29/09/2026
📲 Nis koordinimi për krijimin e platformës digjitale për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve
Për dy ditë radhazi ishim bashkë me drejtorë, psikologë të shkollave, si dhe me përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, në sesionet informuese për fillimin e koordinimit për krijimin dhe pilotimin e aplikacionit digjital për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, në kuadër të projektit 📲“Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”.
🏫Platforma digjitale do të krijohet dhe pilotohet bashkë me fëmijët në 55 shkolla të mesme të ulëta dhe të mesme të larta në komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Ferizajt, Vushtrrisë, Mitrovicës, Istogut dhe Prizrenit.
👦Në kuadër të këtij procesi, palët do të angazhohen në zhvillimin dhe funksionalizimin e një platforme digjitale miqësore për fëmijët, e cila mundëson raportimin e rasteve të dhunës dhe abuzimit në mënyrë të sigurt dhe të besueshme.
📞Platforma do të funksionojë në mbështetje të Linjës Telefonike për Fëmijë, si mekanizëm i paraparë në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke synuar të rrisë qasjen e fëmijëve në forma të sigurta dhe të lehta raportimi.
ℹ️Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Terre des hommes në Kosovë (TdhK), në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF). Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës i grantit nuk mund të mbahen përgjegjës për to.
🤝Bashkë për një sistem më të qasshëm, të sigurt dhe miqësor për raportimin dhe adresimin e dhunës ndaj fëmijëve.