10/10/2026
Ndoshta fëmija juaj nuk po ju injoron. Ndoshta, thjesht nuk e ka kuptuar atë që i kërkuat.
Ne, të rriturit shpesh presim që fëmijët të kuptojnë udhëzimet tona po aq lehtë sa i kuptojmë vetë. Por ajo që për ne duket e thjeshtë, për një fëmijë mund të jetë ende e vështirë.
Përpara se të themi “Nuk më dëgjon!”, le të ndalemi e të pyesim:
📍A e kuptoi atë që i kërkova?
📍A ishte udhëzimi im i qartë?
📍 A i dhashë kohë të reagonte?
Sepse fëmija nuk ka nevojë gjithmonë që t’ia përsërisim më fort. Ndonjëherë, ka nevojë që ne t’ia shpjegojmë më qartë.
Të kuptosh fëmijën është hapi i parë për ta ndihmuar.
😍