Instituti Riinvest

Instituti Riinvest Ne jemi instituti i parë për zhvillim dhe kërkim i llojit think tank në Kosovë ne funksion që nga viti 1995.

Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, operon që nga viti 1995 si organizatë hulumtuese, private jo-profitabile, me mision që ta promovoj zhvillimin modern ekonomik të Kosovës bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë. Aktivitetet e Riinvestit gjatë viteve 1995-1997 ishin të fokusuara në organizimin e seminareve dhe uorkshopeve me ndërmarrës në çështje të ndryshme të mjedisit të biznesit dhe menaxhmentit të biznesit. Gjatë viteve 1997-1999 Riinvesti bëri aktivitete hulumtuese dhe përkrahëse të orientuara drejt rritjes së njohurive dhe informatave mbi faktorët vendor dhe ndërkombëtare në aspektet ekonomike të Kosovës. Gjatë periudhës së viteve 1999-2000 aktivitetet u orientuan drejt analizimit të situatave në sektorë të ndryshëm (NVM, bizneset familjare, SOE) dhe drejt një rikonstruktimi të suksesshëm. Që nga viti 2001 aktivitete kryesore përfshijnë hulumtimet mbi politikat dhe advokime për rritjen e mjedisit të biznesit dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ne promovojmë zhvillimin modern ekonomik në Kosovë bazuar në filozofinë e ndërmarrjeve. Ne kemi bërë publikime ekonomike dhe raporte me tematika shumë të rëndësishme që përfshijnë emrat e profesionistëve më të kualifikuar. Ne kemi krijuar partneritete me organizata të ndryshme botërore, kryesisht me ato të Amerikës Veriore. Ne organizojmë seminare, konferenca, tryeza diskutimi, dhe takime me rëndësi dhe vlerë të lartë ekonomike për Kosovën. Dituria dhe eksperienca jonë na lejon që të kualifikohemi si ekspert në çdo fushë ekonomike. Me punën tonë, gjatë 2 dekadave të fundit, ne kemi shkruar historinë e vendit tonë mbi ekonominë, tregtinë, ndërmarrësi, dhe biznes.

Më 7 tetor, Instituti Riinvest prezantoi në Prishtinë Raportin e dytë për Kosovën në kuadër të iniciativës converge2eu, ...
10/10/2026

Më 7 tetor, Instituti Riinvest prezantoi në Prishtinë Raportin e dytë për Kosovën në kuadër të iniciativës converge2eu, në margjinat e Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-eve të Procesit të Berlinit.

Ngjarja nisi me fjalët hyrëse të Alban Hashanit, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lura Limanit, Udhëheqëse e Ekipit në Fondacionet për Shoqëri të Hapur – Ballkani Perëndimor, dhe Sh.T. Ragnar A., Ambasador i Irlandës në Hungari dhe Kosovë.

Visar Vokrri, Drejtor i Programeve në Institutin Riinvest, prezantoi gjetjet kryesore të raportit, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i mirëqenies në Kosovë arriti në 54.5% të mesatares së Bashkimit Evropian në vitin 2025. Digjitalizimi rezulton të jetë fusha me performancën më të mirë, ndërsa dallime të konsiderueshme vazhdojnë të mbeten në arsim, shëndetësi, mjedis dhe infrastrukturë.

Raporti vlerëson konvergjencën e Kosovës në tetë dimensione kryesore të mirëqenies, duke ofruar një pasqyrë të bazuar në të dhëna mbi përparimin e vendit drejt standardeve të jetesës në BE dhe duke identifikuar fushat ku nevojiten ndërhyrje të mëtejshme përmes politikave publike.

Pas prezantimit u zhvillua diskutimi në panel me temën “Ngushtimi i hendekut – Rruga e Kosovës drejt konvergjencës me BE-në”, i moderuar nga Branimir Jovanovic, nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw). Në panel kontribuuan Jeton Mehmeti, Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Boguslaw Gertruda, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe Agon Maliqi, Bashkëpunëtor i Lartë Jo-rezident në Atlantic Council.

Diskutimi u përqendrua në sfidat e Kosovës në procesin e konvergjencës me BE-në, rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe konkurrueshmërisë ekonomike, si dhe rolin e Bashkimit Evropian në përshpejtimin e reformave. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për politika të bazuara në të dhëna dhe dëshmi, integrim më të thellë rajonal dhe evropian, si dhe reforma që e përkthejnë përparimin ekonomik në përmirësime konkrete të standardit të jetesës së qytetarëve.

