EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit

Call Directions Website Contact the organization

EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit Forum of young professionals engaged in promoting and influencing Albania's EU Integration.

EU Policy Hub aims to serve as a platform for exchanging ideas and improving the accession negotiations process of Albania in the European Union. Forumi i Politikave të Integrimit angazhon profesionistë të rinj në promovimin, monitorimin dhe ndikimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ne aspirojmë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku diversiteti i vlerave dhe dialogu janë urat që na bashkojnë. Misioni i Forumit është që të kontribuojë në krijimin e sinergjive për integrimin e vendit në BE, nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të një strukture të profesionistëve të rinj, të cilët promovojnë, monitorojnë dhe të ndikojnë në ecurinë e procesit të integrimit evropian.
__

EU Policy Hub (EUPH) engages young professionals in promoting, monitoring and influencing Albania’s European integration process. We aspire Albania’s integration into the European Union, where the diversity of values and dialogue are the bridges that unite us. The mission of the Hub is to contribute in creating synergies for the country’s EU integration, through the creation and operation of a structure of young professionals, who promote, monitor and influence the performance of the European integration process.

EU Policy Hub mori pjesë në konferencën rajonale mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në dezinformim dhe masat për a...
22/10/2026

EU Policy Hub mori pjesë në konferencën rajonale mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në dezinformim dhe masat për adresimin e tij

Prishtinë, 22 tetor 2026 – Inteligjenca artificiale ka ndryshuar shpejtësinë dhe përmasat e përhapjes së dezinformimit, ndërsa përballja me të kërkon verifikim profesional, institucione përgjegjëse dhe publik më të përgatitur. Këto ishin ndër mesazhet kryesore të konferencës rajonale “When AI Meets Fake News”, të organizuar më 20–21 tetor në Prishtinë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me partnerët SCOOP nga Maqedonia e Veriut, CSDG nga Shqipëria dhe RAS nga Rumania.

🌐 TË RINJTË, DEZINFORMIMI DHE DEMOKRACIA NË EPOKËN DIGJITALEKjo ishte një nga temat kryesore të Forumit Rinor të zhvillu...
12/10/2026

🌐 TË RINJTË, DEZINFORMIMI DHE DEMOKRACIA NË EPOKËN DIGJITALE

Kjo ishte një nga temat kryesore të Forumit Rinor të zhvilluar në datë 8 Tetor nga në kuadër të projektit YouthGuard: Fighting Misinformation and Empowering Democracy, me pjesëmarrjen e studentëve të Universitetit Mesdhetar te Shqiperisë.

🎤 Me kontributin e folësve prof. Ela Tollkuci, znj. Enxhi Lipa nga Brain Nest Albania dhe z. Vladimir Thano Gazetar, forumi krijoi një hapësirë diskutimi interaktiv mbi sfidat e dezinformimit, rëndësinë e edukimit mediatik, mendimin kritik dhe zhvillimin e aftësive digjitale.
🔹 Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të teknologjisë në forcimin e demokracisë, angazhimin qytetar dhe fuqizimin e zërit të të rinjve në proceset vendimmarrëse.
💬 Të rinjtë nuk janë vetëm konsumatorë të informacionit, por aktorë të rëndësishëm të ndryshimit në epokën digjitale!

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit YouthGuard mbështetetur përmes skemës Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism EECA, zbatuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS, në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI).

📢 Të rinjtë kundër dezinformimit, për një demokraci më të fortë! 🌍💻Si mund ta dallojmë një lajm të rremë? Sa i besueshëm...
12/10/2026

📢 Të rinjtë kundër dezinformimit, për një demokraci më të fortë! 🌍💻

Si mund ta dallojmë një lajm të rremë? Sa i besueshëm është informacioni që konsumojmë çdo ditë në rrjetet sociale? Dhe çfarë roli kanë të rinjtë në mbrojtjen e demokracisë në epokën digjitale?

Në kuadër të projektit “YouthGuard: Fighting Misinformation and Empowering Democracy”, EU Policy Hub gjate muajit Korrik dhe Shtator ka zhvilluar një cikël workshop-esh interaktive me të rinj në Lezhë HANA - Hand to hand Against Nation Apathy, në Dimal dhe Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz duke krijuar hapësira për të mësuar, diskutuar dhe reflektuar mbi sfidat e informacionit në botën digjitale.

💡 Përmes diskutimeve dhe shembujve praktikë, të rinjtë u angazhuan në temë:
🔹 Identifikimi i lajmeve të rreme dhe teknikat e verifikimit të fakteve (fact-checking);
🔹 Siguria digjitale dhe përdorimi i përgjegjshëm i rrjeteve sociale;
🔹 Ndikimi i dezinformimit në shoqëri dhe proceset demokratike;
🔹 Roli i të rinjve si qytetarë aktivë dhe të informuar.

