Akademia e Studimeve Politike

Call Directions Website

Akademia e Studimeve Politike Aktivitetet e ASP grupohen në dy drejtime kryesore: trajnim dhe rritja e kapaciteteve, si dhe kontributi në proçeset demokratike dhe reformuese në Shqipëri.

Akademia e Studimeve Politike (ASP) është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009, në kujdesin e Këshillit të Evropës, me synim nxitjen e një brezi të udhëheqësve të rinj politikë dhe shoqërisë civile. ASP është struktura përgjegjëse për organizimin në Shqipëri të programit “Shkolla e Studimeve Politike”, dhe si rrjedhoj ajo është pjesë e një rrjeti më të gjerë të shkollave politike të Këshillit të Evropës, të themeluar që prej vitit 1992 me synim trajnimin e brezave të ardhshëm të udhëheqësve politikë ekonomikë, kulturorë dhe socialë në vendet në tranzicion.

🎯Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2026 u zhvillua këtë fundjavë në Berat, nën temën e lidershipit...
11/10/2026

🎯Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2026 u zhvillua këtë fundjavë në Berat, nën temën e lidershipit, komunikimit dhe rolit të medias në shoqëri.

📌Sesioni i parë u zhvillua në formatin e një trajnimi intensiv mbi zhvillimin e lidershipit dhe krijimit të një organizate të suksesshme nën drejtimin e Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania". Stilet e ndryshme të liderit dhe teknikat për rritjen e performancës në ekip u trajtuan nëpërmjet një ndërthurjeje të prezantimeve dhe ushtrimeve në grupe.

📌Sesioni i dytë i kursit u fokusua në teknikat e përmirësimit të së folurës publike duke influencuar ndjekësit dhe krijuar impakt. Gazetarja dhe trajnuesja, Arlinda Çausholli, prezantoi këshilla praktike përmes të cilave pjesëmarrësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre personale.

📌Roli i medias për sigurimin e llogaridhënies ndaj publikut u trajtua si tematikë e sesionit të tretë me studiesen e komunikimit Haris Vongli.






11/10/2026
ASP ishte pjesë e ansamblesë vjetore të organizatave antare të International Network Against Cyber Hate - INACH  të zhvi...
28/09/2026

ASP ishte pjesë e ansamblesë vjetore të organizatave antare të International Network Against Cyber Hate - INACH të zhvilluar më 24-25 shtator 2026 në Vilnius, Lituani. Takimi mblodhi së bashku organizata të shoqërisë civile, politikëbërës, studiues, ekspertë të teknologjisë, rregullatorë, platforma dhe profesionistë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, për të eksploruar një nga sfidat më urgjente të kohës sonë: si mund të mbrojmë të drejtat e njeriut, vlerat demokratike dhe komunitetet e cenueshme në një mjedis online gjithnjë e më shumë i drejtuar nga inteligjenca artificiale?

Gjatë samitit, pjesëmarrësit analizuan natyrën në ndryshim të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës dixhitale, ndikimin e inteligjencës artificiale në krijimin dhe amplifikimin e përmbajtjes, përgjegjësitë e platformave online dhe efektivitetin e mekanizmave të rinj rregullatorë si Akti për Shërbimet Dixhitale (DSA) dhe Akti për Inteligjencën Artificiale (AI Act).

ASP është antare e INACH si organizata ombrellë e Rrjetit të Sinjalizuesve të Besuar Shqiptarë, me fokus krijimin e një ekosistemi kibernetik të sigurtë ndaj urrejtjes dhe ekstremizmit të dhunshëm.


