ku ndihet i sigurt.

U bëjmë thirrje veterinerëve të rishikojnë këtë praktikë dhe të zbatojnë KSVL-në në mënyrë humane, të përgjegjshme dhe afatgjatë.

Për të lexuar reagimin tonë të plotë, vizitoni linkun 👉 https://bit.ly/3VPZ2fn

___________________

**Open Letter to Veterinarians Contracted for CNVR: Removing Long-Established Neighbourhood Dogs Is Unethical and Unjust**

Dogs that have lived in neighbourhoods for years should not be removed from the environment in which they live, except where there are legitimate health or safety reasons. This applies particularly to older dogs that have already been neutered or spayed, are calm, are adapted to their surroundings, and have people who care for them.

We understand the public health and safety concerns associated with homeless dogs. However, we cannot accept that the primary responsibility for this situation be placed on the animals themselves, while people continue to abandon them, breed dogs without control, and contribute to their suffering.

Many dogs face abuse, parasites, and untreated diseases. Unspayed female dogs continue to give birth to puppies in environments where their survival is uncertain. In this reality, activists and residents who care for animals provide many dogs not only with food and protection, but also with an environment where they feel safe and learn to trust people.

During CNVR projects, some veterinarians are removing precisely those dogs that have been treated, are adapted to their neighbourhoods, and have bonds with the residents who care for them. Why? Because they are often gentler and easier to capture. This may make it easier to meet the number of treatments stipulated in the contract and give residents the impression that the problem has been solved simply because the dogs are no longer visible.

But CNVR is not a programme for removing dogs from the sight of citizens. Its purpose is to prevent uncontrolled reproduction and stabilise the dog population. Resources should be directed towards dogs that need intervention the most, particularly unspayed female dogs, as well as vaccination, parasite treatment, breeding control, and the prevention of abandonment.

Veterinarians have a professional and ethical responsibility to ensure that animal welfare and the actual results of the programme take priority over the formal fulfilment of the contract.

A dog should not be punished with removal simply because it is gentle, trusts humans, and has found a place where it feels safe.

We call on veterinarians to reconsider this practice and implement CNVR in a humane, responsible, and long-term manner.

WORLD CONFERENCE 2026!🌏🧸Instituti i Politikave Mjedisore pati nderin të ishte pjesë  në Konferencën Botërore 2026, të zh...
20/10/2026

WORLD CONFERENCE 2026!🌏🧸

Instituti i Politikave Mjedisore pati nderin të ishte pjesë në Konferencën Botërore 2026, të zhvilluar në Brasov(Rumani) në datat 16, 17, 18 Tetor, me temë: Protecting Bears, Building Bridges!
IEP pati mundësinë të takojë aktivistë dhe përfaqësues të organizatave nga vende të ndryshme të botës që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, rasti i Rumanisë dhe rrugëtimi i Rumanisë në këto fusha ishte mjaft interesant dhe me vlerë për organizatat dhe institucionet publike shqiptare.
Falenderojmë🙏 Party for the Animals - Animal Politics Foundation për mundësinë për të qenë pjesë e kësaj Konfererence kaq të rëndësishme dhe frytdhënëse.

17/10/2026
03/06/2026

Address

3 Dëshmorët, Pallati Pitagora, Nr. 1, Yzberisht
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Politikave Mjedisore/Institute for Environmental Policy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share