Research Institute of Development and European Affairs (RIDEA)

Call Directions Website Contact the organization

Research Institute of Development and European Affairs (RIDEA) www.ridea-ks.org Similarly, it has also organized a series of conferences, seminars and roundtables with relevant stakeholders on such topics.

The Research Institute of Development and European Affairs (RIDEA) is an independent, not-for-profit research-oriented institution, specialized and committed to the study and understanding of issues at the intersection of development and European affairs. Its projects are completely funded by donations from individuals, and private and public companies and institutions, so as to enable it to carry out its work and accomplish its mission. Hitherto, the organization (founded by the name: The Research Institute on State-building in Kosovo - RISK) has produced several policy and position papers and studies on key issues pertaining to development, European integration processes and inter-ethnic relations, foreign affairs, international law, public policy, and education sector. The RIDEA team have in the past served in various relevant capacities to the Institute’s mission and the objectives it seeks to achieve, including work done for national institutions such as the Office of the Prime Minister of Kosovo, the Ministry of Foreign Affairs, the Ministry of Justice, the University of Prishtina, and so on. Moreover, members of the RIDEA also have extensive consultancy experiences with international institutions. They have been involved in projects funded by the European Union, the USAID, the OSCE, the IOM, the Norwegian Ministry of Foreign Affairs, the World Bank, and other international organizations in areas pertaining to capacity building of national and local institutions (e.g., the Government, the Parliament, the municipalities, and the University and other research and teaching institutions). Significantly, members of the RIDEA team have extensive experience in research with a variety of national and international research and education institutions. In the past, they have conducted research or given lectures at such institutions as Harvard University, Oxford University, Cambridge University, the University of Florence, Yale University, the University of Manchester, University of Vienna, Ghent University, Free University of Amsterdam, The Hague Academy of International Law, the Max Planck Institute for Comparative Public and International Law, and so on. Likewise, members of the RIDEA team have been active in the field of publications. They are authors or co-authors of a number of books, book chapters and journal and other articles related to the region of Western Balkans and to such fundamental concerns as the consolidation of democracy, European integration processes, rule of law, and protection of human and minority rights and fundamental freedoms. Similarly, RIDEA’s key staff members participated in different regional and international conferences related to these topics. The Institute maintains close links with numerous international professional networks and research and academic institutions (e.g., Centre for EU Studies - Ghent University, Centre for International Studies - Oxford University, etc.). For more information about us, please visit our website: www.ridea-ks.org

27/06/2024

Check out our latest publication!

Vox Populi on the 'Peace Trail' between Kosovo and Serbia: Unveiling Women's Role
https://www.ridea-ks.org/uploads/Vox%20Populi%20Report%20English%20per%20Print.PDF

Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave
https://www.ridea-ks.org/uploads/Zeri%20i%20Popullit%20Raporti%20Shqip%20per%20Print.PDF

Women's Peace & Humanitarian Fund

www.ridea-ks.org

Pamje nga konferenca e ditës së djeshme:  - Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpal...
21/06/2024

Pamje nga konferenca e ditës së djeshme: - Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave -

Women's Peace & Humanitarian Fund

Intervistë me Dr. Shpend Voca nga Instituti RIDEA dhënë për A2 CNN (Tiranë) rreth rezultateve të sondazhit (Zëri i Popul...
21/06/2024

Intervistë me Dr. Shpend Voca nga Instituti RIDEA dhënë për A2 CNN (Tiranë) rreth rezultateve të sondazhit (Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave) të prezantuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

https://www.youtube.com/watch?v=fA0lDwcjGWc

- - - A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.Web: https://www.a2cnn.comApp...

Raportimi i Klan Kosova rreth rezultateve të sondazhit të prezantuar dje nga Instituti RIDEA:'Hulumtimi për bisedimet - ...
21/06/2024

Raportimi i Klan Kosova rreth rezultateve të sondazhit të prezantuar dje nga Instituti RIDEA:

'Hulumtimi për bisedimet - Shqiptarë e serbë, të “hutuar” me dialogun' - 20.06.2024 - Klan Kosova

https://www.youtube.com/watch?v=9JV0lh36Dt4

19/06/2024

Konferencë: - Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave - (E enjte, 20 qershor 2024, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar)

Të nderuar/a gazetare/gazetarë:
Të nderuara media:

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën - Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave - (E enjte, 20 qershor 2024, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar).

Rezultatet e sondazhit që do të prezantohet në fillim të kësaj konference i japin përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun aktual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin e grave në këtë proces, me sa vijon:

Sa janë të kënaqur qytetarët e Kosovës me procesin aktual të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Sa janë të kënaqur qytetarët e Kosovës me marrëveshjen e fundit të Brukselit (shkurt, 2023) dhe aneksin e saj të zbatimit të arritur në Ohër (mars, 2023) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së? Cila është surpriza e madhe në këtë aspekt?

