28/05/2026
⚖️ For years, the CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes has been engaged in monitoring developments within Albania’s justice system through institutional performance analysis, including measuring public perceptions of justice-related issues and institutions.
At a time when Albania’s Justice Reform is approaching a decade since its adoption and the country’s justice institutions have entered a more consolidated phase of operation, it became essential to understand not only the institutional progress achieved over the years, but also how this process is perceived and experienced by citizens.
In this context, the CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes with the support of the Ambasada Gjermane Tiranë, presented the findings of the report “The Justice System in Albania.”
📘 The report is structured around 11 thematic sections covering opinions on the Justice Reform, the role of international actors, perceptions of key justice institutions, dispute resolution, attitudes toward corruption, and citizens’ legal awareness. It combines indicators of institutional trust with citizens’ direct experiences with courts and justice processes.
📌 Some of the report’s key findings include:
📊 67.4% of respondents hold a positive opinion of the Justice Reform, yet only 25.2% say it has affected their daily lives.
⚖️ 82.1% believe corruption still persists within the justice system.
🏛️ SPAK is perceived as the most positively viewed justice institution, with a 71.5% positive rating, although citizens continue to demand stronger results against high-level corruption and in asset seizures and freezing.
⏳ Only 40.4% of court cases experienced by respondents have been fully resolved.
⚠️ 62.2% state that they would consider informal payments to judges or prosecutors in order to solve a problem.
📖 One in four respondents could not name a single constitutional right.
During the presentation roundtable, discussions focused on the importance of public trust, transparency, and tangible results from justice institutions in strengthening democratic consolidation and Albania’s European integration process. Representatives of justice institutions and experts also highlighted the need to improve efficiency, access to justice, and public communication with citizens.
🔗 Read the full report and explore the survey’s main findings in the link below:
https://csdgalbania.org/publications/Opinions_of_Albanians_on_the_Justice_System.pdf
___
⚖️ Prej vitesh, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes është angazhuar në monitorimin e zhvillimeve të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, përmes analizave mbi performancën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë matjen e perceptimit publik mbi çështje dhe institucione të sistemit.
Në një moment kur reforma në drejtësi po i afrohet një dekade nga miratimi dhe institucionet e sistemit të drejtësisë kanë hyrë në një fazë më të konsoliduar të funksionimit, u bë e nevojshme të kuptohet jo vetëm progresi institucional i arritur ndër vite, por edhe mënyra se si ky proces perceptohet dhe përjetohet nga qytetarët.
Pikërisht në këtë kuadër, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, me mbështetjen e Ambasada Gjermane Tiranë, prezantoi gjetjet e raportit “Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri”.
📘 Raporti është strukturuar në 11 seksione tematike, që trajtojnë opinionet mbi reformën në drejtësi, rolin e faktorëve ndërkombëtarë, perceptimet për institucionet kryesore të drejtësisë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, qëndrimet ndaj korrupsionit dhe njohuritë ligjore të qytetarëve. Ai ndërthur tregues të besimit institucional me përvojat e drejtpërdrejta të qytetarëve me gjykatat dhe proceset e drejtësisë.
📌 Disa nga gjetjet kryesore të raportit:
📊 67.4% e të anketuarve kanë një opinion pozitiv për Reformën në Drejtësi, por vetëm 25.2% thonë se ajo ka ndikuar në jetën e tyre të përditshme.
⚖️ 82.1% besojnë se korrupsioni vazhdon ende në sistemin e drejtësisë.
🏛️ SPAK rezulton institucioni me perceptimin më pozitiv, me 71.5% vlerësim pozitiv, megjithëse qytetarët kërkojnë rezultate më të forta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe sekuestrimit të pasurive.
⏳ Vetëm 40.4% e çështjeve gjyqësore të përjetuara nga të anketuarit rezultojnë të zgjidhura plotësisht.
⚠️ 62.2% deklarojnë se do të konsideronin pagesa joformale për gjyqtarë ose prokurorë për të zgjidhur një problem.
📖 Një në katër të anketuar nuk mund të përmendë asnjë të drejtë kushtetuese.
Gjatë tryezës së prezantimit të raportit, diskutimet u fokusuan te rëndësia e besimit publik, transparencës dhe rezultateve konkrete të institucioneve të drejtësisë në funksion të konsolidimit demokratik dhe procesit të integrimit europian. Përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe ekspertë të fushës nënvizuan gjithashtu nevojën për forcimin e eficiencës, aksesit në drejtësi dhe komunikimit publik me qytetarët.
🔗 Lexoni raportin e plotë dhe njihuni me gjetjet kryesore të anketës në link-un më poshtë:https://csdgalbania.org/publications/Opinionet_e_Shqiptareve_per_Sistemin_e_Drejtesise.pdf