Ardhmeria

Call Directions

Ardhmeria Ardhmëria - Derë e hapur drejt së ardhmes. Shoqata Kulturore “Ardhmëria” eshte një organizatë jofitimprurëse e themeluar zyrtarisht më 15 nëntor të vitit 2001.

Ajo lindi si koordinim i dëshirës dhe shqetësimit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët i bashkonte rruga për te vlerat hyjnore dhe angazhimi për ti shërbyer shoqërisë shqiptare nëpërmjet këtyre vlerave.

Ardhmëria sëbashku me Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Humane vijon me procesin e aplikimit për trajnimin në fushën ...
19/10/2026

Ardhmëria sëbashku me Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Humane vijon me procesin e aplikimit për trajnimin në fushën e Shkencave Humane me kohëzgjatje 2 vite.

📚Trajnimi konsiston në përfitimin e një pakete dijesh teorike në disa prej fushave kryesore të shkencave humane si: Sociologjia e Modernitetit, Historia, Sociologjia e Orientalizmit, Nacionalizmi. Filozofia, Gazetaria dhe Media, Komunikimi, Shkencat Politike, E drejta Publike, Psikologjia.

Për më shumë informacion dhe për aplikim klikoni në linkun: ⬇️⬇️

https://forms.gle/AoxUHTtx9TDRFAiV6

📖 KURSI ONLINE I LEXIMIT TË KURANIT 📖✨Qendra e Kuranit Ardhmëria organizon si parapërgaditje për muajin e Ramazanit kurs...
12/10/2026

📖 KURSI ONLINE I LEXIMIT TË KURANIT 📖
✨Qendra e Kuranit Ardhmëria organizon si parapërgaditje për muajin e Ramazanit kursin online për leximin e Kuranit arabisht!
Jeni të mirëseardhur të bëheni pjesë e kursit online, kursi është i hapur për të gjitha moshat!
📌 Detajet e Kursit:
👨‍🏫 Mësues: Hoxhë Mevlad Çollaku
📚 Përmbajtja: Mësim i leximit të Kuranit (nga hapat e parë deri në fundin e abetares)
Numri i leksioneve: 22 leksione
💻 Platforma: Online në Zoom
⏰ Orari: *17:30-18:30*
💰 Pagesa: Mësimi është krejtësisht FALAS!
Afati i regjistrimit: *Deri me 2 nëntor*.
📝 Si të regjistroheni?
Për t'u bërë pjesë e kursit, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm:
🔗 https://forms.gle/5oNiHPTjg3CrGe1i8

📌 Ardhmëria Tiranë fton të gjithë studentët që të marrin pjesë në "Takimin Mirëseardhës" për vitin akademik 2026-2027! 😊...
11/10/2026

📌 Ardhmëria Tiranë fton të gjithë studentët që të marrin pjesë në "Takimin Mirëseardhës" për vitin akademik 2026-2027! 😊

⏳ E Mërkurë, Dt. 14 Tetor 2026
🕓 Ora 16:00
📍 Ambientet e Ardhmërisë Tiranë

Për çdo student që njihni mund ta prezantoni që të bëhet pjesë e aktiviteteve tona! 😊

Ju mirëpresim! 🤗

Ju lutem për arsye organizimi konfirmoni pjesëmarrjen në: +355 69 700 3002

SHOQATA KULTURORE ARDHMËRIAVizitë miqësore nga përfaqësues të komuniteteve fetare të Polonisë📍 Tiranë, 8 tetor 2026Selam...
09/10/2026

SHOQATA KULTURORE ARDHMËRIA
Vizitë miqësore nga përfaqësues të komuniteteve fetare të Polonisë

📍 Tiranë, 8 tetor 2026

Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

Me datë 8 Tetor, Kryetari i Shoqatës Kulturore Ardhmëria, Prof. Sabaudin Jashari, priti në një vizitë miqësore dy personalitete fetare nga Polonia:

* Abdulxhebbar Kubejsi – Kryetar i Unionit të Myslimanëve në Poloni.
* Tadeusz Czekański – Arqipeshkëv i Katovicës, Poloni.

Gjatë takimit, të ftuarit u njohën nga afër me veprimtarinë, misionin dhe kontributin e Shoqatës Kulturore Ardhmëria në fushën e edukimit, kulturës dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Prof. Sabaudin Jashari theksoi rëndësinë që feja islame i kushton respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe marrëdhënieve të mira me ithtarët e feve të tjera, veçanërisht me Ehli Kitabin (Ithtarët e Librit).

Duke iu referuar ajeteve kuranore dhe haditheve profetike, ai solli në vëmendje mësimet e Islamit mbi drejtësinë, mirësinë, respektin dhe dialogun ndërfetar, si vlera themelore për ndërtimin e urave të mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve.

Takimi shërbeu si një mundësi e vyer për njohje të ndërsjellë, shkëmbim mendimesh dhe forcimin e frymës së bashkëpunimit e të respektit ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

Shoqata Kulturore Ardhmëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të vlerave të larta njerëzore, dialogut konstruktiv dhe bashkëjetesës në harmoni.

Respekti, dialogu dhe mirëkuptimi ndërtojnë ura mes njerëzve dhe komuniteteve.

06/10/2026
📢 Rinisim aktivitetet me shkollat e mesme!Departamenti i Shkollave të Mesme - Shoqata Kulturore Ardhmëria rikthehet me n...
02/10/2026

📢 Rinisim aktivitetet me shkollat e mesme!