08/10/2026

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

07/10/2026
06/10/2026

Sa afër jemi një Tregu të Përbashkët Rajonal që funksionon realisht?

Tregu i Përbashkët Rajonal synon të krijojë më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarët, të forcojë konkurrueshmërinë dhe të afrojë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian. Megjithatë, barrierat administrative, fragmentimi i tregut dhe zbatimi i ngadalshëm i reformave vazhdojnë të kufizojnë potencialin e tij.

Në video flasim për sfidat kryesore dhe hapat që nevojiten për ta kthyer këtë iniciativë në rezultate konkrete për rajonin.

29/09/2026
Kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit vazhdon të jetë një nga barrierat kryesore për pjesëmarrjen e grave në tregun e pun...
29/09/2026

Kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit vazhdon të jetë një nga barrierat kryesore për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në Kosovë.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest, u diskutua për nevojën e zgjerimit të shërbimeve të kujdesit dhe integrimin e tyre në politikat e punësimit, si hapa të rëndësishëm drejt mbylljes së hendekut gjinor.

🔗 Lexoni më shumë: https://tinyurl.com/46jcmbux

Instituti Riinvest organizon diskutimin publik rajonal “Forcimi i Konkurrueshmërisë dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor”...
25/09/2026

Instituti Riinvest organizon diskutimin publik rajonal “Forcimi i Konkurrueshmërisë dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Think Tank-ëve (CSF) 2026.

Gjatë takimit do të prezantohen draftrekomandimet e hartuara pas konsultimeve rajonale. Pjesëmarrësit ftohen të ndajnë perspektivat e tyre dhe të propozojnë përmirësime për rekomandimet përfundimtare.

📅 E hënë, 28 shtator 2026
🕙 10:00–11:30
💻 Online
Link: https://teams.microsoft.com/meet/322345712651197?p=BbImk33KvSrYNY8ErM
👉 Regjistrohuni për të pranuar detajet e takimit: https://bit.ly/4rPG0lr

📢 Instituti Riinvest, në bashkëpunim me Vienna Institute for International Economic Studies - wiiw organizoi një tryezë ...
14/07/2026

📢 Instituti Riinvest, në bashkëpunim me Vienna Institute for International Economic Studies - wiiw organizoi një tryezë diskutimi mbi reformat e bazuara në dëshmi në fushën e taksimit të duhanit në Kosovë.

Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, ekspertë dhe hulumtues për të diskutuar rolin e politikave të taksimit të duhanit në mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e të hyrave publike.

Diskutimi u fokusua në dëshmitë ndërkombëtare mbi efektivitetin e taksimit të duhanit në uljen e konsumit, veçanërisht te të rinjtë, si dhe në mundësitë për avancimin e politikave ekzistuese në Kosovë përmes një qasjeje të bazuar në dëshmi.

Instituti Riinvest mbetet i përkushtuar në promovimin e politikëbërjes së bazuar në dëshmi dhe në nxitjen e dialogut ndërmjet institucioneve, ekspertëve dhe akterëve relevantë për adresimin e sfidave me ndikim në mirëqenien e qytetarëve.

****************

📢 The Riinvest Institute, in cooperation with the Vienna Institute for International Economic Studies (wiiw), organized a policy roundtable on evidence-based to***co taxation reforms in Kosovo.

The roundtable brought together representatives of public institutions, experts, and researchers to discuss the role of to***co taxation policies in protecting public health and strengthening public revenues.

The discussion focused on international evidence regarding the effectiveness of to***co taxation in reducing to***co consumption, particularly among young people, as well as on opportunities to further advance existing to***co taxation policies in Kosovo through an evidence-based approach.

The Riinvest Institute remains committed to promoting evidence-based policymaking and fostering dialogue among institutions, experts, and relevant stakeholders to address challenges that affect the well-being of citizens.

Participants called for a new to***co excise tax calendar in Kosovo, arguing that taxes should keep pace with inflation and income growth to reduce the affordability of ci******es and youth prevalence in addition to strengthening tax revenue and public health

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, në debatin e organizuar më 2 korrik 2026, kons...
03/07/2026

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, në debatin e organizuar më 2 korrik 2026, konstatuan se nevojiten masa urgjente dhe afatgjata për tejkalimin më të suksesshëm të problemeve për një furnizim me energji cilësore, të përballueshme dhe të sigurt për përmbushjen e nevojave aktuale dhe afatgjata zhvillimore të konsumatorëve. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë të fushës, akademikë dhe të shoqërisë civile i kontribuan këtij debati në mënyrë të angazhuar e konstruktive.

