28/10/2026
Forcimi i sundimit të ligjit në procesin e integrimit evropian
IDM, së bashku me partnerët tanë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në Prishtinë dhe Qendra Evropiane e Politikave (CEP) në Beograd, zhvilloi një vizitë studimore në Bruksel, me takime me përfaqësues të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) dhe Shërbimit të Kërkimit të Parlamentit Evropian (EPRS).
Gjatë takimeve, prezantuam dokumentin “Nga Luksemburgu në Kopenhagen e deri në Ballkanin Perëndimor: Ngushtimi i hendekut në sundimin e ligjit” dhe diskutuam se si mekanizmat e BE-së dhe shoqëria civile mund të kontribuojnë në avancimin e reformave dhe forcimin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit.
Vizita u zhvillua në kuadër të projektit “3 R-të e Integrimit Evropian – Sundimi i Ligjit, Qëndrueshmëria dhe Reforma”, zbatuar nga IDM Albania. Projekti mbështetet nga një grant i Fondacionit Open Society Institute – Sofia (OSIS), me mbështetjen e Open Society Foundations (OSFs).