Qëndresa Qytetare

Directions Website

Qëndresa Qytetare Qëndresa Qytetare një organizatë me kapacitete dhe fuqi organizative për të monitoruar dhe advo

Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri nëpërmjet advokimit të politikave, ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe zhvillimit të kapaciteteve të grupeve komunitare për një qeverisje të mirë.

11/10/2026
📣 KONGRESI STUDENTOR 2026💥 Ke ide, shqetësime apo kërkesa për jetën studentore? Bëhu pjesë e Kongresit Studentor!Më 14–1...
08/10/2026

📣 KONGRESI STUDENTOR 2026

💥 Ke ide, shqetësime apo kërkesa për jetën studentore? Bëhu pjesë e Kongresit Studentor!

Më 14–15 nëntor, në Tiranë, 100 delegatë nga Shqipëria dhe trevat shqiptare do të diskutojnë problemet e studentëve dhe do të propozojnë zgjidhje konkrete.

🏛️ Delegatët do të punojnë në 5 Komitete Studentore, do të miratojnë një Rezolutë me kërkesat e tyre dhe do të zgjedhin 15 anëtarët e Bordit Drejtues me mandat 2-vjeçar.

🙋 Si të bëhesh delegat?
Mjafton të jesh student në një universitet publik apo privat në vend, me dëshirën për të çuar përpara kauzat studentore.

Afati i fundit i aplikimeve 31 Tetor.

🔥 Mos lejo të tjerët të vendosin për ty. Bëhu zëri i studentëve!

👉 APLIKO TANI LINKU NË KOMENT

08/10/2026

Qëndresa Qytetare: Reforma territoriale nuk mund të jetë një hartë elektorale

Sot, më 8 tetor, Kuvendi pritet të votojë ndryshimin e hartës administrativo-territoriale. Mazhoranca kërkon më pak bashki dhe njësi më të mëdha, ndërkohë opozita kërkon më shumë bashki dhe njësi më të vogla.

Por qytetarët nuk kanë nevojë për një hartë e cila shpërndan më mirë pushtetin mes partive. Ata kanë nevojë për bashki që fuqizojnë demokracinë vendore dhe ekonominë lokale.

Para se Kuvendi të ndryshojë kufijtë, duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të thjeshtë: Çfarë fiton qytetari nga kjo hartë e re?

Përfituesit e reformës nuk duhet të jenë partitë politike e as kryetarët e ardhshëm të bashkive. Përfitues duhet të jetë banori, i cili kërkon shërbime më të mira, më pak burokraci, përdorim më të mirë të taksave dhe më shumë mundësi për zhvillimin e ekonomisë së zonës ku ai jeton.

Nëse reforma nuk i garanton këto, atëherë 46, 61 apo 100 janë thjesht numra pa ndikim real në cilësinë e qeverisjes vendore.

Qytetarët u konsultuan nga partitë, por mbetën sërish të papërfaqësuar në hartën përfundimtare. Disa prej bashkive që propozohen për t’u shkrirë kanë pasur performancë shumë të mirë, ndërsa disa prej tyre, të cilat do të mbeten aktualisht, kanë pasur rezultate negative dhe kryetarë të cilët sot po përballen me SPAK-un.

Kjo ndarje ngre pikëpyetje mbi kriteret që janë përdorur dhe mbi përfaqësimin real të interesit të qytetarëve.

Qëndresa Qytetare kërkon që reforma administrativo-territoriale të rishikohet bazuar në koston e administratës për banor, kohën dhe koston e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, të ardhurat që bashkitë gjenerojnë vetë, investimet për banor dhe transparencën e prokurimeve.

Vetëm mbi këto të dhëna mund të argumentohet nëse një bashki duhet të bashkohet, të ndahet apo të mbetet ashtu siç është.

Harta duhet të ndjekë shërbimin dhe jo votën.

Prandaj, u bëjmë thirrje deputetëve të votojnë kundër hartave të ndërtuara mbi interesat e partive politike dhe pro hapjes së një dialogu të

06/10/2026

Imazhi i demokracisë!

02/10/2026

Paragjykimet per komardaren me flamingo

02/10/2026

Si i përgjigjesh merakut të mamit?

Të rinjtë italianë që mbajnë emrin e Hyso Telharajt vizituan Qendresën Qytetare!Libera Piemonte ka qenë këto ditë në udh...
02/10/2026

Të rinjtë italianë që mbajnë emrin e Hyso Telharajt vizituan Qendresën Qytetare!

