15/06/2026
BizTown ndihmon nxënësit e vegjël të mësojnë përmes përvojës se si funksionon një qytet, puna, biznesi dhe ekonomia. 💼🏦
Këtë vit, 48 nxënës nga shkollat Hasan Vogli, Servete Maçi, Osman Myderizi, Sabahudin Gabrani, Androkli Kostallari dhe Skënder Çaci u bënë pjesë e një qyteti të vogël funksional, ku morën role, bashkëpunuan, morën vendime dhe menaxhuan situata të ndryshme. 👩💼👨💼
Përmes lojës dhe praktikës, ata zhvilluan aftësi si komunikimi, puna në ekip, përgjegjësia dhe menaxhimi i parave. 💡🤝💰
Një përvojë që i afron fëmijët me botën reale dhe i ndihmon të kuptojnë më mirë rolin e tyre si qytetarë të së ardhmes. 🌟
🎬 Production partner: