CSSP Mediation Albania

Directions Website

CSSP Mediation Albania CSSP is a German non-profit organization focused on mediation, dialogue and conflict resolution.

Since 2019, CSSP is supporting the development of mediation in Albania, with the support of Austrian Development Agency, European Union & other stakeholders.

📌 Nga Udhëzimi te zbatimi: Ndërmjetësimi në çështjet familjare                                Çdo konflikt familjar prek...
17/10/2026

📌 Nga Udhëzimi te zbatimi: Ndërmjetësimi në çështjet familjare

Çdo konflikt familjar prek jo vetëm prindërit, por edhe fëmijët. Ndërmjetësimi krijon mundësi për zgjidhje të qëndrueshme, ruajtjen e komunikimit ndërmjet prindërve dhe mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve.

🤝 Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), me 15-10-2026, nisi cikli i trajnimeve për gjyqtarët mbi zbatimin e Udhëzimit “Referimi nga Gjykata në Ndërmjetësim”. Trajnimi i parë u zhvillua në mjediset e KLGJ-së, me fokus njohjen e gjyqtarëve me Udhëzimin dhe zbatimin e tij në praktikën gjyqësore.

💬 Diskutimet praktike dhe fryma bashkëpunuese e magjistratëve pjesëmarrës dëshmuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ta kthyer referimin në ndërmjetësim në një praktikë efektive. Sepse, në çështjet familjare, zgjidhja e konfliktit është edhe një hap drejt mbrojtjes së së ardhmes së fëmijëve.



🤝 Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”, mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA), si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë, dhe zbatuar nga CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation, në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve.

Më 5 tetor, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u prezantua Udhëzimi për referimin e çështjeve nga gjykata në ndërmjetësim dh...
07/10/2026

Më 5 tetor, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u prezantua Udhëzimi për referimin e çështjeve nga gjykata në ndërmjetësim dhe u lançua cikli i trajnimeve për gjyqtarët.

🎯 Një iniciativë që synon rritjen e efikasitetit të drejtësisë, uljen e ngarkesës së gjykatave dhe nxitjen e zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.
Pikërisht për këtë arsye, aktiviteti shënoi edhe nisjen e ciklit të trajnimeve praktike për gjyqtarët, me fokus te:
🔹 identifikimi i rasteve që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit;
🔹 mënyra se si gjykata mund t’i referojë këto raste në ndërmjetësim;
🔹 ndarja e përvojave dhe diskutimi i rasteve konkrete;
🔹 forcimi i një praktike më të qëndrueshme dhe efikase në gjykata.

🤝 Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Këshilli i Lartë Gjyqësor, në kuadër të projektit “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”, mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA), si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë, dhe zbatuar nga CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation, në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve.

🤝 Drejtësia përmes ndërmjetësimit – një kapitull që mbyllet, një vizion që vazhdon.Më 29–30 shtator, u mblodhëm për akti...
07/10/2026

🤝 Drejtësia përmes ndërmjetësimit – një kapitull që mbyllet, një vizion që vazhdon.

Më 29–30 shtator, u mblodhëm për aktivitetin përmbyllës të projektit “Justice through Mediation – Supporting Citizens’ Access to Justice through Mediation in Albania”.

Dy ditë reflektimi mbi arritjet, përvojat dhe mësimet e nxjerra, por mbi të gjitha, mbi atë që duam të ndërtojmë më tej për një përdorim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm të ndërmjetësimit në Shqipëri.

🙏 Faleminderit European Union in Albania për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e ndërmjetësimit dhe të aksesit në drejtësi në Shqipëri.
Kjo mbështetje ka qenë dhe mbetet e rëndësishme për të çuar përpara këtë punë.
Një projekt përfundon. Puna për një kulturë më të fortë të dialogut dhe ndërmjetësimit vazhdon. 🤝
Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania

30/09/2026

"Justice through Mediation"



🤝 Dialogu fillon me dëgjimin.Më 15 shtator 2026, në Berat, zhvilluam takime koordinuese me punonjës të shërbimeve social...
17/09/2026

🤝 Dialogu fillon me dëgjimin.
Më 15 shtator 2026, në Berat, zhvilluam takime koordinuese me punonjës të shërbimeve sociale të Bashkisë Berat, stafin e shkollave të mesme dhe ndërmjetës, për të diskutuar mbi rolin e ndërmjetësimit në menaxhimin paqësor të konflikteve dhe ndërtimin e një kulture dialogu.