🤝 Këto takime dëshmuan rëndësinë e krijimit të hapësirave ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuri të reja, por edhe ndajnë përvojat, ngrenë pyetje dhe zhvillojnë aftësitë për të qenë më kritikë ndaj informacionit që i rrethon.

📌 Projekti YouthGuard zbatohet nga EU Policy Hub, me mbështetjen e programit Digital Spark, në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI), përmes mekanizmit rajonal të mbështetjes të zbatuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS.

🌿 KONKURSI KOMBËTAR “TRASHËGIMIA QË JETON” 🇦🇱Traditat, historitë, zakonet dhe trashëgimia e komuniteteve tona vazhdojnë ...
29/09/2026

🌿 KONKURSI KOMBËTAR “TRASHËGIMIA QË JETON” 🇦🇱

Traditat, historitë, zakonet dhe trashëgimia e komuniteteve tona vazhdojnë të jetojnë përmes brezave të rinj!

Ftojmë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nga e gjithë Shqipëria të bëhen pjesë e Konkursit Kombëtar “Trashëgimia që Jeton”, një nismë që i fton të rinjtë të eksplorojnë, dokumentojnë dhe interpretojnë në mënyrë krijuese trashëgiminë kulturore jomateriale shqiptare.

📖 Histori dhe rrëfime të trashëguara ndër breza
🎶 Folklor, këngë dhe tradita lokale
🧵 Zeje, zakone dhe praktika kulturore
💡 Ide dhe interpretime krijuese nga brezi i ri

Përmes krijimtarisë së tyre, nxënësit do të kenë mundësinë të sjellin në vëmendje pasurinë kulturore të zonave nga vijnë dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e saj tek brezat e ardhshëm.

📢 Trashëgimia nuk është vetëm e shkuara jonë – ajo jeton kur e njohim, e tregojmë dhe e përcjellim më tej.

Konkursi organizohet në kuadër të projektit “Heritage is Our Brand”, i financuar nga Bashkimi Europian që zbatohet nga DMO Albania, në partneritet me EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit.

📌 Informacionet mbi kategoritë e konkursit, kriteret e pjesëmarrjes dhe afatin e aplikimit e gjeni ne linkun qe vijon:

https://albaniaheritage.com/education/school-competition/

Pyetësor Kurrikulat e Mësuesit Konkurs Shkollor Fituesit Konkurs Kombëtar për nxënësit e Shkollave në Shqipëri “Trashëgimia që Jeton” Konkursi kombëtar “Trashëgimia që Jeton” është një konkurs që synon të angazhojë nxënësit e shkollave nga e gjithë Shqipëria në eksplo...

📢 Workshop për Edukimin Digjital dhe Media LiteracySi ta dallojmë informacionin e besueshëm nga dezinformimi? 🔎 Si mund ...
21/07/2026

📢 Workshop për Edukimin Digjital dhe Media Literacy

Si ta dallojmë informacionin e besueshëm nga dezinformimi? 🔎 Si mund të jemi më të sigurt, kritikë dhe të përgjegjshëm në hapësirën digjitale?

EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me HANA - Hand to hand Against Nation Apathy fton të rinjtë të bëhen pjesë e një workshop-i interaktiv kushtuar edukimit mediatik, verifikimit të fakteve (fact-checking), sigurisë digjitale dhe qytetarisë aktive online.

📅 23 Korrik 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Qendra Rinore HANA, Lezhë

💡 Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, do të eksplorojmë së bashku se si funksionon informacioni online, si mund të identifikojmë dezinformimin dhe çfarë roli mund të luajnë të rinjtë në krijimin e një hapësire digjitale më të informuar, të sigurt dhe demokratike.

👉 Nëse je i/e interesuar për median, teknologjinë, demokracinë dhe aktivizmin qytetar, bëhu pjesë e workshop-it!

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “YouthGuard: Fighting Misinformation and Empowering Democracy”, i mbështetur përmes skemës së granteve Digital Spark, në kuadër të projektit Regional Support Mechanism EECA, të zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI).

Këngë dhe Rituale – Suitë Jazz 🎶✨Një mbrëmje e jashtëzakonshme ju pret më 23 qershor në kryeqytet! Ju ftojmë në një udhë...
23/06/2026

Këngë dhe Rituale – Suitë Jazz 🎶✨

Një mbrëmje e jashtëzakonshme ju pret më 23 qershor në kryeqytet!
Ju ftojmë në një udhëtim unik etno-jazz të frymëzuar nga 3 histori të përzgjedhura nga projekti “Heritage is Our Brand”.
Nën konceptimin dhe përpunimet muzikore të mjeshtrit Andi Kongo, kjo suitë sjell bashkë artistë të njohur dhe një ndërthurje magjike instrumentesh tradicionale dhe moderne.

📍 Salla “Tonin Harapi”, Liceu Artistik “Jordan Misja”
📅 Kur: 23 Qershor 2026
⏰ Ora: 19:00
🎟️ Hyrja: E LIRË!