A është rritur apo zvogëluar mbështetja qytetare për formimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare? Cilat janë të dhënat senzacionale në këtë aspekt? Ku dallojnë shqiptarët dhe serbët në këtë mes? Sa përqind e qytetarëve shqiptarë dhe sa përqind e qytetarëve serbë të Kosovës e përkrahin vazhdimin e dialogut aktual për 5 vitet e ardhshme? Cilat janë motivet dhe arsyet respektive që i shtyjnë qytetarët e Kosovës të përkrahin apo kundërshtojnë njërin skenar për dallim prej tjetrit, sa i përket marrëveshjes eventuale përfundimtare (gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

A pajtohen qytetarët e Kosovës që ekipi i Kosovës në dialogun e Brukselit duhet të përfaqësohet vetëm nga përfaqësues të nivelit më të lartë qeveritar apo kërkojnë gjithëpërfshirje? Si e shohin qytetarët e Kosovës rolin e grave në dialogun Kosovë-Serbi? Cilët janë faktorët potencialë që mund të pengojnë pjesëmarrjen e grave në procesin e dialogut? A e mbështesin qytetarët e Kosovës emërimin e një gruaje për të udhëhequr procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Çka është senzacionale në këtë drejtim? Ku dallojnë shqiptarët dhe serbët në këtë mes?
Çka është testi litmus në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi i identifikuar nga qytetarët e Kosovës, në sondazhin e RIDEA-s?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë marrë përgjigjen precize nga ‘zëri i popullit’ të Kosovës, në sondazhin e realizuar nga RIDEA brenda periudhës kohore 27 maj-3 qershor 2024.

Ju ftojmë që ta përcjellni këtë ngjarje.
Pjesëmarrja juaj na nderon.
Ju mirëpresim. Mëposhtë mund të gjeni dhe axhendën e konferencës.

AXHENDA
20 qershor 2024

9:15-9:30
Regjistrimi dhe Kafe mikpritëse

9:30-9:55
Fjala Hyrëse & Prezantim i Rezultateve dhe Gjetjeve të Sondazhit:
Dr. Shpend Voca, RIDEA
Dr (cand). Florentina Dushi, RIDEA

09:55‒11:45
Prezantime dhe Diskutime në Panel:
- Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave -

Folësit e panelit do të jenë Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues dhe zyrtarë të partive politike të Kosovës, dhe Diplomatë të akredituar ndërkombëtar në Kosovë.

11:45‒12:00
Konkluzionet e Konferencës

www.ridea-ks.org

17/06/2024

Së Shpejti:
Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave

Women's Peace & Humanitarian Fund

www.ridea-ks.org

15/06/2024

Coming Soon:
- Vox Populi on the 'Peace Trail' between Kosovo and Serbia: Unveiling Women's Role -

Women's Peace & Humanitarian Fund

www.ridea-ks.org

Trajnim i anketuesve mbi teknikat dhe procedurat e intervistimit në terrenMëposhtë disa pamje nga sesionet e trajnimeve ...
31/05/2024

Trajnim i anketuesve mbi teknikat dhe procedurat e intervistimit në terren

Mëposhtë disa pamje nga sesionet e trajnimeve të anketuesve rreth teknikave të intervistimit, përdorimit të tabletëve elektronikë dhe zbatimit të sondazheve në terren mbi bazën e platformës/aplikacionit të RIDEA-s, aplikacion ky i zhvilluar me asistencën profesionale të profesorëve të Universitetit të Oksfordit.

Në këtë kontekst, Instituti RIDEA ka filluar tashmë zbatimin e serisë së hulumtimeve të opinionit publik (“Vox Populi...”) që trajtojnë peisazhin aktual politik në Kosovë, si dhe nivelin e mbështetjes së qytetarëve për temat në vijim: marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (shkurt, 2023); aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, i arritur në Ohër (mars, 2023); asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë; si dhe mozaikun e skenarëve të tjerë të marrëveshjes eventuale finale të së ardhmes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e këtyre hulumtimeve të opinionit publik do të jenë dhe shumë e shumë zhvillime e tema të tjera interesante me peshë rajonale.

Stay tuned!

29/04/2024

𝐊𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐧𝐤𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬/𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐓𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧𝐢

Instituti RIDEA fton të interesuarit nga të gjitha komunat e Kosovës të aplikojnë për pozita të lira si anketues/intervistues terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të cilat do t’i zbatoj RIDEA në bashkëpunim me organizata dhe institucione tjera kredibile ndërkombëtare të kësaj fushe.

𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞:

Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar ose duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga fushat e mëposhtme:

• Marrëdhënie me Publikun/Gazetari;
• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Studime Evropiane;
• Shkenca Politike/Administratë Publike;
• Sociologji dhe Shkenca Sociale;
• Ekonomi/Administrim Biznesi;
• Psikologji;
• Drejtësi; dhe/apo
• Të ngjashme me të mësipërmet.

Gjithashtu, kandidatët e interesuar duhet të posedojnë:

Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
Njohuri të rrjedhshme të shkrimit në gjuhën shqipe;
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;
Gatishmëri për të udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës brenda orarit të punës nga ora 09:00-17:00;
Aftësi për të marrë vendime të informuara;
Aftësi për ta menaxhuar kohën dhe shkathtësi organizative;
Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit/grupit; dhe
Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të hulumtimeve të opinionit publik është përparësi.

Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:

Kompenzimin financiar kompetitiv në tregun e Kosovës për punën e bërë, kontributet mujore pensionale, si dhe shpenzimet e transportit në pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e intervistimit, puna me programin SPSS, etj).

𝐒𝐢 𝐭𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢?

Ju lutem vini re se RIDEA pranon aplikime vetëm nëpërmjet email-it dhe jo përmes Facebook apo ndonjë platforme tjetër sociale. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë se një faqe) në e-mail adresën vijuese: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri me datën 12 maj 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë. Nëse nuk ju kemi kontaktuar deri më datën 20 maj 2024, konsiderojeni se aplikimi juaj nuk është përzgjedhur në listën e shkurtër.

Për më shumë informata, mund të vizitoni webfaqen tonë: www.ridea-ks.org

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!

Address

Arberi, Street Kasem Haxhimurati, Ent. 70, No. 37
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Research Institute of Development and European Affairs (RIDEA) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Research Institute of Development and European Affairs (RIDEA):

Shortcuts

Share