💬 Në fokus kishim: si të parandalojmë përshkallëzimin e konflikteve, si të forcojmë komunikimin me të rinjtë dhe si t’i krijojmë komunitetit më shumë mundësi për të gjetur zgjidhje përmes dialogut dhe zgjidhjes alternative të konflikteve .
🌱 Konflikti është pjesë e jetës. Dialogu është zgjedhja.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve (DHKN) dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

26/08/2026

Nëse i jeni drejtuar Gjykatës për çështjen tuaj dhe akoma po prisni një datë seance, ju lutem të ndiqni këto 4 video dhe të informoheni sesi ndërmjetësimi ofron zgjidhje duke ju garantuar:

⏱️ Kohë të shkurtër – pa pritur me muaj apo vite!
🤝 Fleksibilitet – JU vendosni vetë për zgjidhjen, jo dikush tjetër!
❤️ Ruajtjen e marrëdhënieve – në çështjet familjare dhe mes njerëzve që do të vazhdojnë të bashkëjetojnë ose bashkëpunojnë me JU!
✅ Zgjidhjen më të mirë – marrëveshje të qëndrueshme, të pranueshme dhe ligjore për të dyja palët! Titull ekzekutiv
Ndërmjetësimi është një mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet jashtëgjyqësisht, informohu në www.dhkn.gov.al dhe ndaje këtë mesazh edhe me miqtë e tu!
Video via: RTSH
Postuar për qëllime edukative/ndërgjegjësuese. Të gjitha të drejtat I takojnë RTSH-së.

Fushatë e zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

🎨🤝 Dialogu mësohet duke e përjetuar!Më 21 korrik 2026, përmbyllëm sezonin e aktiviteteve me të rinjtë e gjimnazeve të Ti...
28/07/2026

🎨🤝 Dialogu mësohet duke e përjetuar!

Më 21 korrik 2026, përmbyllëm sezonin e aktiviteteve me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës në "One Open Mediation Day".

Përmes lojërave, pikturës, punës në grup dhe krijimit të videove promovuese, të rinjtë përjetuan në praktikë se si konfliktet mund të shndërrohen në mundësi për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Ata zbuluan se dhe janë mjete të fuqishme për të ndërtuar ura, jo barriera.
🙏 Falënderojmë Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve për partneritetin dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti, si edhe të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e kësaj eksperience frymëzuese.
💬 Konfliktet janë pjesë e jetës. Dialogu është zgjedhja.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas i financuar nga European Union in Albania!

21/07/2026

Mirënjohës që aktiviteti ynë "One Open Mediation Day" on Youth Peer Mediation është shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të projektit "Justice Through Mediation", i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Një hap më tej në promovimin e ndërmjetësimit mes të rinjve dhe kulturës së dialogut. Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

in

Presim me padurim të na bashkoheni🌟Peer Mediation Day na kujton se dialogu është gjithmonë zgjidhja më e mirë!          ...
16/07/2026

Presim me padurim të na bashkoheni🌟
Peer Mediation Day na kujton se dialogu është gjithmonë zgjidhja më e mirë!

📢 THIRRJE PËR APLIKIM!Në kuadër të projektit “Ndërmjetësimi SEE – Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Evropën Juglin...
10/07/2026

📢 THIRRJE PËR APLIKIM!
Në kuadër të projektit “Ndërmjetësimi SEE – Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”, i mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit në kuadër të Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë, kërkojmë të angazhojmë një ekspert me përvojë në fushën ligjore dhe të ndërmjetësimit.
📌 Fusha e shwrbimit:
Shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të ndërmjetësimit në Shqipëri dhe hartimi i një udhëzuesi praktik për të mbështetur përmirësimin e mëtejshëm të politikave dhe legjislacionit në këtë fushë.
đź“… Afati i aplikimit: 16 korrik 2026, ora 18:00
🗓️ Periudha e angazhimit: 20 korrik – 31 gusht 2026
📍 Vendndodhja: Tiranë
📩 Aplikoni brenda afatit dhe bëhuni pjesë e këtij angazhimi për forcimin e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri.

Address

Boulevard Gjergj Fishta, Pallati Nr. 16, Hyrja Nr. 9, Kati 12, Ap. 44
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CSSP Mediation Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share