SPASH - Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperise

Directions Website

SPASH - Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperise Themeluar ne 1991 si OJF ne mbrojtje te interesave social-ekonomike te arsimtareve.

PAGAT 2027 DHE SHPERBLIMI I FUNDVITIT 2026: KËRKESA ZYRTARE E ALEANCËS FSASH-SPASH Aleanca Sindikale FSASH–SPASH i ka dr...
13/10/2026

PAGAT 2027 DHE SHPERBLIMI I FUNDVITIT 2026: KËRKESA ZYRTARE E ALEANCËS FSASH-SPASH

Aleanca Sindikale FSASH–SPASH i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministres së Arsimit për dy çështje jetike që prekin drejtpërdrejt interesat ekonomike dhe dinjitetin e çdo punonjësie dhe punonjësi të arsimit parauniversitar në vend.

1️⃣ Rritja dhe Indeksimi i Pagave 2027: Kërkojmë transparencë mbi fondet e planifikuara në projektbuxhet. Indeksimi vjetor është i domosdoshëm për ruajtjen e fuqisë blerëse ndaj rritjes së kostos së jetesës!
2️⃣ Shpërblimi i Fundvitit 2026: Kërkojmë caktimin e një takimi zyrtar brenda muajit Nëntor për të diskutuar rreth shperblimit të fundvitit.

Mësuesit e Shqipërisë meritojnë vlerësim real, dinjitet dhe dialog social efektiv!

07/10/2026

🇦🇱 🇺🇳Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH zyrtarizon çeljen e fushatave ne lidhje miratimin dhe ratifikimin te dy Konventave me te reja te International Labour Organization.

👩‍💻👨‍🚒👩‍🚀👨‍💻Ne kuader te Dites Boterore per Pune te Denje -7 Tetor ( WDDW) Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, si nje nga aktoret kryesore, si dhe konfederata me e madhe e Shqiperise, ne misionin tone per mbrojtje te te drejtave te punetoreve per nje jete me te denje kërkon nga Qeveria Shqiptare si shtet anetar i ILO;

✅️Miratimin dhe ratifikimi i “Konventes per Rreziqet Biologjike ne Mjedisin e Punes”, 2025 (Nr. 192) “Rekomandimin per Rreziqet Biologjike ne Mjedisin e Punes”, 2025 (Nr. 209), aprovuar nga Konferenca 113-te e ILO, Gjeneve 2025, e cila eshte votuar ne kete Konference nga BSPSH.

✅️ Miratimi dhe ratifikimi i Konventes “Pune dinjitoze në ekonomine e platformes”- Konventa nr. 193 aprovuar nga Konferenca 114-te e ILO, Gjeneve 2026.

✅️ Marrjen e masave per te filluar procedurat te pershpejtuara per te dyja Konventat, ne lidhje me perputhshmerine e legjislacionit shqiptar me keto konventa, ne bashkepunim me partneret sociale ne Shqiperi.

✅️Bashkepunimi i ngushte me zyren e ILO ne Shqiperi, ne lidhje me ekspertizat e nevojshme perpara procedures se ratifikimit te Konventave me te reja te ILO.

✅️ Ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Kombetar te Punes, te vendosen si prioritet ne axhenden e KKP, miratimi dhe ratifikimi i dy konventave me procedure te pershpejtuar nga Qeveria Shqiptare.

✅️ Kerkojme funksionimin e dialogut social, nepermjet thirrjes se rregullt te mbledhjeve te KKP per te diskutuar ceshtje sociale-ekonomike ne favor te punonjesve ne Shqiperi.

Copy right©️ BSPSH
Do not copy like the last time for C190‼️‼️
International Trade Union Confederation - ITUC
ETUC
IndustriALL Global Union
IndustriAll Europe
Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise - SPMSH

SPASH në Kongresin  e Grave të Sindikates Botërore të Arsimit EI (Education International)Në Bahia të Brazilit po zhvill...
15/09/2026

SPASH në Kongresin e Grave të Sindikates Botërore të Arsimit EI (Education International)

Në Bahia të Brazilit po zhvillon punimet Kongresi i grave të Sindikatës Botërore të Arsimit EI ( Education International)

Organizata më e madhe e sindikatave të arsimit në botë Education Internacional (EI) nga data 15 deri 17 Shtator 2026 po mban kongresin e grave sindikaliste të EI.

Midis 300 grave përfaqësuese të sindikatave të arsimit nga vende të ndryshme të botës, të mbledhura në Bahia, Brazil, në kuadër të Kongresit Botëror të Grave të Education International, me ftesë dhe financim 100% të EI në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të lëvizjes sindikale të arsimit, merr pjesë edhe juristja njëkohësisht. Dr. e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të SPASH, Matilda Zani .
Në vlerësim të punës, angazhimit, kontributit të saj dhe të SPASH në kuadër të EI, asaj i është besuar nga Education International moderimi i sesionit “Leading the Way, removing barriers to women’s leadership in unions.” (“Të udhëheqim rrugën: heqja e barrierave ndaj lidershipit të grave në sindikata”)

Sesioni i kushtohet lidershipit të grave në sindikata, duke trajtuar barrierat që pengojnë gratë të marrin role drejtuese dhe vendimmarrëse, si dhe strategjitë konkrete për forcimin e pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave në organizatat sindikale.

Ky angazhim përbën një vlerësim të rëndësishëm të kontributit profesional të saj në nivel ndërkombëtar, si dhe të përfaqësimit dhe rolit aktiv të SPASH në rrjetin ndërkombëtar të sindikatave të arsimit.

