Njerez te Humbur - Missing People Albania

Njerez te Humbur - Missing People Albania Kjo eshte e vetmja faqe zyrtare e programit "Njerez te Humbur" ne Facebook!
(439)

Episodi i plotë:
22/03/2026

Episodi i plotë:

E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh...

Anile gjen familjen biologjike pas 44 vitesh22 Mars 2026 – Aniles iu deshën 44 vite për të parë fytyrën e nënës së saj b...
22/03/2026

Anile gjen familjen biologjike pas 44 vitesh
22 Mars 2026 – Aniles iu deshën 44 vite për të parë fytyrën e nënës së saj biologjike, jo përballë, por përmes një fotografie. Një përqafim që e kishte ëndërruar për vite me radhë nuk ndodhi kurrë. Në vend të tij, ajo takoi të motrën, Mondën, një nga katër fëmijët e tjerë që nëna e saj Florida kishte lënë në këtë botë.
“Erdha shumë vonë…” – ishin fjalët e Aniles mes lotësh, kur mësoi se nëna biologjike ishte ndarë nga jeta vetëm 11 muaj më parë. Një peng i madh që do ta shoqërojë gjatë, por që zbutet disi nga fakti se sot ajo e di që nuk është më vetëm.
Momenti më prekës erdhi kur Monda tregoi se nëna e tyre e kishte kërkuar gjatë gjithë jetës. Ajo kujton se në fëmijëri udhëtonin shpesh drejt Vlorës dhe ndaleshin në Shtëpinë e Foshnjës, pa e kuptuar atëherë arsyen e atyre vizitave. Sot, ajo histori mori kuptim.
Florida kishte mbetur shtatzënë nga një lidhje jashtëmartesore dhe për të fshehur ngjarjen, familjarët e dërguan nga Berati në Lushnje, ku më 12 shkurt 1982 lindi Anilen. U detyrua ta linte aty dhe një vit më vonë u martua, duke krijuar një familje tjetër. Askush nuk mund ta dijë çfarë ka përjetuar ajo nënë që la pas një pjesë të vetes.
Anile u adoptua në moshën 2-vjeçare nga një çift në zonën e Finiqit, në Sarandë. Prindërit adoptues i dhanë dashuri, por jeta nuk ishte e lehtë. Varfëria, bullizmi dhe pamundësia për ta mbrojtur e bënë fëmijërinë e saj të vështirë. Në moshën 11-vjeçare ajo përjetoi abuzim nga një person i afërt me familjen, një histori që u detyrua ta mbante në heshtje për shkak të frikës.
Pa mbushur ende 13 vjeç, u largua drejt Greqisë për të punuar, por edhe atje u përball me situata të vështira dhe abuzime. Më pas shkoi në Itali, ku pas shumë sfidash dhe sakrificash, arriti të ndërtojë një jetë më të qëndrueshme dhe të krijojë familjen e saj.
Humbja e prindërve birësues ishte një tjetër goditje e rëndë. Dyshimet për origjinën e saj nuk u shuan kurrë, të ushqyera nga fjalët e të tjerëve dhe nga një ndjesi e brendshme që e shtynte të kërkonte të vërtetën. Me kalimin e viteve, ajo kureshtje u kthye në mall dhe në dëshirë për të njohur nënën që e solli në jetë.
Sot tek “Ka një mesazh për ty”, ajo nuk arriti t’i japë përqafimin që kishte imagjinuar për vite me radhë. Por mësoi emrin e saj dhe zbuloi se kishte një familje që nuk e kishte njohur kurrë më parë. U lumturua sepse ngjashmëria me të ëmën ishte e mahnitshme dhe sa herë do shohë veten në pasqyrë do ketë ndjesinë sikur është përballë saj...
Kjo është një histori e dhimbshme, por edhe një thirrje e qartë për të gjithë ata që ndodhen në të njëjtën dilemë: kërkoni rrënjët tuaja sa jeni në kohë.
📩 Na shkruani në inbox
📧 [email protected]

10/03/2026

Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Koment...

Address

RTSH
Tirana
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njerez te Humbur - Missing People Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Njerez te Humbur - Missing People Albania:

Shortcuts

Share