Adriapol Institute

Adriapol Institute Adriapol Institute for smart and creative growth
The vision is:
https://adriapol.al/about-institute/

Mbyllet me Sukses "Akademia STEAM", një Hap i Rëndësishëm në Fuqizimin Profesional të të RinjveNjë iniciativë e re dhe a...
30/10/2024

Mbyllet me Sukses "Akademia STEAM", një Hap i Rëndësishëm në Fuqizimin Profesional të të Rinjve

Një iniciativë e re dhe ambicioze në edukimin e të rinjve të moshës 16-18 vjeç në fushën STEAM ka përfunduar me sukses në pesë gjimnaze të Tiranës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të reja në shkencë, teknologji, inxhinieri, arte dhe matematikë. Projekti “Edukimi i të rinjve si dhe ndërtimi i karrierës së tyre përmes modelit “STEAM”, që zbatohet nga Instituti Adriapol me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC synon t'i përgatisë të rinjtë për sfidat e mëtejshme akademike dhe profesionale, duke i afruar ata më pranë kërkesave të tregut të punës.

Pjesëmarrës në këtë edicion të Akademisë STEAM ishin nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve Gjergj Canco, Herman Gmeiner, Kristaq Rama, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Meridian +. Përmes katër moduleve trajnimi – që përfshinin studimin e tregut dhe analizën e grupit të synuar, zhvillimin e dizajnit dhe të modeleve të biznesit, ndërtimin e aplikacioneve pa kodim, dhe prezantimin efektiv të ideve – të rinjtë patën mundësinë të eksplorojnë ide dhe të zhvillojnë aftësi konkrete.

Ky projekt, përmes një përqasjeje gjithëpërfshirëse, synon të kontribuojë në zhvillimin profesional të të rinjve të përzgjedhur dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

Address

Rruga "Ymer Kurti", Qendra Olympia
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Adriapol Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Adriapol Institute:

Share