Shkolla Ime

Shkolla Ime Aktivizimi i të rinjve përmes qasjes shumaktoriale "Shkolla Qendër Komunitare" në Shqipëri

👏Praktika pozitive ndërveprimi të të rinjve me institucionet vendore, të iniciuara nga qasja shumaktoriale SHQK, po përd...
13/01/2025

👏Praktika pozitive ndërveprimi të të rinjve me institucionet vendore, të iniciuara nga qasja shumaktoriale SHQK, po përdoren tashmë në mënyrë të efektshme për të ndërtuar ura besimi dhe bashkëpunimi mes brezave të rinj dhe institucioneve publike, duke kontribuar në zhvillimin e një shoqërie të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

  💬 “Don't count the days, make the days count.”
10/01/2025



💬 “Don't count the days, make the days count.”

📣Mundësi aplikimi për të rinjtë gjimnazistë 🇦🇱 të moshës 16-18 vjeç për një program emocionues katër-javor pranë Institu...
08/01/2025

📣Mundësi aplikimi për të rinjtë gjimnazistë 🇦🇱 të moshës 16-18 vjeç për një program emocionues katër-javor pranë Institutit Veror Transatlantik Benjamin Franklin.

🇦🇱 Nxënës të moshës 16-18 vjeç - Tani është mundësia juaj të aplikoni për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin! Ky program emocionues katër-javor, i financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe i organizuar nga Universiteti Purdue në West Lafayette, Indiana, sjell pjesëmarrësit në Shtetet e Bashkuara për të eksploruar përoarësitë e politikës së jashtme të SHBA si angazhimi i të rinjve, demokracia dhe shoqëria civile dhe prosperiteti ekonomik.

👉 Afati i fundit për aplikim është 6 shkurt 2024.
Ndiqni linkun për të aplikuar: https://al.usembassy.gov/sq/benjamin-franklin-fellowship/

🇺🇸 Students aged 16-18 years old - Now is your chance to apply for the Benjamin Franklin Transatlantic Summer Institute! This exciting four-week program, funded by the U.S. Department of State and hosted by Purdue University in West Lafayette, Indiana, brings participants to the United States to explore U.S. foreign policy priorities such as youth engagement, democracy and civil society, and economic prosperity.

👉 Application deadline is February 6, 2024.
Follow the link to apply: https://al.usembassy.gov/benjamin-franklin-fellowship/

📚 Më shumë mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar!Vijojmë mbështetjen për të shndërruar mjediset e shkollave  në ha...
07/01/2025

📚 Më shumë mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar!

Vijojmë mbështetjen për të shndërruar mjediset e shkollave në hapësira multifunksionale, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë gjimnazistë!

📖 817 libra letrarë sapo i janë shtuar bibliotekave të 7️⃣ gjimnazeve, në kuadër të bashkëpunimit me IDM Albania – tani janë aty për t’u zbuluar dhe shfrytëzuar nga nxënësit dhe të rinjtë e komunitetit!

Por ne nuk ndalemi këtu! 🎉 Do të vazhdojmë me aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe nxitjen e aktivizmit rinor për një komunitet më të qëndrueshëm.



U.S. Embassy Tirana Ministria e Arsimit dhe Sportit

🔷Highlights të vitit 2024 🔷2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bashkëpunime shumëpalëshe për ndërtimin e komunit...
31/12/2024

🔷Highlights të vitit 2024 🔷

2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bashkëpunime shumëpalëshe për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri!

🔹 Buxhetimi Rinor me Pjesëmarrje: 244 të rinj nga 24 shkolla u angazhuan në dëgjesa publike me pushtetin vendor për buxhetin 2025.

🔹 Coffee Hour: 7 takime nga Këshillat Vendore Rinore, me fokus te lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

🔹 Debati Kombëtar Rinor: 34 finaliste nga 34 shkolla sfiduan njëri-tjetrin në fazën finale, me mbështetjen e 10 vullnetarëve që më parë kishin qenë debatues.

🔹 Fuqizimi i Këshillave Vendore Rinore: 74 anëtarë të 17 këshillave u trajnuan për të përmirësuar ndikimin e tyre në komunitet.

🔹 Trajnimi mbi Edukimin Mediatik: 264 të rinj nga 37 shkolla u pajisën me aftësi për të identifikuar lajmet e rreme dhe për të zhvilluar mendimin kritik.

🔹 Konferenca Kombëtare “Shkolla Qendër Komunitare”: Një model i suksesshëm bashkëpunimi shumaktorial, që bashkoi 246 përfaqësues nga shkollat, bashkitë, policia, arsimi dhe organizatat rinore.

🔹 Drejtësia Restauruese: 36 drejtues dhe mësues nga gjimnazet u trajnuan për zgjidhjen alternative të konflikteve përmes ndërmjetësimit.