Në skenë do të interpretojnë:🎷 Ermal Rodi – Fyell & Klarinetë🎻 Elona Islamaj – Violinë & Vokal🎤 Iris Sula – Vokal🎸 Arbin Alimeri – Bas🥁 Emiljan Dhimo – Bateri🎹 Andi Kongo – Piano📖 Narratorë: Eno Basha dhe Iris Sula
Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me DMO Albania dhe EU Policy Hub.
Mos e humbisni këtë eksperiencë magjike kulturore!

🇦🇱🇪🇺
European Union in Albania
DMO Albania
EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit

Më 4 qershor zhvilluam në Delvinë aktivitetin “Arkitektura e Kujtesës”, frymëzuar nga projekti “Heritage is our Brand”. ...
05/06/2026

Më 4 qershor zhvilluam në Delvinë aktivitetin “Arkitektura e Kujtesës”, frymëzuar nga projekti “Heritage is our Brand”.
Aktiviteti nisi në Xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan, vijoi me prezantimin e video-artit “Arkitektura e Kujtesës” nga Meri Dishnica në Muzeun e Delvinës dhe u përmbyll me një takim në Bashkinë Delvinë.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Besmir Veliu, Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Meleqi, drejtoresha e Muzeut të Delvinës, Eriselda Pelivani, kuratori Andi Tepelena, si edhe historianë e artistë.
Gjatë panelit të diskutimeve u promovuan vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, dialogu ndërfetar dhe rëndësia e ruajtjes së monumenteve që dëshmojnë historinë dhe identitetin tonë të përbashkët.
Ky event është pjesë e granteve të “Heritage is our brand” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga DMO Albania dhe EU policy HUB.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë më 4 qershor 2026, ora 11:00, në Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, në një aktivitet të orga...
02/06/2026

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë më
4 qershor 2026, ora 11:00, në Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, në një aktivitet të organizuar nga Qendra “The Good Psychology”, fituese e një prej granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, të financuar nga BE dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit.
Ky aktivitet përfshin:
Shfaqjen e videos eksperimentale�Panel diskutimi mbi tolerancën fetare�Vizitë në Xhaminë e Gjin Aleksit

Një mundësi për të reflektuar mbi vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, kujtesës së përbashkët dhe bashkëjetesës në komunitet dhe tolerancës fetare.



,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë më
4 qershor 2026, ora 11:00, në Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, në një aktivitet të organizuar nga Qendra “The Good Psychology”, fituese e një prej granteve të projektit “Heritage is Our Brand”, të financuar nga BE dhe zbatuar nga DMO Albania dhe Eu policy Hub.
Ky aktivitet përfshin:
Shfaqjen e videos eksperimentale
Panel diskutimi mbi tolerancën fetare
Vizitë në Xhaminë e Gjin Aleksit

Një mundësi për të reflektuar mbi vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, kujtesës së përbashkët dhe bashkëjetesës në komunitet dhe tolerancës fetare.



,

Ju presim nesër në premierën e filmit dokumentar Teuta Mbretëresha e Deteve me regji të artistes Suela Bako!
06/05/2026

Ju presim nesër në premierën e filmit dokumentar Teuta Mbretëresha e Deteve me regji të artistes Suela Bako!

Mbretëresha ilire Teuta rikthehet përmes një filmi historik me metrazh të shkurtër.

“TEUTA, mbretëresha e deteve”, një dokufiction me skenar dhe regji nga Suela Bako, ndjek historinë e Teas, një studente arkeologjie që nis të kërkojë gjurmët e mbretëreshës Teuta, emrin e së cilës e mban edhe vetë.

Premiera do të mbahet më 7 maj, ora 19:30, në sallën e kinemasë Drita, në Kinostudio, pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe hyrja është pa pagesë.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian🇪🇺, në kuadër të projektit “Heritage is Our Brand”, i zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub.

—

The Illyrian Queen Teuta returns through a short historical film.

“TEUTA, Queen of the Seas”, a dokufiction written and directed by Suela Bako, follows the story of Tea, an archaeology student who begins tracing the footsteps of Queen Teuta, whose name she also carries.

The premiere will take place on 7 May at 19:30, at Drita Cinema Hall, in Kinostudio, near the Central State Film Archive, with free entrance.

This project is funded by the European Union 🇪🇺, within the framework of the “Heritage is Our Brand” project, implemented by DMO Albania and EU Policy Hub.

European Commission
EU Enlargement & Eastern Neighbourhood
European External Action Service - EEAS
DMO Albania
EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit

04/05/2026

📢 Ju presim më 9 Maj, ora 12:00, në Kompleksi Kika 2 – Shanti Kids Play Zone, për një Expo-Sfilatë unike me personazhe nga Mitologjia dhe Antikiteti. 🎭

Një aktivitet plot elegancë, kreativitet dhe art, sjellë nga fëmijët e AZK Academy.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Heritage is Our Brand”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga DMO Albania në partneritet me EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit

Address

Str. Qemal Stafa
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355699199086

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit:

Share