Departamenti i Shkollave të Mesme - Shoqata Kulturore Ardhmëria rikthehet me një vit të ri plot dije, zhvillim, vlera dhe miqësi. ✨📚

🗓️ Nisim më 3 Tetor
⏰ Ora 14:00

Na pret një rrugëtim i bukur me ligjërata, mësim të Kuranit, aktivitete edukative dhe momente të veçanta së bashku. 🌿🤍

Fto edhe shoqërinë tënde dhe bëhuni pjesë e një ambienti ku mësojmë, zhvillohemi dhe krijojmë miqësi të bukura! 🌟

Ju mirëpresim!

17/09/2026

Me Emrin E Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

"Fatura" e popujve realisht të lirë

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër liderëve historik të UÇK vërtetoi shumë çka por katër nga më të rëndësishmet janë:

1- Populli shqiptar i Kosovës është me të vërtetë i lirë përderisa bijtë e tij janë të gatshëm të paguajnë fatura të tilla.

2- Dikujt i ka "dhimbtë" shumë liria e Kosovës saqë edhe pse që nga viti 2008 Kosova u njoh si shtet, dikush po punon fort të kthej mbrapa historinë tashmë të pa ndryshueshme të lirisë së Kosovës. Tregues i pandryshueshmërisë është pikërisht pika e parë, pra gatishmëria e bijve të Kosovës për të paguar fatura dhe çmime të rënda në mbrojtje të kësaj lirie.

3- Përfundimisht shqiptarët duhet t'i kthejnë sytë nga njëri-tjetri dhe të ngrejnë nivelin e pritshmërive tek vetja dhe të zbresin me këmbë në tokë pritshmëritë nga të "tjerët"

4- Pasuria më e madhe e popullit shqiptar janë bijtë dhe bijat e vërtetë të saj...

Krenar me Kosovën dhe popullin e saj....

Krenar me UÇK dhe bijtë e saj...

Krenar me dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës...

Krenar me liderët e UÇK dhe me baballarët dhe nënat e tyre që i kanë rritur dhe edukuar...

Krenar me të gjithë ata që kontribuan me ç'kishin mundësi për fitimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës...

Lutje dhe dua të sinqerta dhe të përzemërta drejtuar Allahut, Zotit të Gjithësisë, që të pranojë dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës dhe të pranojë sakrificën e madhe të të gjithë ushtarëve besnikë të UÇK...

Siç i lutemi Allahut të Madhëruar t'iu j*p sabër dhe t'ua forcojë zemrat liderëve të UÇK të dënuar padrejtësisht, dhe familjarëve të tyre...

Në emrin tim dhe të Shoqatës Kulturore Ardhmëria shpreh respektin më të thellë dhe konsideratën më të lartë për të gjithë këtë sakrificë madhore që vetëm Allahu, Zoti i Gjithësisë di ta shpërblejë në dynja dhe ahiret

Sabaudin Jashari

Kryetari i Shoqatës Kulturore Ardhmëria

📚 Ardhmëria Tiranë bënë me dije të gjithë të interesuarit që:📢 Hapen aplikimet në Programin e dijeve Islame, për të gjit...
16/09/2026

📚 Ardhmëria Tiranë bënë me dije të gjithë të interesuarit që:

📢 Hapen aplikimet në Programin e dijeve Islame, për të gjithë nxënësit e grupmoshave: 7-11; 12-14 dhe 15-18 vjeç.

Programi mësimor është ndërtuar mbi këto fusha kryesore: Kuran, Besim, Moral, Fikh, Hadith, Tefsir dhe Histori Islame.

Të interesuarit janë të lutur të plotësojnë formularin e mëposhtëm, ku do të gjejni të shpjeguar edhe detaje të tjera rreth këtij projekti.

🗣💬 Mos harroni ta shpërndani edhe me miq të cilët mund të jenë të interesuar. 😉

❗ Afati i regjistrimeve
24 Shtator 2026❗

▶️ Për më shumë informacion dhe për tu regjistruar:
https://forms.gle/QrQQCpePfeqVQ6MB7

14/09/2026

Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu të dashur e të nderuar vëllezër dhe motra!

I lutem Allahut të Madhëruar t'iu j*pë suksese në rrugën e dijes dhe të formimin shkencor dhe human, të gjithë fëmijëve tanë e të gjithë shqiptarëve.

Allahu e bëftë këtë vit shkollor, dhe të gjithë vitet pasuese, rrugëtim për lartësimin në gradat më të larta të realizimit human e profesional si dhe të gradave më larta të të qenurit rob të Allahut.

Allahumme Amin

Me respekt

Sabaudin Jashari
Kryetari i Shoqatës Kulturore Ardhmëria

📚✨ Urime për vitin e ri shkollor 2026–2027!Departamenti i Shkollave të Mesme ju uron të gjithë nxënësve një vit të ri sh...
14/09/2026

📚✨ Urime për vitin e ri shkollor 2026–2027!

Departamenti i Shkollave të Mesme ju uron të gjithë nxënësve një vit të ri shkollor të mbushur me suksese, dije dhe arritje të reja! 🎓📖

Qoftë ky vit një hap i rëndësishëm në rrugën e dijes dhe të formimit tuaj, duke ju sjellë përkushtim në mësime, rezultate të larta dhe përvoja të bukura. 🌱

Ju urojmë mbarësi, motivim dhe suksese në çdo sfidë që do të përballeni gjatë këtij viti shkollor! ✨

🤲 Zoti ju dhëntë dije të dobishme, sukses dhe mbarësi në rrugëtimin tuaj!

Gëzuar dhe suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027! 📚🎒✨

Address

Rruga Pjetër Budi. Kati I II Përballë Restorant 'Floga'
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:30
Wednesday 09:00 - 17:30
Thursday 09:00 - 17:30
Friday 09:00 - 17:30
Saturday 09:00 - 17:30

Telephone

+355697003002

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ardhmeria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share