Ky projekt dëshmon se një qasje shumaktoriale është çelësi për fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme!

📌 Na ndiqni për më shumë arritje dhe aktivitete!

2️⃣4️⃣shkolla dhe 2️⃣4️⃣4️⃣të rinj u përfshinë në 1️⃣1️⃣dëgjesa publike me përfaqësues të pushtetit vendor në disa qytet...
23/12/2024

2️⃣4️⃣shkolla dhe 2️⃣4️⃣4️⃣të rinj u përfshinë në 1️⃣1️⃣dëgjesa publike me përfaqësues të pushtetit vendor në disa qytete, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2025 📈përgjatë Nëntor - Dhjetor 2024

💡Të rinjtë parashtruan problematikat dhe nevojat e tyre dhe advokuan për më shumë mbështetje dhe aktivitete rinore në 2025.

🤝Kjo iniciativë synon t’i promovojë të rinjtë si aktorë ndryshimi në komunitet, duke ndërtuar një kulturë bashkëpunimi dhe advokimi në nivel vendor, dhe duke u kthyer në një praktikë të mirë për buxhetimin me pjesëmarrje në vitet e ardhshme.



IDM Albania U.S. Embassy Tirana Ministria e Arsimit dhe Sportit

Javën e kaluar shkuam në 📍Berat, me të rinjtë gjimnazistë nga Gjimnazi "Kristaq Capo" ku diskutuam mbi rëndësinë e burim...
23/12/2024

Javën e kaluar shkuam në 📍Berat, me të rinjtë gjimnazistë nga Gjimnazi "Kristaq Capo" ku diskutuam mbi rëndësinë e burimeve të sigurta të informacionit përmes analizimit të lajmeve dhe përzgjedhjes së mesazhit në mënyrë kritike🧐



IDM Albania U.S. Embassy Tirana Ministria e Arsimit dhe Sportit

📍 Shkolla Ime ishte në Vlorë, me të rinjtë e Gjimnazi Halim Xhelo Vlorë për të folur mbi rëndësinë e burimeve të sigurta...
20/12/2024

📍 Shkolla Ime ishte në Vlorë, me të rinjtë e Gjimnazi Halim Xhelo Vlorë për të folur mbi rëndësinë e burimeve të sigurta të informacionit dhe mënyrat për të luftuar dezinformimin dhe lajmet e rreme.

✅ Mësuam si të jemi më kritikë në përzgjedhjen e informacioneve veçanërisht në mediat sociale, dhe të japim mesazhin në mënyrë të besueshme



IDM Albania U.S. Embassy Tirana Ministria e Arsimit dhe Sportit

📍 Së bashku me të rinjtë e Gjimnazi Myslym Keta në Kombinat, zhvilluam një diskutim të pasur dhe interaktiv mbi rëndësin...
18/12/2024

📍 Së bashku me të rinjtë e Gjimnazi Myslym Keta në Kombinat, zhvilluam një diskutim të pasur dhe interaktiv mbi rëndësinë e burimeve të sigurta të informacionit dhe mënyrat për të luftuar dezinformimin dhe lajmet e rreme.

✅ Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’i ndihmonim të rinjtë të zhvillojnë aftësi kyçe për të naviguar me sukses në një botë të mbushur me informacion, duke qenë të vetëdijshëm dhe kritik ndaj asaj që konsumojnë.



IDM Albania U.S. Embassy Tirana Ministria e Arsimit dhe Sportit

Address

Rruga Shenasi Dishnica 1
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Telephone

+35542400241

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shkolla Ime:

Share

Shkolla Ime

Shkolla Ime është një hapësirë virtuale ku komuniteti i shkollës, bashkitë, policia, si dhe aktorët e tjerë vendorë dhe të huaj, mund të njihen me nismën dhe të mbështesin shkollat në krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm.

Duke pasur parasysh nevojën e ofrimit të një informacioni më të plotë rreth Shkollave Qendër Komunitare (SHQK) në Shqipëri, në mënyrë të përditësuar, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) vendosi të ndërtojë këtë faqe me synim që të shërbejë si një medium i përbashkët i të gjithë aktorëve që zbatojnë modelin SHQK si dhe të informojë komunitetin e interesuar mbi të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Për këtë, është e rëndësishme që ofrimi i informacionit nga zbatuesit e projekteve SHQK të jetë sa më korrekt.

Krijimi i faqes mundësohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm" nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” i cili po zbatohet në 8 gjimnaze të Shqipërisë me mbështetjen financiare nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë; dhe të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor" nëpërmjet modelit të Shkollës Qendër Komunitare në Kamëz, e cila zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës Hedayah, me mbështetjen financiare të BE-së.