U konstatua se vonesat në ndërtimin e kapaciteteve të reja, që pasuan edhe pas viteve '90 të shekullit të kaluar, të karakterizuara me dezinvestim edhe në këtë sektor, rezultuan me kapacitete të vjetruara në shumë aspekte. Dilemat lidhur me qasjet për tejkalimin e mungesës së furnizimit të rregullt me energji rezultuan me rritjen e vazhdueshme të sasisë dhe kostos së importit, me një ndikim negativ në kostot e bizneseve dhe të konsumatorëve përgjithësisht. Rritja e çmimeve ka rënduar një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve dhe ka dëmtuar aftësinë konkurruese të bizneseve, veçmas atyre eksportuese.

Brenda këtij konteksti, bazuar në raportet tona kërkimore, studimet e tjera në dispozicion, si dhe debatet në komunitetin e biznesit, konsiderohet se gazi natyror paraqet një burim të rëndësishëm të energjisë për optimizimin e burimeve në miksin energjetik të Kosovës, në funksion të sigurisë së furnizimit, dhe se kjo, në rrethanat aktuale, paraqet një kërkesë imediate. Në këtë kontekst, u konstatua se lidhja me terminalin LNG të Alexandroupolis përmes interkonektorit SKOPRI, si dhe lidhja me infrastrukturën e gazit në Vlorë përmes ALKOGAP, duke përfshirë edhe mundësinë e furnizimit përmes termocentralit të Vlorës, krijojnë diversifikim real të burimeve dhe rrugëve të furnizimit, ulin rrezikun gjeopolitik dhe forcojnë sigurinë afatgjatë energjetike të vendit.
Duke marrë parasysh nevojat, zhvillimet dhe mundësitë racionale të ofruara në kontekstin e zhvillimeve rajonale e më gjerë, rekomandojmë sa vijon:
1. I rekomandohet Qeverisë së Kosovës që, me prioritet, të përfshihet aktivisht në marrëveshjet në proces e sipër për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të rrjetit të gazsjellësit për furnizim me gaz natyror nga terminali i Alexandroupolit, duke ndërtuar rrjetin përkatës nga Hani i Elezit dhe duke marrë masa për shfrytëzimin e këtij burimi në dobi të sistemit energjetik të Kosovës, qoftë si lënde djegëse për një termocentral me gaz natyror për sigurimin e fleksibilitetin e sistemit apo si burim energjie te nevojshme për proceset e industrisë si dhe për ngrohtoret përgjatë gjurmës se trasesë së rrjetit.


2. Në vijim të kësaj, rekomandohet që të rishikohet strategjia ekzistuese e energjisë dhe të zgjatet horizonti i saj kohor, në të cilin të përfshihet edhe ndërlidhja me terminalin e planifikuar në Vlorë. Inkurajojmë Qeverinë që të kompletojë përgatitjet e nevojshme, duke përfshirë studimet e fizibilitetit, si dhe të përcjellë me kujdes zhvillimet tekniko-teknologjike për gazifikimin e linjitit si një burim natyror strategjik i Kosovës. Në këtë kuadër, duhet të kihet parasysh se investimet në infrastrukturën dhe rrjetin e gazit, nga Hani i Elezit e më tutje, do të jenë të tilla që të mund të përdoren edhe për furnizimin dhe tregtimin e produkteve nga gazifikimi potencial i linjitit të Kosovës. Gjithashtu, në perspektivë, kur të arrihet dekarbonizimi i plotë, kjo infrastrukturë duhet të jetë e përshtatshme edhe për transportin dhe përdorimin e hidrogjenit të gjelbër.
3. Duke marrë parasysh obligimet lidhur me Agjendën e Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, mbështesim Qeverinë që të shpejtojë ritmin e zhvillimit të BRE-së, në mënyrë që të arrihen caqet e përcaktuara.
4. Në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë, të punohet në optimizimin dhe ndërlidhjen e sistemeve energjetike, duke u bazuar në komplementaritetin e tyre, dhe, në kuadër të kësaj, të shqyrtohet edhe mundësia e investimit në një kapacitet përkatës hidrocentrali, bazuar në potencialet ujore të Shqipërisë.

Address

Str. Andrea Gropa, No. 98
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti Riinvest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti Riinvest:

Shortcuts

Share