📈Seminari i peste i Shkolles se Studimeve Politike 2026 u fokusua mbi politikat ekonomike dhe reformat e nevojshme ne ku...
18/09/2026

📈Seminari i peste i Shkolles se Studimeve Politike 2026 u fokusua mbi politikat ekonomike dhe reformat e nevojshme ne kuader te zhvillimeve te reja globale.
Z. Ermal Frasheri, eksperti shqiptar me nje eksperience mbi nje dekade prane Qendres Nderkombetare per Zhvillim te Harvard University - Harvard's Growth Lab, ndau me pjesemarresit analizen e zhvillimit te ekonomise shqiptare dhe potencialin e rritjes dhe konkurueshmerise per te ardhmen.
Keshillat kryesore mbeten forcimi i kapaciteteve dhe aftësive nepermjet ndertimit te njohurive dhe kapitalit njerezor duke perfshire sa me shume diasporen shqiptare, reformave anti-monopole dhe lidhja me e ngushte me pjesen tjeter te Botes.


Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane të t...
25/08/2026

Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila i kërkon Turqisë të lirojë menjëherë Osman Kavala-n, themeluesin e Shkollës së Studimeve Politike me qendër në Stamboll. Z. Kavala ndodhet në burg që prej vitit 2017 mbi akuza të sajuara dhe u dënua me burgim të përjetshëm në prill 2022, në një proces gjyqësor të cilësuar gjerësisht si farsë.

Shoqata thekson se Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës duhet të zbatojnë pa vonesë parimet që vetë i shpallën në Samitin e Reykjavikut në maj 2023.

“Refuzimi i Turqisë për të zbatuar vendimet e mëparshme të GJEDNJ-së për Osman Kavala-n dhe mungesa e veprimit domethënës nga Këshilli i Evropës po minojnë të drejtat e njeriut në Evropë dhe vlerat mbi të cilat bazohen Këshilli dhe Bashkimi Evropian,” deklaroi Presidenti i ASPS, Jack Hanning.

“Tërheqja nga angazhimet e Konventës në këtë moment do të ishte një gabim tragjik dhe do të forconte vetëm udhëheqësit autoritarë dhe anti-evropianë,” shtoi ai.

Vendimi i plotë i Gjykatës mund të gjendet në faqen e GJEDNJ: https://hudoc.echr.coe.int/tur #{%22languageisocode%22:[%22ENG%22],%22appno%22:[%222170/24%22],%22documentcollectionid2%22:[%22GRANDCHAMBER%22],%22itemid%22:[%22001-252214%22]}

of Europe

ASP ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në bashkëpunim me ODI...
29/07/2026

ASP ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në bashkëpunim me ODIHR dhe NDI, për parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në proceset zgjedhore.
Rekomandimi kryesor mbetet nevoja për të forcuar mekanizmat e zbatimit të kufizimeve aktuale në Kodin Zgjedhor përpara se të diskutohen kufizime të reja.
ASP do të vijojë të ndjekë konsultimet dhe ofrojë rekomandime për Komisionin për Reformën Zgjedhore me synim përmirësimin e standardeve zgjedhore.

🏛️🇦🇱 See less

Krenare qe programi i edukimit te votuesve per here te pare ne shkollat e mesme te vendit ka nxitur pjesemarrjen e te ri...
13/07/2026

Krenare qe programi i edukimit te votuesve per here te pare ne shkollat e mesme te vendit ka nxitur pjesemarrjen e te rinjve ne zgjedhje dhe nje brez qytetaresh aktive 🇦🇱🇪🇺🦩

Rrugëtimi i Geraldina Priftaj nga një studente në një qytetare aktive është i mbushur me pritshmëri dhe emocion. Sapo ka përfunduar gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, Geraldina mezi pret të...

📚 Publikohen 6 analiza të reja mbi reformat kryesore në vend — pjesë e kontributit  të pjesëmarrësve të Shkollës Shqipta...
03/07/2026

📚 Publikohen 6 analiza të reja mbi reformat kryesore në vend — pjesë e kontributit të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike 2025.

🔍 Fokusimi i studimeve:

Reforma administrative & pushteti vendor

Aksesi në drejtësi

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike

Siguria ushqimore & përafrimi me Acquis

Reformat e BE-së në Shqipëri

Shëndetësia & ndryshimet klimatike

🌐 Lexoni analizat në https://asp.al/publikim.php?idr=1

Address

Rruga E Barrikadave
Tirana
1000

Telephone

+35545629047

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Studimeve Politike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share