🇦🇱🤝🌎 SPASH vijon të jetë aktive dhe të përfaqësojë denjësisht zërin e arsimit shqiptar në lëvizjen sindikale ndërkombëtare.

14/09/2026

DEKLARATË E SPASH

Sot starton viti i ri mësimor 2026-2027.
Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, si një prej sindikatave më përfaqësuese të punonjësve të arsimit, në përputhje me misionin e saj, të mbrojtjes së të drejtave dhe të interesave të ligjshme të punonjësve arsimor në institucionet shkollore të sistemit arsimor parauniversitar, uron të gjithë mësuesët, nxënësit, veçanërisht ata që sot fillojnë klasën e parë
GËZUAR VITIN E RI SHKOLLOR, QOFTË NJË VIT I MBARË !

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve të fillimit të vitit shkollor 2026-2027, është përfshirë në një diskutim të gjerë me anëtarët dhe organet e saj drejtuese, për analizimin dhe vlerësimin e statusit ekonomik, social dhe profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në vendin tonë.
SPASH, vlerëson se politkat arsimore të ndërmarra gjatë viteve të fundit, kanë qenë të pa mjaftueshme dhe nuk kanë arritur të përmirësojnë statusin ekonomik e social të mësuesve tanë, duke sjell si pasojë reduktimin e rolit dhe ndikimin e Mësuesit në cilësinë e shërbimit arsimor.

SPASH, vëren se vitit i ri shkollor po fillon në një mjedis të polarizuar social, çka dëshmohet me protestat që po zhvillohen prej disa muajve në vendin tonë.

Sindikata jonë, ka vërejtur dhe përshëndet konstatimet e publikuara në protesta, lidhur me vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes së statusit ekonomik e social të punonjësve të shërbimeve publike dhe në mënyrë të veçantë të mësuesve, të cilët me të drejtë konsiderohen si një prej aktorëve më të rëndësishem dhe më me ndikim në cilësinë e shërbimit arsimor.

Sindikata jonë, pajtohet plotësisht me konstatimin se Mësuesit tanë, tashmë prej shumë vitesh, përballen me nevoja dhe vështirësi ekonomike, sociale dhe profesionale, të cilat pengojnë përmbushjen cilësore të rolit, funksioneve dhe përgjegjësisë që kanë Mësuesit kundrejtë edukimit dhe arsimimit cilësor të fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Duke konsideruar faktin që komuniteti i Mësuesve është një prej komuniteteve më të rëndësishme dhe më me ndikim në zhvillimin e qendrueshëm të vendit, Sindikata e Pavarur e Arsimit, deklaron se:

1. Komuniteti i Mësuesve, solidarizohet dhe mbështet thirrjet dhe kërkesat publike për nevojën e riorganizimit të politikave publike që adresojnë cilësinë e shërbimit arsimor dhe vënien e tij në funksion të interesit më të mirë të vendit; të rinisë shkollore dhe të mësuesve tanë.

2. Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të anëtarësisë, protestave të rinisë dhe shoqërisë sonë, SPASh deklaron, se do të luftojë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për më shumë buxhet për arsimin, me qëllim rritjen e pagave të mësuesëve dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre.

3. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, shpreh besimin që zëri ynë dhe i qytetarëve do të dëgjohet dhe kërkesat do të realizohen përmes dialogut dhe komunikimit paqësor.

09/09/2026
31/08/2026

31 Gusht – Mirë se u riktheheni shkollave, mësues!

Sot, teksa nis rikthimi i mësuesve në shkolla, urojmë të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe me sa më shumë vlerësim për punën e tyre të përditshme.

Por një arsim cilësor kërkon edhe punë dinjitoze.

Në këtë fillim viti shkollor, i bëjmë thirrje punëdhënësit dhe institucioneve përgjegjëse që të respektojnë dhe zbatojnë me përpikëri legjislacionin në fuqi, të drejtat e punonjësve të arsimit dhe detyrimet që burojnë nga marrëdhëniet e punës dhe kontratat kolektive.

Respektimi i orarit dhe ngarkesës mësimore, siguria në vendin e punës, pagat dhe përfitimet, e drejta për pushime, dialogu social dhe çdo e drejtë tjetër e garantuar me ligj nuk janë privilegje, por të drejta që duhen respektuar.

Urojmë një vit të mbarë e të suksesshëm për të gjithë mësuesit!

📢 UDHËZIM I RI PËR NUMRIN E NXËNËSVE PËR KLASË DHE NGARKESËN MËSIMORE TËPUNONJËSVE ARSIMORËËshtë miratuar Udhëzimi nr. 1...
27/08/2026

📢 UDHËZIM I RI PËR NUMRIN E NXËNËSVE PËR KLASË DHE NGARKESËN MËSIMORE TË
PUNONJËSVE ARSIMORË

Është miratuar Udhëzimi nr. 16, datë 27.08.2026, me ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr. 14, datë 10.07.2023 për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në IAP.

📄 Lexoni më poshtë tekstin e plotë të udhëzimit.

26/08/2026

https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/UDHEZIM-I-PERBASHKET-NR.15-DT.18.8.2026-MA-NR.6214-1-DT.18.8.2026-MEI-NR.6689-1-DT.25.8.2026.pdf

Address

Rruga "Sulejman Delvina" Nd. 51, H. 9, Ap. 4, Kt. 4
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SPASH - Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share