Libera Piemonte ka qenë këto ditë në udhëtim nëpër Shqipëri, dhe një nga ndalesat e tyre ishte edhe Qendresa Qytetare. Të rinjtë e Libera-s deshën të dinin më shumë për punën tonë, për aksionet kreative si mjet për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë presion mbi çështjet publike, si dhe për kontekstin shqiptar dhe Protestën e Flamingove. Ishte një bisedë e hapur, plot pyetje dhe shkëmbim idesh mes dy organizatave tona.

Për ne ishte një kënaqësi e veçantë ta mirëpresim këtë grup, sidomos pasi udhëtimi i tyre ka në qendër një histori që na prek të gjithëve: atë të Hyso Telharajt, të riut shqiptar që shkoi në Itali për të punuar dhe u vra në shtator 1999 në fushat e Pulias, viktimë e mafias italiane dhe shfrytëzimit në punë. Presidio universitar i Libera-s në Torino mban emrin e tij, dhe nga kjo lidhje lindi dëshira për të ardhur në Shqipëri e për të takuar familjen e tij. Gjatë udhëtimit, të rinjtë takuan motrat e Hysos, Polikseni dhe Susana, dhe e njohën më nga afër historinë e tij.

Historia e Hysos na kujton se drejtësia dhe dinjiteti në punë nuk njohin kufij, dhe se solidariteti mes të rinjve të dy vendeve është një forcë e vërtetë.

Faleminderit Libera-s që na zgjodhi si pjesë të këtij udhëtimi. Dyert tona mbeten gjithmonë të hapura.

29/09/2026

Akademia e Aktivizmit Kreativ bëri bashkë 20 të rinj nga profile të ndryshme.

Në 4 ditë ata mësuan se si mund t'i japin zë një çështjeje përmes storytelling, si ta dokumentojnë aksionin e tyre dhe si ta përdorin artin për të adresuar një problem real.

Aktivistët i bashkoi pasioni për të rritur njohuritë e tyre dhe për të ndikuar pozitivisht në ndryshimin e realitetit të qytetareve.

Ata nuk u mjaftuan me të mësuarit, por nëpërmjet aksionit simbolik "Super Parfumi" vunë në jetë njohuritë dhe teknikat e mësuara në Akademi.

28/09/2026

Aktivistët e rinj denoncuan pasojat e ndotjes në lumin Lana. Gjithashtu ironizuan mungesën e efektit të investimeve mbi 20 mln euro për pastrimin e ujit.

Si zgjidhje ata sollën “Super Parfumin” per te shmangur aromat e pakëndshme
Qytetarët u ftuan të firmosin peticionin për rehabilitimin e lumit dhe
Në shenjë ndërgjegjësimi u pajisën me informacion dhe një super parfum personal.

Ky aksion ishte një ushtrim praktik si pjesë e akademisë së aktivismit kreativ të organizuar nga Qëndresa Qytetare.

Katër ditë. 20 të rinj. Plot ide që nuk qëndrojnë dot në vend.Nga 24 deri më 27 shtator, Akademia e Aktivizmit Kreativ k...
28/09/2026

Katër ditë. 20 të rinj. Plot ide që nuk qëndrojnë dot në vend.

Nga 24 deri më 27 shtator, Akademia e Aktivizmit Kreativ ktheu Tiranën në një hapësirë ku shqetësimet bëhen veprime dhe idetë marrin formë.

Mësuam si t'i japim zë një çështjeje përmes storytelling, si ta vishim mesazhin me art dhe emocion, si ta bëjmë aktivizmin mjedisor të prekshëm, dhe si ta filmojmë e ta ndajmë një aksion vetëm me telefonin tonë. 🎨📱 Gjithçka me ndihmën e trajnerëve Migen Qiraxhi, Tea Zeqaj, Neritan Sejamini, Florian Binaj dhe Lorin Kadiu.
Faleminderit mentorëve e pjesëmarrësve që e bënë këtë përvojë të veçantë. Tani e dimë të gjithë: ndryshimi fillon nga ne! 🤍
__________

Ky aktivitet u organizua nga Qendresa Qytetare, me mbështetjen e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida), me fonde nga Qeveria Suedeze. 🇸🇪

Address

Rr. "Ali Pashë Gucia", Pallati 42, Kati 0
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qëndresa Qytetare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share